ACLI / IPSIA . KOMUNIKATE PER SHTYP PDF Print E-mail

KOMUNIKATE PER SHTYP
Protokolli i marreveshjes mes Konsullates Italiane Shkoder  dhe Patronato
ACLI/IPSIA

Me 29 Korrik 2010, prane Konsullates Italiane ne Shkoder, do te firmoset
protokolli i bashkepunimit ndermjet Konsullates dhe shoqates Acli/Ipsia
lidhur me asistencen kundrejt atyre qytetareve shqiptare te cilet kane hyre
drejt rruges se nje projekti emigrimi.Ne menyre te vecante, marreveshja
synon zhvillimin dhe implementimin e praktikave te mira, metodologjive dhe
aktiviteteve ne lidhje me praktikat qe kane te bejne me dhenjen e vizave
drejt Italise, legalizimin e dokumenteve si dhe procedurave te regjistrimit
universitar paraprak  te studenteve prane universiteteve
italiane.Objektivat jane favorizimi i aksesit ndaj informacionit nga ana e
qytetareve, stimulimi i emigracionit te ligjshem dhe pakesimi i rasteve te
shfrytezimit dhe korrupsionit ne fushen e emigracionit per arsye
punesimi.Me rastin e firmosjes se marreveshjes, ne Sallen e Keshillit te
Rrethit prane Prefektures Shkoder, do te mbahet nje takim thellimi mbi
aktivitetet e shoqates Acli/Ipsia, e cila vepron ne Veriun e Shqiperise qe
nga viti 2004.Ne debat do te marrin pjese mes te tjereve dhe regjenti i
konsullates italiane ne Shkoder Alberto Coccia, zv./presidenti i Patronato
Acli Fabrizio Benvignati dhe presidentja e OJF-se IPSIA Paola Villa, ne
prani edhe te partnereve te shoqates dhe autoriteteve lokale.

Per informacione
Marjan Lukani
tel. zyre: +35533343650