Creative City,
eshte themeluar ne vitin 2004,nga nje grupim qytetaresh dhe si e tille ka vijuar punen deri ne vitin 2008.
Antaret e themelimit te Grupimit “Creative City” ishin: Valbona Karakaci, Ledia Dushi, Zef Coba, Zef Cuni, Edmond Angoni, Armando Lohja. Perzgjedhja e ketij grupimi u be nga SDC dhe Pro Helvetia nen mbikqyrjen e ideatorit te “Qyteteve Krijuese” z.Charles Landry.
Creative City, ka zhvilluar veprimtarine e saj me fonde te qeverise Zvicerane te levruara permes SDC/se dhe Pro Helvetias Tirane.
“Creative City” deri me 2008 zhvilloi nje veprimtari te gjere nderhyrjesh dhe organizimesh ne Shkoder. Nder to mund te permendim: Rivitalizimin e mbremejeve gala me maska, Lyrjen e fasadave, kafe creative me qytetare te profileve te ndryshme me qellim perhapje e flozofise se “Qyteteve Krijuese”, dhenien e cmimeve creative, ditet e librit, celjet e sezoneve te ndryshme turistike, nderhyrje ne qendren e shirokes, vendosje te eksponateve te ndryshme ne Bashki dhe Muze, botimin e Albumit me veshje karakteristike, Kartolina me foto te Marubit etj etj.
Grupimi “Creative City” u shnderrua ne nje Shoqate te Mirefillte Kulturore ne vitin 2009`.
"Creative City " u njoh nga Gjykata e Tiranes ne nentor te vitit 2009 dhe eshte e regjistruar ne Organet Tatimore te qytetit Shkoder sipas te gjithave dispozitave ne fuqi, perfsh ketu zyren e punes dhe sigurimet shoqerore.
Shoqata funksion nen sloganin: “Transformojme komunitete permes kultures”
Filozofia e CREATIVE CITY - SHKODER ALBANIA:
""Nese qytetet po lulezojne ato duhet te jene nje model per nga menyra sesi jane duke menaxhuar plotesisht talentin e kreativitetit te banoreve dhe bizneseve te tyre".
Shoqata “Creative City” vazhdon perseri funksionimin e saj me destinacion aktivitetet Artistike, Kulturore, Turistike e promocionale ne funksion te shnderrimeve ne qytet. Shoqata "Creative City" karakterizohet nga te qenurit nje organizem i hapur me mediat, pushtetin lokal dhe komunitetin ne teresi, si rrjedhoje, Creative City ka nje numer te madh partneresh (Creative City Partner`s) me te cilet ka bashkepunuar ngushte ne realizimin e gjithe veprimtarise se saj.