Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Pak aromė France
Pak aromė France
Friday, 31 March 2006
Të rinjtë shkodranë të ndiejnë pak aromë France
Java e frankofonisë, e pranishme dhe ambasadorja franceze

Pak erë “Francë” ka zbutur dje ajrin e lagësht të Shkodrës.

Në kuadrin e aktiviteteve të përvitshme, Aleanca Franceze, dega Shkodër, ka organizuar në kinema “Millenium“ një spektakël me rastin e javës së frankofonisë. E veçanta e spektaklit të organizuar këtë vit, ishte pjesëmarrja e vetë ambasadores franceze Bourolleau, si dhe të funksionarëve të tjerë të ambasadës franceze në Tiranë.

Në spektaklin e titulluar “Kultura shqiptare dhe franceze në Shkodër”, përveç ambasadores franceze, ishin të pranishëm dhe autoritet lokale, kryetari i Bashkisë, Artan Haxhi, rektori Mahir Hoti, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Shkodër, Loro Mandi, frankofonë të fushave të ndryshme si dhe prindër e nxënës që mësojnë gjuhën frënge.

Sipas shefes së degës së Aleancës Franceze në Shkodër, të quajtur si antenë e aleancës në qendër, Dhurata Hoxha, organizimi i spektaklit me rastin e javës së frankofonisë, ky vit përkoi dhe me dy ngjarje të rëndësishme për frankofonët e qytetit të Shkodrës, siç është hapja e degës së gjuhës frënge në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, si dhe pjesëmarrja e një grupi të rinjsh nga shkolla e mesme “28 Nëntori”, në një aktivitet rinor që do të zhvillohet në Francë, gjatë muajit maj të këtij viti.

Aktivitetet me rastin e javës së frankofonisë filluan në ambientet e gjimnazit “28 Nëntori”, ku nxënësit që do të marrin pjesë në aktivitetin rinor në Francë paraqitën për të pranishmit një sërë fotografish dhe pikturash të ekspozuara në ambientet e shkollës së tyre. Më pas, aktivitetet vazhduan me një spektakël ë organizuar nga nxënësit dhe studentët e Aleancës Franceze.

Në fjalën e saj të hapjes, drejtuesja e Aleancës Franceze në Shkodër, Dhurata Hoxha, shprehu falenderimet për mbështetjen që ambasada franceze jep për mësimin e gjuhës frënge në qytetin e Shkodrës, për rektorin e Universitetit Hoti, si nismëtar i hapjes së degës së gjuhës frënge në Universitetin e Shkodrës, si dhe mësuesit dhe nxënësit që kontribuan në organizimin e aktiviteteve me rastin e javës së frankofonisë.

Gjatë spektaklit, ranë në sy interpretimet e nxënësve në frëngjisht, të pjesëve të ndryshme të letërsisë franceze, si dhe interpretimi mjaft prekës i legjendës së Rozafës në frëngjisht, që emocionoi pa masë të gjithë të ftuarit dhe, sidomos vetë ambasadoren franceze.

Në fund të spektaklit, ambasadorja franceze vlerësoi cilësinë e lartë të organizimit, punën plot pasion dhe përkushtim të mësuesve të Aleancës Franceze në Shkodër, nivelin e lartë gjuhësor të nxënësve dhe studentëve, si dhe theksoi interesin gjithnjë e në rritje që po tregojnë të rinjtë shkodranë ndaj gjuhës frënge.

Ky interesim vihet re nga vetë numri i konsiderueshëm i të rinjve shkodranë, që mësojnë gjuhën frënge pranë Aleancës Franceze në Shkodër, për të cilën vlen të përmendet puna mjaft e mirë e vetë drejtueses Hoxha dhe gjithë stafit.

Pas spektaklit, me mjaft interes u prit edhe një ekspozitë me punime të ndryshe nga nxënësit e shkollës së mesme artistike “Prengë Jakova”, ku ishin paraqitur punime të ndryshme me emblema, monumente dhe bukuri të tjera të Francës.


 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 1°C
Mes.: 1°C
Lag.: 87%
Shpejt.: 3 km/h
Drejtimi:
Barom.: 1020.0 mb
VAR

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page