Dt. 27 dhe 28 maj 2015. Komedia “Bretkosat” e Aristofanit vjen e interpretuar nga studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. PDF Print E-mail


Më 27 dhe 28 maj 2015, ora 19:00, një grup studentësh të Fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të sjellin në skenën e teatrit “Migjeni” me një trajtim aktual, komedinë “Bretkosat” të Aristofanit.
Kjo shfaqje është një iniciativë e Degës së Kulturës dhe të Shtypshkrimit pranë Rektoratit të USH-së. Pjesë e këtij bashkëpunimi është edhe teatri “Migjeni”.
Pas disa muajsh provash dhe përkushtimi të përditshëm, ky grup studentësh të pasionuar pas artit dramatik do të na bëjë të reflektojmë rreth një teksti, për të cilin studiuesi i mirënjohur i letërsisë antike Muzafer Xhaxhiu shkruan: “Fort rrallë të gjesh në letërsinë botërore një autor, vepra e të cilit të tingëllojë kaq aktuale sot e 2500 vjet më parë, siç është ajo e Aristofanit”.
Ideja dhe realizimi: Dr. Gëzim Puka, Dega e Kulturës dhe e Shtypshkrimit
Regjisore: Merita Smaja, Teatri “Migjeni”
Interpretojnë studentët:
Dionisi …….. Eder Boshnjaku
Ksantia …….. Marko Rripaj
Euripidi ……. Erisad Lugjaj
Eskili ……….. Besard Jacaj
Eaku ………… Alsaud Brahimataj
Herakliu …….. Melsid Kurtulaj
Karoni ………. Senad Tula
Shërbëtorja ….. Erilda Mamica
Pijeshitësja ……. Sidita Hasaj
Pijeshitësja …… Amela Gojani
E vdekura …….. Sidita Hasaj
Plutoni ………… Indrit Preza
Kori i Bretkosave: Safete Pjeshka, Flutura Ura, Anila Gjonbalaj, Danjeta Brahaj, Kristinë Sokoli
Kori i Inisiatëve: Orjon Kaloshi, Senad Tula, Melsid Kurtulaj, Fatjona Kopani,
Sidita Hasaj, Amela Gojani, Donika Nikolli