Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Gjermania, vėmendje pėr turizmin rural nė Shqipėri
Gjermania, vėmendje pėr turizmin rural nė Shqipėri
Monday, 13 March 2006
Gjermania, vëmendje për turizmin rural në Shqipëri
 

Gjermania, vëmendje për turizmin rural në Shqipëri

12 Mars  Për pesë ditë në Berlin (8 – 12 Mars) u zhvillua Panairi Ndërkombëtar i turizmit. Shqipëria u përfaqësua me stendën e saj, organizuar nga MTKRS dhe Enti Kombëtar i Turizmit, titulluar "Albania, the last secret in Europe’( Shqipëria sekreti I fundit për tu zbuluar në Evropë). Kjo stendë ishte instaluar, në një nga sallat më të vizituara të panairit, nga biznesmenë të vendeve të ndryshme të botës, përfaqesues të agjensive të turizmit dhe qytetarë të shumtë. Stenda përmbante foto nga qytete historike dhe ato turistike, si dhe materiale të shumta promocioni, CD DVD, e objekte të tjera. Mjedisi ishte projektuar në një mënyrë të gjetur dhe sipas drejtuesve të Entit ajo ishte ndër më të mirat e përfaqësimit në këto vite të Shqipërisë. Gjatë ditëve të panairit, në stendën shqiptare u bënë promovime të ndryshme nëpërmjet instalacioneve (foto të bëra nga fotografë gjermanë ) dhe publikimit të disa artikujve të mediave ndërkombëare për natyren, turizmin dhe aspekte të ndryshme të jetës shqiptare. Një mënyrë e veçantë promocioni ishte dhe një kokteij me gatime tradicionale shqiptare organizuar nga Enti Kombëtar i turizmit në bashkëpunim me projektin e USAID-it për zhvillimin e turizmit, EDEM. Ekspozimi i turizmit shqiptar ngjalli interes të madh veçanërisht tek operatorë të turizmit në Ballkan dhe disa vendeve të Evropës. Panairi u vizita nga ministri Bujar Leskaj, i cili takoi përfaqësuesit e operatorëve turistike, në stendën shqiptare ku diskutoi me ta rruget për përmirësimin në vazhdim të promocionit të turizmit shqiptar. Gjatë qëndrimit në Berlin Leskaj pati një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit me qendër në Madrid, Francesco Friangiali. Gjatë takimit Leskaj theksoi përpjekjet që ministria të cilën ai drejton po bën për implementimin e strategjisë së zhvillimit të turizmit, ku prioritet i është dhënë gërshtetimit të turizmit mjedisor me atë monumentet dhe vlerat kulturore. "Shqipëria -tha ministri Leskaj siguron stabilitet dhe siguri per turistët e huaj si dhe për investitorët që janë të interesuar të shohin nga afër natyrën e virgjër shqiptare". Ai vuri në dukje pasurinë e madhe natyrore të Shqipërisë dhe ekzistencës së florës dhe faunës së shumëllojshme në vend. Nga ana e tij Francesco Friangiali propozoi zhvillimin e turizmit rural në Shqipëri nisur nga eksperienca e vendeve të tjera në rajon dhe nga vetë resurset e pasura që paraqet natyra, kombinuar dhe me traditën shqiptare. Ministri ftoi personalitetin e lartë të OBT në Shqipëri, ndërkohë që pritet dhe shkëmbim eksperience mes specialistëve të turizmit shqiptar dhe homologëve në Madrid. Gjatë qëndrimit në Gjermani ministri Leskaj zhvilloi dhe një takim në Bundestagun Gjerman, ku u takua me deputetë të grupit të ekonomisë dhe turizmit. Ministri Leskaj ftoi investitorët gjermanë të investojnë në turizmin shqiptar, nisur dhe nga mbështetja që qeveria shqiptare jep për lehtësinë fiskale e doganore dhe përshtatjes së legjislacionit për investimet ndërkombëtare. Deputetët gjermanë gargantuan mbështetje dhe investime të shpejta konkrete për zhvillimin e turizmit shqiptar, si dhe fillimin e nje fushate promovuese në mediat gjermane.

b.g

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 1°C
Mes.: 1°C
Lag.: 93%
Shpejt.: 5 km/h
Drejtimi: 140°
Barom.: 1020.0 mb
SE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page