| Luis Ejlli: Sot prezantimi |
| Monday, 20 March 2006 | |
|
Luiz Ejlli do të ‘prezantojë’ sot këngën “Zjarr e ftohtë”, me të cilën Shqipëria do të konkurrojë për të tretën herë në festivalin Evropian “Eurosong 2006”, gjatë një takimi me vendet pjesëmarrëse në këtë garë. Ndërsa nesër do të hidhet shorti për renditjen e prezantimit të këngëve në mbrëmjen e gjysmëfinales dhe natës së finales Luiz Ejlli do të prezantojë sot këngën “Zjarr e ftohtë” me të cilën Shqipëria do të konkurrojë, për të tretën herë në festivalin evropian të këngës “Eurosong 2006”. Në Athinë, gjithçka do të flasë vetëm shqip, falë vetë natyrës së këngës së tij. Nga organizatorët e festivalit është menduar që sot të bëhet një takim me përfaqësuesit e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në garë, të cilat do të paraqesin të gjitha materialet në audio dhe video. E duke nisur nga sot, deri në 18 maj, kur do të zhvillohet edhe vetë festivali, këngët dhe videoklipet e tyre do të transmetohen në të gjitha Radio-Televizionet e Greqisë dhe të vendeve pjesëmarrëse, në mënyrë që publiku të njihet me këngët konkurruese në edicionin e 51-të të Eurovizionit. Prezantuesit e festivalit, Maria Menounos dhe këngëtari Sakis Rouvas, nesër do të realizojnë hedhjen e shortit nga i cili do të rezultojë rradha e prezantimit të këngëve në mbrëmjet e gjysmëfinales si dhe të finales së festivalit. Kënga shqiptare është orkestruar dhe kompozuar sipas të gjithë parametrave bashkëkohorë, e regjistruar në një nga studiot më të mira në Itali, si dhe do të shoqërohet nga një videoklip dhe një grup prej katër këngëtarësh polifonik. Dhe përfaqësuesi i tretë shqiptar në këtë festival, këngëtari Luiz Ejlli, i cili këtë vit do të konkurrojë me këngën “Zjarr e ftohtë”, këngë me tekst të dr. Florit dhe e kompozuar nga Klodian Qafoku, fitues i edicionit të 44 të festivalit këngës në RTSH, pritet të përcjellë sërish emocione dhe muzikën tradicionale shqiptare. Muzika polifonike dhe natyra e saj kanë bërë që kënga të këndohet vetëm në gjuhën shqipe, në këtë mënyrë do të ruhet edhe origjinaliteti dhe tingëllimi më i mirë i saj. Regjistrimi i këngës është bërë në një nga studiot më të mira dhe të njohura në Itali, atë të Gaxibos. Janë bërë disa ndryshime në kompleks dhe në disa drejtime nga kënga me të cilën Ejlli u prezantuar në dhjetor është ndryshuar në orkestrim, në kompozim dhe në mënyrën e paraqitjes. Gjithashtu është ndryshuar grupi që e shoqëronte Luiz Ejllin në festivalin e këngës në RTSH-së me një tjetër grup polifonik të përbërë nga katër vetë. Për një prezantim sa më të mirë dhe të plotë është realizuar edhe një videoklip i këngës, që do të shoqërojë këngën. Në këtë edicion të ri të festivalit do të marri pjesë 38 këngë, të cilat së bashku me videoklipet e tyre, përgjatë këtyre muajve do të transmetohen në të gjitha Radio-Televizionet e Greqisë dhe të vendeve pjesëmarrëse. Edhe në vendin tonë do të transmetohet herë pas here të gjitha këngët evropiane, së pari në Radio-Televizionin publik Shqiptar. Festivali Evropian i Këngës “Eurosong 2006” do të nisë më 18 maj, me natën gjysmëfinale, ndërkohë që nata finale e çmimeve do të jetë më 20 maj. Për të tretën herë në Eurovizion Për të tretin vit me radhë Shqipëria do të prezantohet para publikut evropian me muzikën dhe traditën e saj. Luiz Ejlli do të jetë këngëtari i tretë shqiptar që do të ngjitet në skenën e “Eurosong”. Përballjen e parë me këtë publik e pati Anjeza Shahini, më 2004, e prezantuar në Turqi me këngën “Imazhi yt” , që në natën finale të festivali u rendit e shtata, duke i dhënë kështu mundësinë Shqipërisë, që vitin pasues të përfshihej direkt në natën finale. Por tashmë, Ejlli nuk do të ketë të njëjtin ‘fat’ si këngëtarja Ledina Çelo, e cila u prezantua më 2005 në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, me këngën “Nesër shkoj”, e cila në renditjen përfundimtare ishte e 16-ta. Shahini dhe Çelo kënduar në Eurosong në gjuhën angleze, ndërkohë që Ejlli këtë vit do të këndojë shqip. E ndërsa një vit më parë Shqipëria u prezantua me ngjyrime të forta folklorike, me violina dhe daulle, edhe këtë vit, ato nuk do të mungojnë, por janë zëvendësuar me fustanellat dhe gajde. Prezantimi shqiptar në fqinjin tonë, Greqi, me Luiz Ejllin dhe “Zjarr e ftohtë”, do të nisë në gjysmëfinale, në datën 18 maj, prej së cilës do ta varet edhe futja në natën finale të festivalit. Ejlli do të konkurrojë krahas 23 vendeve të tjera. Greqia e fitoi të drejtën e organizimit të Festivalit Evropian “Eurosong 2006”, si fituese e edicionit të shkuar, i cili u zhvillua në Kiev, Ukrainë, me këngën “Number One”, të kënduar nga Elena Paparizou. Edhe këtë vit Greqia do të konkurrojë me një këngëtare shumë të njohur, Anna Vissi. e.kaçi |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() VAR
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |