|
Osmani: finalja, detyrim pėr Vllazninė |
|
|
Monday, 03 April 2006 |
|
Natyrisht që mbarimi i dy fazëve të para të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj, i ka dhënë një kënaqësi të madhe trajnerit të ekipit të Vllaznisë, të mirënjohurit Petrit Osmani. Kënaqësi që mund të krahasohet me atë të ndonjë prej sukseseve të shumta që ka arritur në karrierën e tij. Por në realitet është veçse një vend i dytë në kampionat teksa skuadra që ai drejton është renditur menjëherë poashtë Valbonës, ekipit që trajneri shkodran i pëlqen ta quajë “Kombëtarja e Shqipërisë”. E gjitha jo vjen nga fakti se Osmani ka dashur t’i mbushë mendjen shumëkujt se basketbolli në Shkodër nuk mund të jetë një sport çfarëdo.
Vërtet ekipi vjet u rendit në vendin e gjashtë, por paraqitja e sivjetme është vërtet dinjitoze. Të mos harrojmë që janë po ata lojtarë që kanë luajtur edhe vitin e kaluar me ndëryshimin e vetëm që është rikthyer basketbollisti veteran Bledar Gjeçaj. Kaq ka mjaftuar që ecuria e ekipit shkodran të jetë shumë e mirë dhe në përfundim të dy fazëve të para të kampionatit, ai të renditet i dyti. “Kjo ka qenë dëshira e fshehur e imja. Jam shumë i kënaqur që arritëm në vendin e dytë dhe besoj se ky është maksimumi për këtë skuadër, e mbushur e gjitha me lojtarë shkodranë, pa asnjë blerje por shumica djem të rinj. Objektivin e këtij sezoni unë e kam mbyllur kështu megjithatë tashmë më duhet të mendoj edhe për Studentin. Këtë skuadër e kemi mundur tre herë gjatë kampionatit dhe kësisoj na duhet të fitojmë edhe në play-off për të treguar se pas Valbonës jemi ekipi më i mirë i kampionatit”-ka thënë trajneri Osmani. Në këtë mënyrë interesimi në Shkodër për ndeshjen e sotme duket shumë i madh dhe të gjithë janë të bindur se skuadra që do kualifikohet për në finale do jetë Vllaznisë e Petrit Osmanit.Gjergj KOLA
|