Grupi teatror “Aleksandёr Moisiu” PDF Print E-mail

Grupi teatror “Aleksandёr Moisiu” tё Universitetit “Aleksandёr Moisiu” Durrёs shfaq Shtëpi kukulle tё Henrik Ibsen-i
Shkodër, Teatri Migjeni, e Shtunë 13 Nëntor 2010, ora 18.00
Grupi teatror “Aleksandër Mosiu” i Universitetit të Durrësit, nën drejtiminin e CharlotteSiegerstetter është në turne me pjesën teatrore të Henrik Ibsenit “Nora – Shtëpi kukulle”

 

në gjuhën gjermane dhe shqipe. Shfaqja do të jepet në Durrës, Tiranë, Peshkopi, Elbasan

dhe Shkodër.



Nora ka tetë vjet që jeton e lumtur me burrin dhe fëmijet e saj. Asaj nuk i mungon asgjë:
bën shopping, luan me fëmijët, han çokollata dhe kënaqet me Torvaldin kur ai vjen nga
puna. Si kukull. Lumturia? Harmonia e dukshme fillon të prishet kur Kristina, shoqja e
vjetër të Norës, kthehet dhe Krogstadi i poshtër e kërcënon që do të tregojë sekretin e
Norës. Kur miku i vjetër i familjës Doktor Ranku, i cili është i sëmurë rëndë, i shpreh
Norës dashurinë e tij, çdo gjë merr fund... Çfarë do të bёjë Nora?
Një shfaqje që ju bëfason me një grup aktorësh shumë të talentuar, dy gjuhë, të paktën tre
përfundime dhe shumë muzikë. Për të gjithë burrat me namus dhe femrat e emancipuara,
bashkëshortët dhe bashkëshortet, të dashuruarit dhe single, për të gjitha kukullat e sotme
si dhe për ato që duan të jenë kukulla në të ardhmen!
HYRJA E LIRЁ!