| Bashkia Shkoder: Do japim me qira dyqanet dhe objektet e tjera |
| Sunday, 19 March 2006 | |
|
Bashkia Shkoder: Do japim me qira dyqanet dhe objektet e tjera
Brikena Shllaku SHKODER
Bashkia e Shkodrës dje ka nisur proce durat e ankandit për tregun e madh të shumicës të fruta-perimeve, i cili po ngrihet në dalje të këtij qyteti (rrugës për Koplik). Në prag të përfundimit të fazës së dytë të punimeve, drejtuesit e këtij institucioni kanë lajmëruar të gjithë tregtarët e interesuar që të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm dhe kërkesën për marrjen me qira të dyqaneve, magazinave dhe objekteve të tjera të këtij tregu. Ndërkohë, bashkiakët kanë bërë dhe reklamimin e vendeve të lira për punë. Sipas tyre, njoftimi është bërë, pasi u duhet kohë për të bërë përzgjedhje. Për ndërtimin e tregut, i cili do të administrohet nga Bashkia e qytetit verior, Banka Botërore ka investuar vetëm për fazën e parë të punimeve, një fond prej 827 mijë dollarësh. Ky konsiderohet të jetë një nga investimet më të mëdha të bëra në këtë qytet kohët e fundit. Tregu i shumicës së fruta-perimeve që po ngrihet me OK e KRRTSH-së afër Institutit të Misrit dhe Orizit, përfshin një sipërfaqe prej 34 mijë e 470 metra katrorë. Burime nga Zyra e Urbanistikës bëjnë të ditur, se gjatë fazës së parë të punimeve parashikohet ndërtimi i 40 dyqaneve dhe magazinave, 64 vende për shitje me makina, 108 vende për parking automjetesh 1 deri në 7 ton, zyra, infermieri, lokale, bankë, kabina telefonike, transformator dhe një stacion pompimi. Në këtë treg do të ketë furnizim 24 orë me ujë dhe energji elektrike, asfaltim të të gjithë ambienteve si dhe një sistem kanalizimesh. Aktualisht tregu i shumicës fruta-perime ndodhet në hyrje të qytetit të Shkodrës. Ai ka sjellë shumë probleme si në qarkullimin rrugor, ashtu dhe për ndotjen e kësaj zone. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() VAR
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |