Intervista
Avni Mula, lidhjet "Mes dy dashurive" | Avni Mula, lidhjet "Mes dy dashurive" |
|
| Sunday, 09 April 2006 | |
|
Nga Gjakova, ku hodhi hapat e parë, në Tiranën e sukseseve. Më tej në Izhev, qytetin e dashurisë së tij, e mandej në skenat botërore.Një dyzim që e dëshiron gjithmonë, aq herë sa shpirti i tij gjendet mes dy dashurive; muzikës dhe jetës. Kështu ndihet i lumtur, i plotësuar dhe përherë nostalgjik. Në të vërtetë çdo artist ka pak nga këto, por teksa të flet, ndjen se dashuria tek ai fle gjithmonë, ashtu e brishtë, e çiltër si vetë muzika, plot tinguj, si notat. Tregon se në familje ka qenë përherë nota e shtatë "Si" dhe kjo i pëlqen. Aq më tepër kur kjo gjë dokumentohet dhe mes rreshtave të pafund të një libri.
Një libër kushtuar atij, dashurisë, jetës, muzikës, familjes dhe dinastisë më të famshme të muzikës shqiptare, Mula. Një vepër që ka mëse një vit që është ngjizur, ka marrë formë, por ende nuk është "pjekur" për të qenë ajo që duhet t'ju dhurohet, atyre, të mëdhenjve të muzikës shqiptare. Për të po punon Mustafa Gërcaliu, i cili s'kërkon tjetër gjë, përveç dëshirës dhe dashurisë për të ngritur një tempull të pavdekshëm me titullin "Mes dy dashurive". Eshtë një libër për Artistin e Popullit, Avni Mula, i cili sot është vetëm një "i moshuar" 80-vjeçar, (siç dëshiron të shprehet edhe vetë. Ende nuk iu është ndarë pentagrameve dhe ende kërkon të bëjë diçka, megjithëse tregon se nuk ka kohë. Tashmë po punon për të realizuar librin, që i kushtohet atij dhe familjes së tij të njohur, Mula, që i ka dhënë aq shumë vendit, duke e prezantuar dhe në mbarë skenat dhe teatrot botërore. Për gazetën, mjeshtri i muzikës rrëfen detaje rreth realizimit të librit.
Eshtë menduar si një libër monografik, për ju?
Si do të titullohet vepra kushtuar një dinastie?
Cila është pjesa më pikante në vepër, të cilën ju e keni ndjekur që nga fillimi i nisjes së saj?
Pasardhësit Mula I martuar me një nga vajzat më të bukura ruse, Nina Mulën, e cila ka një meritë të veçantë në suksesin dhe arsimin e vajzës së tyre Inva Mula, e cila sot ka prekur gjithë skenat botërore. Vetë kompozitor dhe këngëtar, dy vajzat muzikante, bashkëshortja po ashtu. I së njëjtës linjë dhe gjenezë familjare është dhe Osman Mula e vajza e tij Evisi, për të cilin nuk nguroi të flasë plot pasion.
Inva Mula në "La Skala" Së shpejti do të gjenden në Itali, të dy së bashku çifti, Nina dhe Avni Mula. Këtë herë do të qëndrojnë gjatë. Arsyeja: do të ndjekin koncertet e vajzës së tyre në Itali, e cila tashmë ka fituar një famë botërore, të papërsëritshme, Inva Mula. "Bashkë me Ninën do të nisemi për në Itali, në Milano, në datën 15 prill. Inva do të ngjitet në "La Skala" për të interpretuar në operën "Manol", tregon Mula, teksa lotët i rrjedhin faqeve. "Jemi shumë të lidhur me të dhe ndihem shumë krenar, që Inva është vajza ime, pasi ka punuar dhe sakrifikuar pambarimisht", shton mjeshtri. Ndërsa para pak kohësh Inva sapo është kthyer nga një tur koncertesh në Madrid të Spanjës. |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |