Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Basketboll arrow Basketboll-Osmani: E kemi arrritur objektivin
Basketboll-Osmani: E kemi arrritur objektivin E-mail
Friday, 17 March 2006

Fitorja e Vllaznisë ndaj Dinamos, njërës prej rivaleve të saj dierekte ka ardhur në momentin e duhur. Ndonëse blutë e Çarçanit i kishin mundur shkodranët tre herë brenda këtij sezoni, djemtë e trajnerit Petrit Osmani ishin përgatitur maksimalisht për t’i thyer ata në ndeshjen e katërt. Si rrjedhojë Vllaznia ka arritur të fitojë dhe aktualisht mban vendin e dytë në renditje. Një vend që është dhe pikësynimi kryesor i kësaj skuadre pas përfundimit të këtyre dy fazëve. Trajneri i mirënjohur Petrit Osmani flet me shumë entuziasëm pas ndeshjes së fundit teksa thotë: “Ka qenë një ndeshje vërtet e vështirë. 

.  Dinamo na kishte mundur tre herë këtë sezon dhe nuk dëshironim kurrsesi që kjo të ndodhte edhe herën e katërt. Prandaj dhe të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin e tyre në këtë ndeshje, çka solli dhe fitoren. Dua të veçoj mbi të gjitha lojën e Gjeçajt dhe Nexhimit që ishin më të mirët por pa haruar kurrsesi Halilin, Berdicën, Myselimin etj. Me këtë fitore besoj se kemi arritur diçka të mirë dhe pavarësisht se ka edhe katër ndeshje deri në fund të kësaj faze, e kemi siguruar vendin e dytë ose të tretë në renditje”. Pikërisht ky ka qenë dhe objektivi kryesor i të tre skuadrave, Vllaznisë, Dinamos dhe Studentit për t’iu shmangur vendit të katërt në renditje, çka do të thoshte një përballje direkte me Valbonën në gjysmëfinale. Sot ndërkohë shkodranët do të presin në “qazim Dervishi” ekipin e teutës, një ndeshje relativisht e lehtë për ta. Sipas trajnerit Osmani e rëndësishme është tashmë të mbyllin me këtë ritëm fazën e dytë. “Pikësynimin tonë e kemi arritur thuajse plotësiht tashmë, na mbetet të presim edhe ballafaqimin mes Dinamos e Studentit për të parë nëse do të renditemi të dytët apo të tretët. Ky besoj se është sukses për skuadrën tonë, e mbushur thuajse tërësisht me djem të rinj por megjithatë ata po paraqiten mjaft mirë dhe si rrjedhojë jemi këtu ku jemi”-ka thënë në fund të prononcimit të tij Petrit Osmani, trajner i ekipit të Vllaznisë në basketboll për meshkuj.
Gjergj KOLA
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 8°C
Lag.: 94%
Shpejt.: 19 km/h
Drejtimi: 40°
Barom.: 1006.1 mb
NE
Vizitore: 1496766

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page