Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Interesante
Interesante
Sunday, 02 April 2006

 Mosha më e mirë e dashurisë për meshkujt është vlerësuar nga shkencëtarët si mosha 50-vjeçare.Për këtë janë të bindur shumë meshkuj, të paktën me sa rezulton nga një studim ndërkombëtar. Meshkujt që përkojnë me këtë moshë në studim janë deklaruar me jetë më të kënaqshme seksuale në krahasim me 30 apo 40-vjeçarët. Të kënaqur si ata janë vetëm 20-vjeçarët. Studimi i publikuar në revistën e shoqatës së urologëve britanikë “Bju International”, është kryer nga shkencëtarë norvegjezë e shkencëtarët amerikanë të universitetit “Harvard” te 1 185 meshkuj nga mosha 20 deri në 79-vjeçare. Të intervistuarit duhet të arrinin një rezultat nga 0 në 4 në disa aspekte të seksualitetit të tyre. Në këtë mënyrë shkencëtarët e përfshirë në studim kanë mundur të konstatojnë që kalimi i viteve është i lidhur me këtë faktor.

Mosha më e mirë e dashurisë për meshkujt është vlerësuar nga shkencëtarët si mosha 50-vjeçare.

Për këtë janë të bindur shumë meshkuj, të paktën me sa rezulton nga një studim ndërkombëtar. Meshkujt që përkojnë me këtë moshë në studim janë deklaruar me jetë më të kënaqshme seksuale në krahasim me 30 apo 40-vjeçarët. Të kënaqur si ata janë vetëm 20-vjeçarët. Studimi i publikuar në revistën e shoqatës së urologëve britanikë “Bju International”, është kryer nga shkencëtarë norvegjezë e shkencëtarët amerikanë të universitetit “Harvard” te 1 185 meshkuj nga mosha 20 deri në 79-vjeçare. Të intervistuarit duhet të arrinin një rezultat nga 0 në 4 në disa aspekte të seksualitetit të tyre. Në këtë mënyrë shkencëtarët e përfshirë në studim kanë mundur të konstatojnë që kalimi i viteve është i lidhur me këtë faktor. Situatat duket gjithnjë e më progresive dhe ajo mund të kthehet në aspekte shqetësuese për meshkujt në moshën 60-vjeçare. Në një vijë të përgjithshme “ky studim tregon lidhje të fortë mes plakjes dhe dobësimit të aktivitetit seksual”, tha Sophie Fossa e kompanisë mjekësore “Rikshospitalet Trust” në Oslo, “por jo një lidhje të saktë ndërmjet plakjes dhe kënaqësisë. Rezultatet tona do të tregojnë se, ndërsa meshkujt hasin gjithmonë probleme në jetën e tyre intime ndërkohë që tek ta ka nisur procesi i plakjes, nuk ndodh detyrimisht që të jenë më pak të kënaqur me jetën e tyre seksuale”. Sipas Ronald Bracey, psikolog, ekspert britanik në problemet e seksualitetit të meshkujve, rezultatet nuk janë në fund të fundit kaq të çuditshme. Sipas këtij eksperti, në moshën 30 dhe 40-vjeçare meshkujt janë shumë të stresuar nga objektiva të tjerë për të arritur në jetën tyre, që për ta janë më të rëndësishme se thjesht mendimi për seksin, siç janë karriera dhe suksesi, ndaj ata nuk mund të mendojnë për seksin të qetë dhe ta shijojnë plotësisht. Në moshën 50-vjeçare, ndodh krejt e kundërta, meshkujt janë në një fazë që kanë arritur atë që duhet dhe atë që kanë pasur qëllim në jetë. Në këtë moshë ata janë më të prirur për t’iu përkushtuar çështjeve personale dhe intime dhe të mos mendojnë më për probleme karriere, apo suksesi. Gjithçka për ta në këtë moshë i përket shijimit të plotë të jetës, edhe asaj seksuale, prandaj janë më të lumtur e të kënaqur në këtë aspekt të jetës së tyre pikërisht në këtë moshë.

 

metoda kineze
Antitrupat e kuajve luftojnë përhapjen e H5N1

Një metodë shumë e vjetër mund të ofrojë një mënyrë të shpejtë dhe të lirë për t’u mbrojtur kundër virusit të shpendëve H5N1. Shkencëtarët kinezë kanë prodhuar antitrupat te kuajt që janë efektivë në trajtimin e gripit të shpendëve të provuar të paktën te minjtë. Jiahai Lu, në universitetin “Sun Yat-sen” në Guangzhou dhe kolegët e tij kanë vaksinuar vazhdimisht kuajt me një vaksinë pule kundër virusit H5N1 për t’i bërë ata që të prodhojnë antitrupa. Më pas ata mblodhën gjakun e kuajve, i ndanë antitrupat në mënyrë të tillë që të mos shkaktojnë reaksione alergjike kur të injektohen tek një human. Kur ata u injektuan minjve një të dhjetën e miligramit të këtyre antitrupave 24 orë pasi u kishin dhënë një dozë vdekjeprurëse të H5N1, të gjithë minjtë mbijetuan. Në teori, antibiotikë të tillë mund të përdoren më së miri dhe në mënyrë të shpejtë kundër epidemisë së gripit të shpendëve, duke e limituar përhapjen e virusit. Por kompanitë farmaceutike nuk i praktikojnë më këto mënyra.

 

Bluetooth, i pari i elektronikës
Firmat më të mëdha elektronike në botë kanë raportuar se kanë zgjedhur për përdorim rrjetin “Bluetooth”, që me anë të teknologjisë së tij të dërgojnë video ndërmjet aparaturave në shtëpitë e tyre. “Bluetooth Special Interest Group” dhe “WiMedia Alliance” thanë se ata kanë zgjedhur sistemin radiofonik me fushë veprimi të shkurtër për të lidhur TV, video-lojërat dhe kompjuterët. Drejtuesit e grupeve thanë se ata kanë punuar së bashku për të përdorur sistemet e “Bluetooth” 100 herë më shpejt se aparaturat aktuale deri në vitin 2008. Anëtarë të të dy grupeve përfshijnë Mikrosoftin, Nokian, dhe Intel.

Të privuar nga gjumi
Shumë adoleshentë në të gjithë botën janë të privuar nga gjumi, gjë që rrezikon rritjen e tyre mendore, emocionale dhe fizike dhe dëmton ecurinë e përgatitjeve të tyre në mësim, tregon një studim i fundit. Problemi mund të jetë edhe fatal, ndërsa adoleshentët marrin përsipër t’i japin makinës edhe kur nuk janë të ngopur me gjumë, thuhet në studim. Vetëm 20 për qind e fëmijëve me moshë 11-17 vjeçare i plotësojnë 9 orët me gjumë që nevojiten për rritjen e tyre, ndërsa 45 për qind flenë më pak se tetë orë, sipas “Sleep Foundation”. Rreth 30 për qind e adoleshentëve flenë në klasë një herë në javë dhe 14 për qind e tyre shkojnë me vonesë në mësim.

Shpresa të reja kundër AIDS
Këshillat dhe përdorimet e mjeteve mbrojtëse gjatë seksit nuk kanë shërbyer për të frenuar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse AIDS. Deri tani nuk ka shpresë për asnjë vaksinë efektive. Tani, 25 vjet pasi janë shfaqur rastet e para të sëmundjes, shkencëtarët mendojnë se janë në rrugën e duhur për të garantuar se dy nga ilaçet që përdoren për të trajtuar infeksionet e HIV mund edhe ta parandalojnë atë. Studimi i fundit është kaq premtues sa zyrtarët janë shprehur se do të fillojnë testet e para te njerëzit e shëndetshëm në të gjithë botën. Me shkallën e përparësisë që ka tani virusi HIV përhapet në 10 njerëz çdo minutë dhe në 5 000 000 çdo vit.

 

  • Hormoni
    Mund të jetë më e lehtë për ata që kanë fobi. Shkencëtarët sugjerojnë “arachnophobes” (fobia e merimangave), dhe njerëzit të cilët kanë fobi të tjera mund të ndihmohen nga një dozë e hormonit të stresit kortisol, i cili dëmton memorien. Universiteti i Zurichut ka zbuluar se ky hormon i bën ata që të ndjejnë shumë më pak frikë.
  • Rreze blu
    Panasonik është shprehur se do të fillojë shitjen e aparateve të disqeve me cilësi të lartë me rreze blu në shtator për më pak se 1 500 dollarë dhe duket se 5 milionë të këtyre aparateve DVD do të shiten që në vitin e parë në njerëzit që kanë pasion teknologjinë. Aparatet përfshijnë edhe kompjuterët dhe sistemet e lojërave.
  • Proteinat
    Një grup studiuesish italianë kanë zbuluar një strategji parandaluese dhe terapeutike për të luftuar alergjitë. Zbulimi bazohet në veprimin e një proteine të bakterit të ulcerës “Helicobacter pilori”. Sipas tyre, ajo ka aftësinë për të ulur prodhimin e qelizave imunitare përgjegjëse të reaksioneve alergjike.
  • Kunder astmes
    Tashmë është testuar në nivel ndërkombëtar nga universiteti i Uiskonsinit. Bëhet fjalë për një mjekim në gjendje të godasë astmën që në rrënjët e saj. Studimi tashmë do të zhvillohet edhe në Itali në spitalin “San Paolo” në Milano. Eksperimenti ka të bëjë me një antitrup monoklonal, që godet shkaktaret e astmës.
  • Klonimi
    Shkencëtarët amerikanë i kanë modifikuar gjenetikisht derrat në mënyrë që të rrisin në trupin e tyre prodhimin e acideve yndyrore omega-3, të cilat janë të shëndetshme për zemrën. Derrkucët e klonuar, të krijuar nga ky studim prodhojnë nivele të larta të acideve yndyrore omega-3 nga analogët e tyre omega-6.
  • Vetmia
    Vetmia është e dëmshme për zemrën. Ajo rrit presionin e gjakut të atyre që janë afër moshës së tërheqjes me të njëjtën shkallë si duhani, apo jeta pasive. Ndjenjat kronike të izolimit social janë të lidhura me sasinë e rritjes që mund t’ia çojë presionin e gjakut e atyre lehtësisht në hipertensionit.
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 1°C
Mes.: 1°C
Lag.: 87%
Shpejt.: 2 km/h
Drejtimi:
Barom.: 1020.0 mb
VAR

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page