GALA Operistike ne Mynih/Gjermani PDF Print E-mail

Te nderuar miq kudo qe ndodheni,

kam kenaqesine e vecante t'ju lajmeroj mbi mbajtjen e nje GALA Operistike, e cila zhvillohet me date 20 nentor 2010 ne teatrin e mrekullueshem Cuvilliers ne Rezidencen mbreterore te Bavarise ne Mynih.

Kjo GALA Humanitare zhvillohet nga Organizata Humanitare Nene Tereza ne Mynih.

Kemi fatin e madh qe ne kete mbremje do te kemi pjesmarrjen e sopranos se mirenjohur shqiptare Ermonela Jaho,  tenorit Adrian Xhema, baritonit James Tolksdorf, sopranove Shirli Polena dhe Krenare gashi si dhe tenorit Rame Lahaj.

Prezantuese te programit kemi mundur te kemi ikonen televizive gjermane, zonjen Frauke Ludowig (RTL) si dhe te kemi mbeshtetjen direkte te kryetares se parlamentit bavarez, zonjes Barbara Stamm.

Kam kenaqesine personale t'ju lajmeroj qe per kete koncert eshte krijuar per here te pare nje orkester sinfonike mbareshqiptare ( me muzikante te dalluar nga Shqiperia, Kosoa e Maqedonia) e cila do te festoje premieren e saj absolute ne Mynih.  Ndihem shume i lumtur qe premieren e kesaj orkestre do ta festojme te gjithe se bashku ne Mynih/Gjermani. 

Koncerti yne do te transmetohet direkt nga RTK, ALSAT Maqedonas dhe BOIN ne Mal te ZI prej ores 20 e 15 te dates 20 nentor 2010.  Mos e humbisni kete rast per te ndjekur nje mbremje me nivel shume te larte artistik.

Duke ju uruar gjithe te mirat mbetem me pershendetjet miqesore

Desar Sulejmani
-- 
Desar Sulejmani
Franz - Bielefeld - Str. 35
45881 Gelsenkirchen
Deutschland
Mobil: +49 173/2994437
www.youtube.com/dirased