Seminari Ndërkombëtar PDF Print E-mail

Seminari Ndërkombëtar: “Filozofia dhe Shkenca në Kulturën Perëndimore dhe Atë Lindore”.Tiranë, 10. 11. 2010 Në kuadër të “Ditës Botërore të Filozofisë”Çdo qytetërim ka vulën e mendimit filozofik e shkencor të kohës, që përligj, udhëheq e drejton përpjekjet e tij për të ekzistuar dhe arritur standarde e objektiva specifike. Çdo qytetërim ka të përbashkëta e dallime me të tjerët, bashkëkohës a pararendës, pikërisht falë qasjeve filozofike të ndryshme në hapësira e kohë të ndryshme. Njohja e tyre I shërben respektimit të ndërsjelltë të vlerave që sjellin në histori, si dhe një bashkëveprimi sa më të frytshëm midis tyre. Kjo gjë sot është më e mundur e më e domosdoshme se kurrë.

Këtij qëllimi I shërben edhe seminari ndërkombëtar, që Fondacioni “RUMI” Shqipëri organizon në bashkëpunim me:

Universitetin e Tiranës

Institutin Iranian të Filozofisë

Akademinë e Shkencave Tiranë

UNESCO-n

Çështjet kryesore që do të trajtohen gjatë punimeve të tij janë:

·         Filozofia dhe zhvillimet bashkëkohore

* Mendimi Filozofik në Shqipëri
* Filozofia dhe krizat e mjedisit
*  Parimet bazë  të Filozofisë në kulturën Perëndimore dhe Atë Lindore
* Perceptimi Filozofik I Shkencës në Qytetërimin Modern
* Kriza e Botës Moderne në këndvështrimin e filozofëve dhe mendimtarëve orientalë
* Promovimi i përkthimit në gjuhën shqipe të librit “Islami, Shkenca, Muslimanët dhe Teknologjia”



Lektorë kryesorë:



Prof. Dr. Shahram Pazouki, profesor i Institutit Iranian të Filozofisë

Prof. Dr. Gjergj Sinani, Pergjegjes i Departamentit te Filozofise, Universiteti I Tiranes

Prof. Dr. Muzafar Iqbal, Kryetar i Institutit Kanadez për Islamin dhe Shkencën

Vendi: Hotel Tirana International

Ora: 10:00