Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Flet kryegjeologu Vukaj: Nėntoka e Shkodrės do themele speciale
Flet kryegjeologu Vukaj: Nėntoka e Shkodrės do themele speciale
Saturday, 18 March 2006
Flet kryegjeologu Vukaj: Nëntoka e Shkodrës do themele speciale

BRIKENA SHLLAKU

SHKODER

Asnjë nga ndërtimet e kryera vitet e fundit në qarkun e Shkodrës, nuk është mbështetur mbi studimet gjeologjike”. Kështu bën të ditur Drejtori i Ndërmarrjes Gjeologjike për rajonin e Shkodrës, inxhinier, Stak Vukaj. Ai tërheq vëmendjen e drejtuesve të pushtetit vendor, me qëllim që t’i jepet fund një praktike të tillë, e cila mund të rezultojë me pasoja fatale për jetën e qytetarëve. “Pozita gjeografike, ka ndikuar që nëntoka e rajonit të Shkodrës të jetë më e pasur me ujëra nëntokësore, krahasuar me qytetet e tjera në vendin tonë. Për këtë shkak, drejtuesit e zyrave urbanistike duhet të detyrojnë subjektet, si ato private edhe shtetërore që para se të ndërtojnë, të drejtohen pranë ndërmarrjes sonë, me qëllim që të kryejnë analizat gjeologjike të tokës”,- thotë ai. Sipas tij, si rezultat i zhvendosjes së sipërfaqeve nëntokësore, një pjesë e konsiderueshme ndërtimesh, që janë bërë vitet e fundit kanë nisur të pësojnë plasaritje dhe dëmtime. “Qytetarët kanë qenë të paduruar, për ndërtimin e banesave apo godinave të subjekteve tregtare dhe kanë neglizhuar kryerjen e këtyre analizave. Mbi kurrizin e tyre, tashmë do të rëndojë një faturë akoma më e madhe për rikonstruksionin e ndërtimeve, sesa do t’u kishte kushtuar kryerja e analizave gjeologjike”, - thotë Vukaj. Ai pohon se të pakujdesshme janë treguar edhe firmat private, që kanë marrë përsipër të kryejnë ndërtimin e akseve të rëndësishme rrugore. Si shembull ilustrues ai paraqet rastin e dy rrugëve, asaj të Murriqanit dhe aksit Shkodër-Koman. Sipas tij, këto dy rrugë kanë pësuar zhvendosje dhe në periudhën e dimrit, si pasojë e reshjeve të shiut, mbulohen me masive mbeturinash inerte që rrëshqasin prej skarpateve të kodrave.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 1°C
Mes.: 1°C
Lag.: 93%
Shpejt.: 3 km/h
Drejtimi:
Barom.: 1020.0 mb
VAR

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page