Teatri "Migjeni" PDF Print E-mail

Drame: "Midis dy Dhimbjesh" 19, 20, 21  prill 2010, ora 19.00 ne Teatrin “Migjeni”.
Interpretojne: Agron Dizdari, Merita Smaja, Drande Xhaj, Simon Shkreli, Ergys Bamçi, Rajmonda Marko, Marije Gargjola.
Libreti: Fadil Kraja. Regjisor: Elez Kadria.

 

Familja e sotme shqiptare me shqetesimet dhe dramat e saj vijne ne teatrin “ Migjeni” permes drames me te re te Fadil Krajes e titulluar “ Midis dy dhimbjeve” ne regji te Elez Kadrise. Gezimi, zhgenjimi, dashuria dhe intrigat te shtjelluara brenda nje familje. Akuzat e te vellait ndaj motres, zhgenjimi I nenes nga bijt, nje baba ne prag te vdekjes. Cdo te ndodhe? Si do zgjidhet konflikti? Do kete falje? Pergjigjet do merren duke e pare dramen “ Midis dy dhimbjeve” nen interpretimin e aktoreve te mirenjohur si Agron Dizdari ne rolin e babait te semure, Merita Smaja nje nene e cila perballet me semundjen e te shoqit dhe luften e saj per shpetimin e jetes se tij, Rajomonda Marko ne rolin e vajzes studente ne holande e cila eshte pre e akuzave per imoralitet, Drande Xhaj murgeshe e cila  arrin te shpetoj familjen nga nje tragjedi, Simon Shkreli ne rolin e nje bodigardi, Ergys Bamçi dhe Marije Garxhiola te cilet shkatojne konfliktin ne familje. Nje drame e cila shkakton mjaft emocion ku çdo spekatator I pranishem mund te shoh nje pjese te vetes se tij, duke kerkuar te japim dicka nga vetja per te shpetuar nje jete, sa jemi te gateshem te bejme kete. Pergjigjet do I merrni ne datat 19, 20 e 21 Prill ne skenen e Teatrit “Migjeni” nepermes drames “Midis dy dhimbjeve”.