U3M-AL, SEMINAR NE UNIVERSITETIN E SHKODRES „LUIGJ GURAKUQI“ PDF Print E-mail

„Trajnim mbi aktivitetet e Misionit të 3-të të Universiteteve shqiptare“

 SHKODER Në kuadër të projektit U3M – AL “ Zhvillimi i aktiviteteve të misionit të tretë në universitetet shqiptare“, i financuar nga Bashkimi Evropian, Zyra e projekteve “Tempus“, për realizimin e të cilit bashkëpunojnë shtatë universitete shqiptare, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, gjashtë universitete perëndimore, si dhe rektorati i Universiteti të Shkodrës “Luigj Gurakuqi“ organizuan në fundjavën që u mbyll tek salla e Senatit të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", seminarin 2-ditor me temë:

“Trajnim mbi aktivitetet e misionit të tretë të universiteteve shqiptare“

Të pranishmit i përshëndeti në fjalën e tij të hapjes Zv/Rektori i Universitetit të Shkodrës fatmir Vadahi ndërkohë që ka prezantuar axhendën e këtij seminari ërgjegjësi i Marrdhënieve me Jashtë të këtij universiteti, Erard Curcia.

Në këtë seminar u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me përvojën e universiteteve perëndimore për rolin e misionit të tretë të universiteteve, për mundësitë e përhapjes së kësaj eksperience në universitetet shqiptare duke bashkëpunuar me organet vendore të rajonit, shoqatat e ndryshme, si dhe komunitetin.

Ka referuar Jose-Gines Mora për „Aktivitetet 3M; një rol i ri për universitetet?

„Prezantimi i projektit: fazat aktuale dhe ato të ardhshme të këtij projekti“ ka qenë tema e referuar nga Javier Vidal, koordinatori i projektit nga Universiteti i Leonit.

Ndërkohë, ka ngjallur interes tek të pranishmit tema e mbajtur nga Kaapo Mikael Seppala dhe Celine Christiane Charpentron nga Universiteti i Turkut partner në Finlandë, „Transferimi i teknologjise dhe inovacionit - TTN dhe „Koncepti i TTN, avantazhet e TTN si dhe shembuj të praktikave të mira“.

Seminari ka vijar me intervista me drejtues lokalë nga Javier Vidal, Jose-Gines Mora dhe Erard Curcia si dhe me tema të tjera të mbajtura nga lektorë të ardhur nga universitetet të tjerë partnere të këtij projekti

Projekti U3M – AL mbështet rolin e universiteteve shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit nëpërmjet tri objektivave kryesore:

Së pari zhvillimin e marrëdhënieve midis universiteteve shqiptare dhe shoqërisë nëpërmjet promovimit të aktiviteteve të misionit të tretë, transferimit të teknologjisë, vazhdimësisë së arsimit dhe angazhimit social.

Së dyti krijimin e qendrave të zhvillimit rajonal për promovimin dhe organizimin e veprimtarive të misionit të tretë në çdo universitet publik shqiptar.

Dhë së treti, krijimin e një rrjeti shqiptar për promovimin e këtyre aktiviteteve të misionit të tretë.

Ndërsa qëllimet e këtij seminari 2-ditor janë:

Të rrisë ndërgjegjësimin për aktiviteteve të misionit të tretë në universitetet shqiptare.

Të prezantojë dhe diskutojë praktikat më të mira të aktiviteteve të 3M në universitetet e Bashkimit Evropian.

Si dhe të diskutojë rreth përfitimeve nga aktivitetet 3M, t’i zhvillojë ato dhe duke i vënë në zbatim në universitetet shqiptare.


ARBEN LAGRETA