Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Konfliktet PD-PS
Konfliktet PD-PS
Friday, 31 March 2006

Ndoc Marku: Shkeli ligjin, abuzoi me listat e asistencës

 

Konfliktet PD-PS, mijëra pa ndihmë ekonomike

Këshilli: Gati denoncimi kryekomunarit

 

Brikena Shllaku

SHKODER

Konfliktet mes drejtuesve të komunës së Temalit që përfaqësojnë dy forcat më të mëdha politike: PD dhe PS lënë pa ndihmë ekonomike qindra familje të kësaj zone. E ndërsa po afron koha për zgjedhjet e reja lokale, në këtë zonë të largët të Shkodrës ende diskutohet legjimiteti i Këshillit të Komunës i dalë nga zgjedhjet lokale të vitit 2003. Ndërkohë, sherret mes palëve kanë startuar ditët e fundit. Dje Këshilli i Komunës së Temalit ka kërkuar lirimin nga detyra të kryekomunarit socialist Mark Zhuri. Madje sekretari i Këshillit të kësaj komune, Ndoc Marku ka kërcënuar se do të denoncojë në prokurori Zhurin. Sipas Markut, veprimet e kryetarit të komunës kanë krijuar një situatë të vështirë në dhjetë fshatrat e zonës së thellë të Temalit. "Ata që e ndiejnë më shumë këtë situatë janë banorët, të cilët nuk mund të marrin të vetmen ndihmë ekonomike që u jep shteti. Kryetari i komunës Mark Zhuri po shkel ligjin", thotë Ndoc Marku. Ky i fundit sqaron se që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, rreth 500 familje nuk marrin asistencë, pasi kryekomunari Zhuri nuk i ka dorëzuar Këshillit të Komunës listat e ndihmës ekonomike për miratim. Sekretari Marku pohon se listat e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike nuk sillen, pasi janë bërë shumë abuzime. "Në lista ka shumë familje që përfitojnë asistencë padrejtësisht, nisur nga preferenca politike apo qëllime të tjera", shprehet Ndoc Marku. Aktualisht puna në komunën e Temalit është paralizuar pasi në Këshillin e Komunës nuk ka ardhur për t'u diskutuar as buxheti i vitit 2006 si dhe nuk është bërë as pagesa e këshilltarëve të kësaj komune. Duke marrë shkas nga këto probleme, Këshilli i Komunës ka kërkuar lirimin nga detyra të Mark Zhurit, ndërsa pritet dhe denoncimi i tij në prokurorinë e qytetit verior.

 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 1°C
Mes.: 1°C
Lag.: 87%
Shpejt.: 2 km/h
Drejtimi:
Barom.: 1020.0 mb
VAR

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page