|
Miratohet vendi, myftiu: Do tė organizojmė protesta |
|
Wednesday, 29 March 2006 |
|
Miratohet vendi, myftiu: Do tė organizojmė protesta
Deklarata e ashpėr u bė nga vetė myftiu i kėtij qyteti, Haxhi Bashkim Bajraktari, pasi mori vesh qė dje ishte mbledhur komisioni i urbanistikės nė bashki i cili kishte marrė nė shqyrtim vendin e propozuar pėr vendosjen e monumentit tė Nėnė Terezės nė kėtė qytet. Ky i fundit, me vota unanime kishte vendosur qė vendi ishte i pėrshtatshėm, dhe ia kaloi pėr miratim kėshillit bashkiak
Miratohet vendi, myftiu: Do tė organizojmė protesta
Anila Dushi
Shkodėr-Protesta paqėsore nėse vendosni monumentin e Nėnė Terezės nė Shkodėr. Deklarata e ashpėr u bė nga vetė myftiu i kėtij qyteti, Haxhi Bashkim Bajraktari, pasi mori vesh qė dje ishte mbledhur komisioni i urbanistikės nė bashki i cili kishte marrė nė shqyrtim vendin e propozuar pėr vendosjen e monumentit tė Nėnė Terezės nė kėtė qytet. Ky i fundit, me vota unanime, kishte vendosur qė vendi ishte i pėrshtatshėm, dhe ia kaloi pėr miratim kėshillit bashkiak.
Komisioni i urbanistikės miratoi madje edhe njė vend tjetėr tė mundshėm pėr vendosjen e bustit, pėrsėri pronė publike, nė qendėr tė qytetit, tek ndėrtesa e filialit tė Albapostės.
***
Menjėherė pas kėtyre vendimeve, Myftiu i Shkodrės, Haxhi Bashkim Bajraktari dhe zėvendėsmyftiu, Arben Halluni, deklaruan nė media se pavarėsisht nga vendimi i marrė ata shpresojnė qė anėtarėt e kėshillit bashkiak do ta kundėrshtojnė vendosjen e monumentit nė pronė publike. Sipas tyre, nė kėtė kėshill ka burra qė e njohin mire situatėn nė Shkodėr dhe nuk do tė lejojnė qė shenjtorja katolike tė vihet nė sheshe publike. Nė rast se do tė miratohet kjo vendosje, atėherė do tė mblidhen kėshilli i myftinisė dhe ai i teologėve e i imamėve, tė cilėt do tė shqyrtojnė dhe vendosin pėr mundėsinė e njė proteste paqėsore. Nėnė Tereza ėshtė Nderi i Kombit por jo shpirti i kombit. Ne do tė bėjmė protesta me mjete demokratike e paqėsore pasi jemi kundėr atyre qė siē thotė populli hanė bukėn e turkut dhe bėjnė lutje pėr shkjaun,-tha dje Halluni.
Mė tej drejtuesit e lartė tė myftinisė shtuan se ky nuk ėshtė njė problem ndėrfetar, konflikt mes dy komuniteteve. Problemi qėndron tek moszbatimi i ligjit, tek neglizhenca qė i bėhet zbatimit tė tij nga dikastere si Ministria e Kulturės dhe pushteti vendor, nėn ndikimin e individėve tė caktuar me pushtet politik. Kemi tė bėjmė me njė mosvullnet politik pėr tė respektuar ligjin njėlloj pėr tė gjithė dhe jo nėpėrmjet anės fetare tė problemeve. Sot ministri Bujar Leskaj ka qenė nė kishėn e Shirqit, nė Dajē tė Shkodrės, monument kulture, dhe nuk ka ndaluar tė shikojė xhaminė e Plumbit, njė tjetėr monument kulture qė ka nevojė pėr ndėrhyrje financiare. Kjo besoj se flet mjaft,-tha dje Bajraktari duke aluduar kėshtu sikur shteti shqiptar financon mė shumė pėr riparimin e kishave sesa tė xhamive.
|