|
Shkodra ka halle të tjera |
|
Saturday, 01 April 2006 |
|
“Na lini të qetë Shkodra ka halle të tjera”.Shkodra ka shumë probleme me të mëdha me të cilat përballet çdo ditë. Nuk na ka pëlqyer aspak mënyra sesi është trajtuar çështja e vendosjes së bustit të Nënë Terezës në qytetin tonë”. Kështu janë shprehur dje disa nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Ata kanë sqaruar se asnjëherë në Shkodër nuk ka pasur konflikte mes dy komuniteteve fetare, por mes ministrisë së Kulturës, Bashkisë dhe disa shoqatave muslimane. “Ka një acarim të pashpjegueshëm të këtij problemi. Vendosja e kryqeve nëpër kodra, debati për Kishën-Xhami, raportet fetare të drejtuesve të institucioneve në favor të njërit krah për arësye të ndryshme dhe tani dhe çështja e bustit të Nënë Terezës”, ka deklaruar këshilltari Zija Vukaj. Anëtarët e këshillit Bashkiak, në diskutimet e tyre janë shprehur se ka një tendencë që Shkodra të shihet si “Delja e zezë”, ndaj kësaj situate duhet t’i jepet fund menjëherë.
|