|
Komandanti i NATO takim në universitet |
|
Tuesday, 21 March 2006 |
|
Komandanti i NATO takim në universitet
Komandanti i forcave të NATO-s në Shqipëri, gjenerali Vito di Ventura, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Pëllumb Qazimi dje ka realizuar një takim studentët e Universitetit të Shkodrës. Ai ka mbajtur një leksion para studentëve të italishtes mbi NATO-n dhe aktivitetin e saj në Shqipëri. Gjenerali Ventura u ka folur studentëve për krijimin e NATO-s, funksionin dhe strukturat e saj si dhe për kushtet që duhet të plotësohen për tu anëtarësuar. Gjatë takimit, ministri Fatmir Mediu ka deklaruar se integrimi në NATO është prioritet i qeverisë sonë dhe se për këtë po hartohet një plan pune i përbashkët. Numri një i mbrojtjes, është shprehur se duhet të jemi krenar për përfshirjen tonë në luftën kundër terrorizmit. Ndërkohë, Mediu u ka bërë të ditur studentëve të universitetit “Luigj Gurakuqi”, se është hequr shërbimi i detyrueshëm ushtarak për studentët. Gjithashtu, ai u ka thënë të rinjve se qenia në forcat e armatosura është një privilegj |