|
Drejtori i KESH-it ka qėnė nė Shkodėr |
|
Wednesday, 29 March 2006 |
|
Drejtori i KESH-it ka qėnė nė Shkodėr
Shkodėr-Drejtori i KESH-it ka qėnė nė Shkodėr dhe ėshtė prononcuar edhe pėr pagesėn e vogėl dhe nė rėnie sidomos tani kur ai ėshtė drejtor i pėrgjithshėm i KESH-it, tė faturės nė Shkodėr. Beli tha se edhe atėherė kur vėndi ishte nė krizė, Shkodra ėshtė furnizuar mė tepėr me energji dhe kjo ėshtė e vėrtetė. Po kėshtu Beli deklaron se Shkodrės i jepet mė shumė rreth 20 pėrqind energji se sa paguan dhe pagesa ėshtė pėrsėri e vogėl. Beli u pėrpoq tė sensibilizonte popullin e Shkodrės pėr tė paguar faturėn e energjisė elektrike dhe kėshtu shtimi i furnizimit do tė rritej. Mirėpo drejtori i KESH-it nuk sqaroi nė Shkodėr, se ēfarė e pengonte KESH-in pėr tė detyruar si konsumatorėt dhe faturistėt ashtu dhe punonjėsit e KESH-it nė Shkodėr tė bėnin detyrėn e tyre. Beli nuk sqaroi se pse nė qytetin kur ka mbi 26 mijė matėsa dhe energjia ėshtė e matėshme mė tepėr se 90 pėrqind, nuk paguhet fatura dhe pėr mė tepėr pse lejohen tė mos paguhen lekėt kur kushtet janė pėr tu paguar. Beli nuk sqaroi pse KESH-i lejon qė edhe tani kur kabli i pamanipulueshėm po shtrohet nė Shkodėr, lejohet edhe tė prishet ky investim dhe tė mos paguhet fatura. KESH-i dhe pėrfaqėsuesi mė i lartė i tij nė Tiranė nuk sqaruan gjithashtu se pse i gjithė aksioni i taksėforcės nė Shkodėr nuk rriti arkėtimet megjithse ishte nisur pikėrisht pėr kėtė gjė nga Tirana. Nė Shkodėr vazhdon teoria e ec e jakeve tė drejtorėve tė KESH-it dhe ministrave tė cilėt thonė tė njėjtėn gjė nė qytetin tashmė model tė kėshillave nga pėrfaqėsuesit e qeverisė. Vetėm se tė gjithė nuk sqarojnė se pse KESH-i nuk kryen punėn e tij qė ėshtė furnizimi me energji dhe mbledhje e lekėve nga tė gjithė konsumatorėt. Nė tė kundėrtėn ka vetėm dy rrugė pėr ato qė nuk paguajnė dhe janė prerja e lidhjes dhe denoncimi nė organet kopetente. Duke mos bėrė kėtė, Shkodra nė saj tė kėshillave paguan vetėm 25 pėrqind energjinė si mesatare dhe furnizohet me vetėm 14-tė orė nė ditė po si mesatare. |