|
Zviceranėt mbėshtesin Programin pėr Zhvillim |
|
Tuesday, 14 March 2006 |
|
Zviceranët mbështesin Programin për Zhvillim
Përfaqësues të qever isë zvicerane, dje kanë realizuar një takim me drejtues të Këshillit të Qarkut të Shkodrës për finalizimin e linjave kryesore të programit për zhvillimin lokal dhe decentralizimin. Në takimin e organizuar në hotel “Koloseu” të këtij qyteti, ishin të pranishëm ambasadori zviceran në Tiranë, Erich Pircher; përfaqësuesi i ICC-së, Paskal Armold; zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ferdinand Pone, si dhe drejtues të Bashkive dhe Komunave në këtë Qark. Kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, Lorenc Luka dje ka deklaruar se ky program do të nisë të zbatohet brenda këtij viti në këtë qark. Sipas Lukës, fillimisht në këtë program do të përfshihen tetë njësi vendore. Bëhet fjalë për Bashkinë e Shkodrës, të Koplikut, Pukës, Vaut të Dejës, Fushë Arrëzit si dhe komunat: Dajç, Velipojë dhe Gurë i Zi. Ndërkohë, kreu i Qarkut ka sqaruar se ky program do të ketë shtrirje të mëtejshme në këtë rajon. |