CERAI & IPSIA: "Konference kombetare per grate e zonave rurale" PDF Print E-mail







CERAI & IPSIA: "Konference kombetare per grate e zonave rurale"


Komunikate per Shtyp
Konference ne Shkoder: Migrimi, realiteti i grave ne Shqiperine rurale
Do te mbahet te Permten me 15 Tetor ne Shkoder prane Kinema Millenium Konferenca Kombetare per grate e zonave rurale ne Shqiperi me teme: “Migrimi, realiteti i grave ne Shqiperine rurale ”.
Eventi qe organizohet nga Qendra per Studime Rurale dhe Bujqesore Nderkombetare (CERAI), IPSIA-ACLI, ne bashkepunim me Kooperacionin Italian per Zhvillim, Agjensine Spanjolle per Bashkepunim Nderkombetar, Acli Lombardia, Teuleda, Caritas Italiana dhe Qendren e Burimeve Permakultura, synon te nenvizoje shnderrimet ne vijim e siper ne kontekstin rural, rolin thelbesor te grave dhe efektet qe migrimi (i brendshem dhe nderkombetar) ka mbi te gjitha mbi realitetin femeror perveçse mbi territorin e nisjes se migranteve.
Debati,i cili do te mbahet i gjalle nga eksperte te fushave te zhvillimit rural dhe te migracionit, institucione kombetare dhe nderkombetare, OJF aktive ne territor, do te drejtohet se pari mbi kushtet aktuale te gruas ne zonat rurale te nje vendi si Shqiperia, ne trasnsformim te vazhdueshem dhe shpesh jo te njetrajtshem, dhe se dyti mbi çfare roli luajne zhvillimi ekonomik dhe mundesite eventuale qe rrjedhin nga migracioni ne permiresimin e kushteve te grave.
Ne konference ndermjet te tjereve do te marrin pjese: Ambasadori i Spanjes ne Shqiperi, Manuel Montobbio; drejtori i Zyres se Bashkepunimit per Zhvillim prane Ambasades Italiane, Aldo Sicignano; Zv.Ministrja e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta , Filloreta Kodra; Drejtoresha e Zyres se Brendshme per Integrim Europian ne Ministrine e Bujqesise.
Punimet do te fillojne ne 9.30 dhe do te mbarojne ne 16.30. Gjate konferences do te vendosen disa stende prezantimi punimesh artizanale lokale te prodhuara nga disa shoqata grash aktive ne Shqiperi. Eventi do te ndiqet nga nje forum ekspertesh i cili do te perktheje punen e zhvilluar dhe verejtjet e dala gjate rruges ne nje seri reflektimesh e propozimesh te dobishme per institucionet lokale ne thellimin dhe perballimin e temes.