Marshimi i pervitshem per ne Tarabosh, edicioni 4 PDF Print E-mail

Marshimi i pervitshem per ne Tarabosh, edicioni 4, diten e shtune, date 10 Janar 2015. Nje dite e vecante me pjesemarrjen masive te te rinjve dhe te qytetareve Shkodrane dhe nga i gjithe vendi.

Ne ora 09.00 deri ne 09.15 grumbullimi para Hotel Rozafa. Ne ora 09.30 nisja me bicikleta dhe me autobuz me destinacion Ferma ekosociale, Oblike Ana e Malit. Mberritja ne Fermen ekosociale dhe keshillat e fundit rreth ores 10.00-10.30. Marshimi behet me pushime cdo 45 minuta. Ne ora 16.00 kthimi me biciklete dhe me autobuz. Per personat qe deshirojne te vijne me autobuz duhet te paguajne vetem 100 Leke per destinacionin Shkoder- Oblike.

Dreka sherbehet ne majen e Malit te Taraboshit, do te sherbehen produkte te griles dhe fruta. Me kete rast ne majen e malit do te luhet dhe nje lotori me shume fitues, do te performohet muzike nga DJ, humor etj.. Me kete rast Bar Restorant Hotel "TRADITA" ofron tre cmime. Cmimi i pare 5 persona darka falas, cmimi i dyte 3 persona falas dhe cmimi i trete 2 persona falas nje darke me muzike life, te shtunen ne darke, date 10 Janar 2015.

Ky vit shpresojme te kete me shume pjesemarres, rreth 700 persona. Cmimi per te marre pjese eshte 100 Leke. Eshte kusht qe te pararegjistroheni ne menyre qe te perfitoni sherbimet e ushqimit dhe sherbimet e tjera. Ju mund dhe duhet te regjistroheni prane zyres sone nga ora 09.00 deri ne ora 13.30 se na kontaktoni me mesazh ne inbox qofte individualisht apo grupime.

Ju mund te merrni pjese ne marshim dhe ne menyre te pavarur nese deshironi.

Ne e duam Shkodren, qytetin tonë dhe ne duam tju tregojmë dhe ju bukuritë e mrekullueshme te saj nga mali i Taraboshit, lumejt Buna, Kiri dhe Drini, bregdetin e Velipojen, liqenin e Shkodres, Majat e Maranaj dhe te Cukalit, Berdicen, Malesine e Madhe,Gurin e zi, Malin e Zi, Anen e Malit etj.

Mos e humbisni kete rast unik per te shijuar bukurite natyrore nga mali *(kodra) e Taraboshit.