|
Thursday, 30 March 2006 |
|
Ministri Pollo deklaroi se do zhvillohen konkurse pranimi per ata kandidate qe konkurrojne ne Akademine e Arteve dhe ate te Sporteve.Vetem 20 pike kane ne dispozicion nga matura shteterore kandidatet per artiste, dhe 30 pike ata maturante qe deshirojne te ndjekin Akademine e Edukimit Fizik dhe Sporteve. Piket e tjera do i fitojne me ane te konkursit, ashtu sic ka qene tradite ne keto fakultete. Ky vendim eshte marre dje nga ministri i Arsimit dhe Shkences, Genc Pollo, dhe vlen per kete vit akademik.
Sipas zedheneses se shtypit te Ministrise se Arsimit, Ermelinda Muho, ministri i Arsimit, Pollo, ka nxjerre nje urdher ku thuhet se, per vitin akademik 2006 2007 per shkollat e larta te Akademise se Arteve dhe Akademise se Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” ne Tirane, do te zhvillohen konkurse pranimi per kandidatet per studente. “Pas konsultimeve dhe propozimeve te marra nga rektoret e dy shkollave te larta, duke pare edhe karakterin specifik te tyre, u vendos qe pranimet ne Akademine e Arteve dhe ne Akademine e Edukimit Fizik “Vojo Kushi” do te behen mbi bazen e rezultateve te provimeve te matures shteterore dhe te rezultateve te konkursit te pranimit te organizuar dhe qe do te zhvillohet ne keto shkolla te larta”, shton Muho. Ne Akademine e Arteve rezultatet e matures shteterore do te llogariten ne masen 20 per qind dhe rezultatet e konkursit te pranimit ne masen 80 per qind, duke konsideruar si thelbesor dhe me te rendesishem pikerisht konkursin dhe shpalosjen e talentit te te rinjve gjate zhvillimit te tij. Nga ana tjeter, rezultatet e provimeve te matures shteterore me peshe 20 per qind te pikeve ne krahasim me konkursin, do t’i duhen konkurrentit per pranimin ne shkollat e tjera te larta. Ndersa ne Akademine e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, ky raport do jete 70 per qind me 30 per qind, respektivisht perqindja e rezultatit te konkursit te pranimit dhe perqindja per rezultatin e provimeve te matures shteterore. |