Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Mund të korrigjohet një gabim i rëndë mbi monumentet
Mund të korrigjohet një gabim i rëndë mbi monumentet
Friday, 17 March 2006
Mund të korrigjohet një gabim i rëndë mbi monumentet
Monumentet
Ping - pongu që u ka hapur udhë abuzimeve
Oliverta Lila
Drejtoritë rajonale rikthehen nën varësinë e
IMK-së. Varësia e dyfishtë ka shkaktuar abuzime të shumta. Monumentet në gjendje alarmante.
“Buxheti është në dietë”.

Zoti Baçe është vendosur që drejtoritë rajonale të monumenteve të kulturës do të kthehen sërisht nën varësinë e plotë të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Pse është parë i nevojshëm një veprim i tillë?
Pozicioni në të cilin ndodhet aktualisht IMK-ja është shumë i paqartë dhe ka penguar mbarëvajtjen normale të përkujdesjes për monumentet e kulturës. Që të bëhet një projekt restaurimi duhet të kalojë në disa hallka. Që monumentet të ruhen dhe të bëhet një restaurim sipas projektit të përgatitur duhet të ketë një zinxhir i cili do të ecë në mënyrë prefekte. Duhet të jetë një institucion i cili merr projektet, merr mbikqyrjen dhe po ashtu duhet të jenë edhe drejtoritë rajonale që kanë elementet e tyre që ta zbatojnë atë. Deri tani kjo teknikë është bërë shkel e shko. Me proçeset e tenderimit janë bërë abuzime në shifra kolosale. Një anë e mirë e këtij veprimi është dhe stazhi i punës që fitojnë këta specialistë duke punuar në Institut. Ndërsa praktimi i tenderave detyronte marrjen e një specialisti nga rruga, i cili mund të ketë praktikë të mirë ndërtimi po nuk ka praktikë në monumentet.
Ishte një kërkesë e juaja rikthimi i varësisë së drejtorive rajonale nga IMK-ja dhe çfarë pritet të ndryshojë?
Ka qenë një mendim i përbashkët edhe me ministrin Leskaj. Kjo është vendosja e një baze mbi të cilën do të mund të fillojmë të lëvizim gjithçka. Hapi i parë është që fondi do t’i kalojë IMK-së dhe emërimet e drejtorëve rajonal do të bëhen nga ky Institut. Për mua janë dy elementët kryesorë për të ndryshuar. Së pari të hiqet praktika e tenderimit që ma do mendja se me ndryshimet që janë bërë në ligjin për trashëgiminë që u miratua nga një komision që u organizua nga ministria i pritet rugë këtyre abuzimeve. Së dyti, drejtoritë rajonale duhet të punojnë dhe të kthehen në gjendjen e mëparshme, të mos jenë spektatorë parazitë të monumenteve. Megjithatë disa prej tyre kanë ecur siç është rasti i Beratit, ku drejtori Ajet Nallbani ka 30 vjet që punon aty dhe ka bërë përpjekje për të hartuar dosjen e Beratit për UNESCO-n dhe që të mos bëhen dëmtime.
Me këtë status të ri të IMK-së, cili do të jetë roli i drejtorive rajonale të monumenteve?
Ne kemi një strukturë të ndarë në departamente, me anë të3 së cilave çdo drejtori rajonale do të komunikojë me drejtorinë e Institutit për probleme finaciare ose të tjera që ato mund të kenë. Ndërsa këto drejtori do të jenë elemnte që do të vënë në jetë projektet tona. Instituti do të ketë kontroll të drejtpërdrejtë, fondet do të vijnë te ne dhe do bëhet një shpërndarje më e drejtë e fondeve.
Aktualisht si po funksionojnë drejtoritë rajonale dhe sa janë të varura nga Instituti?
Faktikisht ne kemi disa drejtori rajonale me anë të të cilave Instituti i Monumenteve të Kulturës bën punimet e restaurimit dhe njëkohësisht merr të dhënat për gjendjen e monumenteve në këto rrethe. E ngatërruar është varësia e këtyre degëve rajonale. Dikur ato kanë patur varësi vetëm nga IMK- ja dhe puna ka ecur mirë. Ndërsa tani kanë një varësi të dyfishtë që nuk kuptohet se kush iu kërkon llogari apo se kush i komandon. Varen edhe nga Instituti dhe nga Drejtoria e trashëgimisë kulturore në Ministrinë e Kulturës. Fondet iu shkojnë secilës prej këtyre degëve, madje edhe emërimi i drejtorëve të tyre bëhet nga Ministria e Kulturës dhe kështu nuk kuptohet ku ndodhet ky proçes. Është e paqartë se cila është detyra e Institutit dhe cila ajo e Drejtorisë së Trashëgimsë Kulturore në MTKRS. Shpesh unë kërkoj të di diçka dhe ata thonë që këtë letër ia kemi dërguar Ministrisë. Ndonjëherë ndërhyet direkt nga ministria për të vendosur gjobë ndaj drejtorive rajonale dhe ndonjë material që duhet të jetë në Institut ka shkuar në Ministri. Në këto kushte edhe vet fondet nuk jepen direkt në institut por i jepen drejtorive rajonale. Ne ngelemi në një pozicion krejtësisht të paqartë. Nuk merret vesh se kush komandon, ndërkohë që llogaria i kërkohet IMK-së.
Po përsa i përket projekteve restauruese, si proçedohet midis IMK-së dhe drejtorive rajonale dhe a ka sjellë pengesa kjo proçedurë?
Duke qenë se stafi që është i pranishëm në këto drejtori është më shumë në kontakt me monumentet dhe e di se në çgjendje janë, IMK-ja mban kontakte me ta. Psh të marrim rastin e Gjirokastrës. Në IMK ka një punonjës që mbulon Gjirokastrën dhe mban kontakte me drejtorinë rajonale. Atëhere këta përcaktojnë listën e objekteve që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente dhe për resataurim. Ndonjëherë janë edhe monumente që dalin rrugës siç është shtëpia e Kadaresë që duhet të bëhet projekti i restaurimit me rastin e vitit të tij. Projektet që janë të një rëndësie më të pakët bëhen direkt nga degët rajonale, ndërsa ndërhyrjet e rëndësishme realizohen nga Instituti. Teorikisht këto duhet të bisedohen në Këshillin Shkencor dhe duhet të dërgohen në Këshillin Kombëtar të Restaurimit që tiu jepet aprovimi përfundimtar.
A kanë këto drejtori rajonale specialistë të aftë që të bëjnë këto ndërhyrje?
Kur flasim për projekte që pregatiten nga arkitekti apo inxhinieri për të ndërhyrë në mure, specialisti është një murator që mund ta bëjë këtë punë i kontrolluar nga tekniku. Ndërsa restaurimet në piktura, ikona ose afreske bëhen vetëm nga persona të specializuar të IMK-së që kanë mbaruar shkollën e lartë dhe kanë pregatitjen e duhur. Në Institutin e Monumenteve të Kulturës ka një sektor arti dhe këto ndërhyrje të rëndësishme bëhen nga këta persona të specializuar. Mendoj se te ne ka një eksperiencë të mirë restaurimi. Disa specialistë mund të kenë 25 - 30 vjet stazh pune, por ka edhe elemente të rinj që mund të kenë studiuar jashtë shtetit. Fillimisht këta të rinj angazhohen si ndihmës, pastaj u lejohet që të bëjnë ndërhyrje të lehta deri sa të fitojnë përvojën e duhur të punës për të ndërhyrë dhe restauruar objekte të rëndësishme. Kur bëhet fjalë për ndërhyrje ai që ka filuar tashi është ndihmës pastaj ndërhyn në proçese të lehtë me kalimin e kohës meret me ndërhyrje të mëdha. Këta specialistë janë në Institutin e Kulturës.
Ka rezultuar e sukseshme një praktikë e tillë, e ndarë mes dy institucioneve qoftë edhe në menaxhimin e fondeve?
Deri tani nuk ka ecur siç duhet. Shpesh shikoj që disa projekte janë bërë dhe zbatuar në një lidhje të shkurtër. Kjo i ka hapur rrugë shumë abuzimeve që janë bërë gjatë kësaj kohe të varësisë së dyfishtë. Një nga rastet më flagrante është mozaiku i Linit. Gjithashtu edhe rasti i 800 ikonave që ndodhen në Muzeun Historik Kombëtar.
Ju si specialist si e keni pritur këtë vendim të atëhershëm të ministrit Klosi?
Në atë kohë unë nuk kam qenë në Institut. Këtu ka një brejtje të vazhduar në të cilën i është hapur shtegu abuzimit maksimal. Për fatin e keq Ministria e Kulturës e shikonte këtë si një rrugë me të cilën mund të bëheshin abuzime. Dhe në këtë rugë nuk është vetëm Blendi Klosi, por edhe nëpunësit që ia pregatisnin këtë gjë.
Në çfarë gjendje janë aktualisht monumentet e kulturës dhe sa vjen në ndihmë buxheti i këtij viti?
Monumentet sot janë në gjendje të tillë që ditë për ditë rrëzohet një shtëpi dhe ka nevoja për ndërhyrje urgjente. Dihet që kjo qeveri ka dhënë atë që është quajtur buxhet i dietave dhe tani për tani jemi në një mungesë financiare. Fondi është 900 milion dollarë dhe është pak më i vogël se vitet e tjera, por po përpiqem të tërheq fondacionet private. Kemi ngritur fondacionin PACKART ku do të ketë një zyrë për mbledhjen e fondacioneve, do vijnë specialistë anglezë, do bëhet një bord në të cilin ka ministra dhe zëvendësministra. Unë do mundohem që të marr 1 nga shteti dhe katër nga të huajt.

Mozaiku i Linit
Si një nga rastet më skandalozë të abuzimit drejtori Baçe ka cilësuar rastin e mozaikut të Linit. “Kemi të bëjmë me një kërkesë për mbulimin e mozaikut të Linit me një ofertë nga ana e qeverisë gjermane. Pregatitet projekti nga një punonjës i Institutit, i çohet ambasadës, miratohet dhe pastaj del që u dashka diçka më tepër për ta realizuar atë. U dërguan 25 mijë marka për projektin e parë dhe në një moment të caktuar del një projekt tjetër që unë nuk e di se çfarë është, sepse dosjet kanë kapakët dhe nuk kanë materialet brenda. Kur marr dosjen e plotë në ambasadë shikoj që aty është një projekt tjetër që është zbatuar me një lidhje e shkurtër. E ka fituar tenderin një firmë dhe pastaj papritur e ka marë një tjetër, e cila jo vetëm që nuk ka zbatuar projektin e parë, por as atë të dytin. Për mua është një nga skandalet e mëdhaja dhe që në literaturën e UNESCO- s ka hyrë si një nga shembujt më makabër të mbulimit të mozaikëve. Janë harxhuar 135 mijë euro që nuk dihet se nga ka kaluar ky projekt sepse as në këshgillin shkencor as në këshilin kombëtar të resataurimit nuk ka gjurmë. Kanë funksionuar në një mënyrë skandaloze. Nuk kuptohet se nga cila drejtori është kontrolluar dhe kjo ka sjellë këtë situatë.

800 Ikonat
Apollon Baçe si një rast të abuzimit me monumetet dhe vlerat kulturore ka përmendur edhe rastin e 800 ikonave që rrezikohen në Muzeun Historik Kombëtar. Ato ruhen në kushte që çdo ditë edhe më shumë ndikojnë në shkatërrimin e tyre. Sipas tij këto ikona janë flakur në gjendje katastrofike edhe pse janë të shekullit të XII dhe kanë vlerë shumë të madhe.

Laboratori fotografik
Drejtori Apollon Baçe ka treguar se laboratori fotografik, që sot nuk ekziston, me të cilin dikur bëheshin ekspozita shumë të mira, do të vendoset në funksionim brenda dy javësh. Sipas tij, menjëherë pas kësaj do të fillojnë ekspozitat, të cilat do të sensibilizojnë qytetarët për pasurinë dhe vlerat e monumenteve kulturore shqiptare. Në dosjet e UNESCO-s thuhet “Në Shqipëri ka një larmi të madhe monumentesh, vlera e të cilave i takon gjithë njerëzimit dhe njëkohësisht i takon shqiptarëve përgjegjësia ndaj njerëzimit për ruajtjen e këtyre monumenteve”.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 1°C
Mes.: 1°C
Lag.: 93%
Shpejt.: 3 km/h
Drejtimi:
Barom.: 1020.0 mb
VAR

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page