Dita e liqenit te Shkodres 17 Qershor 2012 PDF Print E-mail
Revista Kulturore 2012 - Revista Kulturore 2012

Me rastin e “Dites se Liqenit”,ne shetitoren prane Ures se Vjeter te Bunes, Bashkia Shkoder ne bashkepunim me Projektin e Bankes Boterore “Manaxhimi i Integruar i Ekosistemit te Liqenit te Shkodres ”si dhe me Forumin Shqiptar te Liqenit te Shkodres, Shoqata e Artizaneve Shqiptare, Creative City , Qendra e Gruas , Klubi Shumesportesh Vllaznia organizuan nje veprimtari promovuese per vlerat e gjithanshme mjedisore, turistike , social kulturore dhe ekonomike te liqenit te Shkodres me qellim ruajtjen , mbrojtjen dhe zhvillimin e kesaj trashigimije te pasur natyrore.

Gjate gjithe dites u organizun: Panaire te prodhimeve artizanale dhe produkteve agroushqimore te rajonit te Shkodres, nje sere aktivitetesh sportive ujore si gara noti, vaterpoli, vozitje me kanoe etj.

Aktiviteti “Dita e Liqenit”  u mbyll ne mbremjen e kesaj dite nga nje koncert festiv live me pjesmarrjen e grupit muzikor Unit Band.