AnifestRozafa 2010 PDF Print E-mail


“AnifestRozafa 2010” është një festival ndëkrombëtar i filmit të animuar për fëmijë dhe nga fëmijët që do të mbajë edicionin e tij të parë në 4 Tetor -9 Tetor të vitit 2010, në qytetin e Shkodrës. Dhjetra artistë shqiptarë dhe të huaj, të rritur dhe fëmijë do të marrin pjesë në këtë ngjarje të pazakontë dhe që për herë të parë zhvillohet në vendin tonë.


Gjatë ditëve të festivalit është programuar të shfaqen:


- 50 filma për fëmijë të realizuar nga krijues me emer dhe që kanë fituar cmime ndërkombëtare në festivale të ndryshme në mbarë botën do të konkurojnë për të përcaktuar filmin më të mirë të festivalit.

- 6 shkolla të filmit të animuar  të moshës 10 vjeç deri 18 vjeç, me specifika të veçanta artistike do të konkurojnë me filmat e animuar të realizuar nga fëmijët për fëmijët, ku do të vlerësohen shkollat më të mira.

- 2 Shkolla akademi filmit  të Çekise dhe Gjermanisë do të jenë prezent në festival

-  20 filma të animuar shqiptarë, të përzgjedhur si filma më të mirë në 35 viteve  do të konkurrojnë midis tyre për të përcaktuar filmin më të mire ne vite.

- 60 filma të animuar shqiptare të përzgjedhur nga 210 filmat do të shfaqen në programin e retrospektivës.

-  10 filma te animuar jashte konkurrimit do te shfaqen në programin special.

-  4 Seminare dhe Workshop-e me fëmijët e qytetit të Shkodrës dhe të Tiranës do te shfaqen gjatë ditëve të festivalit.

-  Filmat me te mire te ketij festivali do te shfaqen ne Tirane.

- Filmat e realizuar nga fëmijë në muajin Gusht do të shfaqen në Workshop-in e shkollës verore    që po zhvidhohet në qytetit e Sarandës ku do të merren edhe vlerësimet për filmin më te mirë të realizuar nga fëmijët

Organizatoret e festivalit garantojnë suksesin e festivalit duke mbështetur edhe nga prurjet e aplikimeve të filmave të animuar. Faqen zyrtare të Website www.anifestrozafa.com deri tani kane aplikuar rreth  100 artiste te huaj dhe shkolla animacioni nga Europa, Azia dhe Amerika e Veriut dhe e Jugut, dhe shume filma kanë mbërritur në zyrën e festivalit.

Shumë shpejt dhe në një kohë të habitshme është shprehur besimi i tyre kundrejt festivalit edhe pse është vetëm edicioni i tij i parë. Pjesa më e madhe e filmave që janë dërguar për të hyrë në konkurim shquhen për nivelin e lartë artistik, Si:  

"The Tiny fish"   i regjisorit  Sergei Ryabov - Russian Federatio                       ,                                                                                "Chicory 'n' Coffee"     i regjisorit Dusan Kastelic - Slovenia"Poor Yorick"  i regjisorit  Sergey Gordeev - -                      Rusi                                                                                                                                                               &nb sp;           "THE NEW SPECIES"  regjisor   Maris Brinkmanis- - LATVIA

"The  C  Story"                regjisor   Carlos Navarro  - -  Spain

"El Emmpleo"                   regjisor   Patricio Plaza  - -                                      Argjentin

"Blackbirdie"                     regjisor    Pal Toth  - -                                             Hungary

"LATVIAN"                      regjisor    Maris Putnins  - -                                    Latvia

"A drop in the ocean"       regjisor   Dimitris Heliotis, Theodore Veneris - -  GRECEE

"The Bunjies"                    regjisor   Ged Haney, Andreas Hykade  -  -           Germany

"Swimming pool"              regjisor  Alexandra Hetmerova  - -                         Czech Republic

" Alergie"                           regjisor   Vera Hoffmannova  - -                             Czech Republic

" The Emerald Jar"          regjisor    Xi Chen   -  -                                             China

" Wondermilk"                   regjisor   Ivan Ramadan - -                                    Bosnje Hercegovin

"THE BOY AND THE TREE " regjisor     PANAGIOTIS RAPPAS -         Greece  

" Honayn's Shoe"             regjisor  Mohamed Ghazala    -                              Egypt

" Bibliomania"                regjisor   Rosalie Osman      -                                   Australia

" THE BRIDGE "            regjisor   Ieva Miskinyte       -                                  Lithuania

" TONKY AND THE MONKEY " regjisor WALTER TOURNIER  -           URUGUAY

" Pupil's Concert "          regjisor  Jan Otto Ertëesvag                -                    Norway

" Wondernful Day "         regjisor Nils Skapans                          -                    Latvia

" Little Swineherd "         regjisor   Maria Horvath            -                             Hungary

" Rocking on a Train"    regjisor   Lajos Nagy, Zoltan Szilagyi Varga -        Hungary

" The Haughty Little Rooster"     regjisor Zsolt Richly       -                           Hungary

" ERGO "                         regjisor Geza M. Toth                  -                           Hungary

" The Moffels -    Lucy Learns To Ride A Bike"     regjisor Sabrina Wanie/Ute Krause Ertlall       -      Germany

" The song "                     regjisor Algirdas Selenis, Aurika Seleniene     -      Lithuania

" The Bear's Hand "       regjisore   Marina Rosset                        -                 Switzerland



ETJ..... . sepse ka shume dhe nuk mund t'i përmëndim të gjithë.....



Gjithashtu “AnifestRozafa 2010” ka siguruar partneritet me festivalet e ndryshme si "Cordoba" - Argjentinë , " TINDIRINDIS " - Lituani ,  Festivali i Zagrebit, "Olimpia" Pyrgos - Greece etj . Një partner të fuqishëm që garanton  jehonë e festivalit tonë në botë është Gazeta ECFA me njoftime dhe artikuj për festivalin në faqet e saja.

Patner brënda Shqipërisë që garanton realizimin është Bashkia  Shkoder, Arkivi Qendror i Filmit dhe shoqata e animacionit shqiptar “Albanimation”. Sponsor gjeneral i festivalit wshtw Grand Hotel Evropa-Shkoder.

Organizatorët e festivalit gjatë kësaj kohe po punojnë për të formuar Jurin e Festivalit e cila do të përbëhet nga :     a- 5(pesë)antarë specialistë në fushën e filmit të animuar -3(tre) të huaj dhe 2(dy) shqiptarë                   

b- nga grupe fëmijësh nga qytetit Sarandës, Tiranës dhe Finalja në Shkodrës.

Festivali AniFestROZAFA është bërë anetar i Shoqates Europiane e Filmit per Femije (CEAF) dhe eshte perfaqesuese e vetme e Shqiperise ne DataBase te tyre www.ecfa.web.org.

Ju falenderojmë për bashkepunimin

Me respekt

ARTAN MAKU

Director  "AniFestROZAFA 2010"