Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Ruzhdi Pulaha rikthen pranė Teatrit Kombėtar regjisorin Serafin Fanko
Ruzhdi Pulaha rikthen pranė Teatrit Kombėtar regjisorin Serafin Fanko
Friday, 17 March 2006

Rikthehet Serafin Fanko.Drama e jetës së përditshme, kriminaliteti dhe shenja që lë në shoqëri e frymëzoi për tu kthyer sërish në skenë. Ndihet i emocionuar. U bënë 10 vjet dhe nuk është mësuar me kamera, blice e mikrofona. Është thinjur shumë, por humori shkodran nuk e lë në baltë dhe nuk druhet të bëjë ndonjë shaka me aktorët e gazetarët. Drama “Babai” e shkruar nga Ruzhdi Pulaha rikthen pranë Teatrit Kombëtar regjisorin Serafin Fanku.

Me “Babai” i Ruzhdi Pulahës rikthehet në Teatrin Kombëtar, regjisori Serafin Fanku

Fanku sjell babain shqiptar në teatër

A. Mile

Drama e jetës së përditshme, kriminaliteti dhe shenja që lë në shoqëri e frymëzoi për tu kthyer sërish në skenë. Ndihet i emocionuar. U bënë 10 vjet dhe nuk është mësuar me kamera, blice e mikrofona. Është thinjur shumë, por humori shkodran nuk e lë në baltë dhe nuk druhet të bëjë ndonjë shaka me aktorët e gazetarët. Drama “Babai” e shkruar nga Ruzhdi Pulaha rikthen pranë Teatrit Kombëtar regjisorin Serafin Fanku. Thotë se gjatë këtyre viteve ka pasur oferta nga teatro të ndryshëm në Maqedoni, Turqi, Kosovë, etj, megjithatë nuk është ndjerë i gatshëm të ndërmarrë udhëtime edhe për shkak të gjendjes jo fort të mirë shëndetësore. Për dramën me të cilën filloi punën në tavolinë me aktorët dje, Fanku pohon se vizioni i tij për këtë vepër, është vazhdim i po asaj fryme që ka veshur edhe veprat e mëparshme të tij, pavarësisht kur janë realizuar. Kështu çdo element, skenografia, muzika, etj., janë aktorë më vete që dialogojnë me personazhet, por sigurisht interpretimi i aktorëve është ai që do përcjellë mesazhet. “Babai” i Pulahës është një dramë psiko-sociale. Ajo mbështetet në një temë aktuale, mbi kriminalitetin. “Nuk është dramë policore, por psikologjike e sociale dhe kërkon të hulumtojë se cilat janë shenjat që lenë në të gjitha shtresat e shoqërisë probleme si trafikimi, prostitucioni, etj.”, - u shpreh dje në konferencën për shtyp Pulaha. Për të interpretuar në këtë dramë Fanku ka përzgjedhur një trupë aktorësh të njohur si Rajmonda Bulku, Mehdi Malkaj, Ahmet Pasha, Elida Janushi, Arben Derhemi, Dritan Boriçi, etj. Siç dëften edhe vetë titulli i dramës, figura qendrore e veprës (edhe pse Fanku thotë se vepra ka shumë figura qendrore) është babai, i cili interpretohet nga aktori Mehdi Malkaj. Sa i përket skenografisë, ajo i është besuar Kristo Çalës.
Drejtori i Teatrit Kombëtar Kiço Londo bëri të ditur se drama do ta ketë premierën javën e tretë të muajit prill. Pas “Closer”-it, “Babai”, është vepra e dytë e sezonit të ri të shfaqjeve në TK. Sipas Londos do pasohet nga një e tretë, pavarësisht vështirësive financiare me të cilat ky institucion u përball me ndarjen e buxhetit për këtë vit.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 1°C
Mes.: 1°C
Lag.: 93%
Shpejt.: 5 km/h
Drejtimi: 340°
Barom.: 1020.0 mb
NNW

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page