Filozofia e Creative City
Krijimi i qyteteve ka qenë gjithmonë thelbi i kulturës dhe qytetërimit si krijues dhe shperndares i pasurise.

Qytetet sot po përballen me sfida të mëdha. Mbi gjysma e popullsisë në botë tashmë jeton në qytete qe në proporcion po rritet me shpejtësi. Kjo po shoqërohet nga të infrastrukture me probleme, veshtiresitë ekonomike dhe sociale, pra ne thelb janë duke u zhvilluar ndryshime dramatike.

 

"Nëse qytetet po lulëzojnë ato duhet të jenë një model për nga mënyra sesi janë duke menaxhuar plotësisht talentin e kreativitetit të  banorëve dhe bizneseve të tyre".

Ky tekst është një thirrje për veprim në drejtim te zhvillimit te jetës urbane dhe një vegël e qartë e detajuar, mbi bazen e metodave me të cilat qytetet tona mund të ringjallen dhe rivitalizohen.

Duke paraqitur raste studimore dhe shembuj të risive urbane nga e gjithë bota, Ai analizon hapat vendimtare dhe na tregon se si të mendojnë, planifikojnë dhe veprojnë në mënyrë krijuese në trajtimin e çështjeve urbane, dhe si duhet ti zbatojmë këto metoda në çdo qytet.

Objektivi i ynë bazohet në librin "The Art of City Making" te z. Charles Landry. "Arti i berjes se Qytetit" (shtator 2006).Ai fokusohet në idenë sesi një qytet mund të jetë më kreativ për botën. Ai thotë së energjitë e individëve dhe kompanive mund të jenë me pergjegjëse në bërjen e qytetit. Filozofia e këtij libri na tregon si mund të formohet nje  qytet i së ardhmes duke i kushtuar vëmendje kulturës dhe të kaluarës së vëndit.