|
Kreu i agjencisë “Shkodra Travel” Sokol Hoxha shprehet: |
|
Sunday, 12 March 2006 |
|
Qindra turistë nga Franca dhe Rusia, të cilët kanë prenotuar të kalojnë pushimet këtë verë në Mal të Zi, kanë shprehur dëshirën e tyre për të bërë vizita dy ose tre ditore në Shkodër dhe zona të tjera të vendit tonë. Nisur nga ky fakt, agjencitë turistike në kryeqendrën e veriut, i kanë bërë thirrje Ministrisë së Brendshme, asaj të Turizmit dhe Ministrisë së Jashtme, që të marrin masa të menjëhershme për krijimin e lehtësirave për hyrjen e turistëve të huaj gjatë periudhës së sezonit turistik.
Agjencitë turistike apel qeverisë: Krijoni lehtësira në kufi | | Turizmi ditor, shpresa vjen nga Mali i Zi |
|
| Brikena Shllaku
SHKODER Qindra turistë nga Franca dhe Rusia, të cilët kanë prenotuar të kalojnë pushimet këtë verë në Mal të Zi, kanë shprehur dëshirën e tyre për të bërë vizita dy ose tre ditore në Shkodër dhe zona të tjera të vendit tonë. Nisur nga ky fakt, agjencitë turistike në kryeqendrën e veriut, i kanë bërë thirrje Ministrisë së Brendshme, asaj të Turizmit dhe Ministrisë së Jashtme, që të marrin masa të menjëhershme për krijimin e lehtësirave për hyrjen e turistëve të huaj gjatë periudhës së sezonit turistik. Drejtuesit e këtyre agjencive kanë paraqitur kërkesat e tyre të detajuara, në mënyrë që fillimi i këtij sezoni të mos i gjejë të papërgatitur dhe të kenë kohë për marrjen e masave përkatëse. Ndërkohë, përfaqësues të agjencive që ushtrojnë aktivitet në Shkodër, kanë kërkuar që të krijohet mundësia që turistët francezë të lejohen të hyjnë në Shqipëri vetëm me karta identiteti, dhe jo me pasaportë. Kurse për turistët rusë, kërkojnë pajisjen me viza në pikat kufitare dhe jo në ambasadën Shqiptare në Moskë, kjo me qëllim që të evitohen sorollatjen për ditë të tëra të këtyre turistëve. Agjencitë Prej vitesh, agjencitë turistike në Shkodër kanë një bashkëpunim shumë të mirë me homologet e tyre në Mal të Zi. Fluksi i madh i turistëve të huaj në vendin fqinjë, ka bërë që këto agjenci të vihen në lëvizje që të ofrojnë ardhjen e tyre në vendin tonë. “Drejtues të agjencive turistike malazeze, na kanë thënë se ka shumë turistë francezë dhe nga vende të tjera që dëshirojnë të bëjnë vizita disa ditore gjatë kohës që janë me pushime në këtë shtet. E keqja është se strukturat shtetërore ende nuk po krijojnë lehtësira për hyrjen e turistëve në vendin tonë”, - thotë Sokol Hoxha, përfaqësues i agjencisë “Shkodra Travel”. Ai sqaron se turizmi i vendit tonë në përgjithësi dhe sidomos ai i Shkodrës në veçanti, është i lidhur ngushtë me turizmin malazez dhe kroat. Sipas përfaqësuesve të agjencive turistike në qytetin verior, këtë verë pritet një fluks i madh turistësh në Mal të Zi dhe kjo shton premisat që shumë prej tyre të vizitojnë dhe Shkodrën. Janë 32 mijë francezë që kanë prenotuar për të kaluar pushimet në vendin fqinj si dhe mijëra të tjerë nga Rusia. Kërkesa Kreu i agjencisë “Shkodra Travel”, shprehet se realisht hyrja e turistëve të huaj në Shqipëri nuk është e lehtë. Turistët francezë udhëtojnë në të gjitha vendet e Evropës vetëm me karta identiteti, dhe jo me pasaportë. Një gjë e tillë nuk lejohet në vendin tonë. “Ne u kemi kërkuar instancave shtetërore disa ditë më parë, që të krijojnë lehtësira për hyrjen e turistëve në vendin tonë. Turistët francezë duhet të lejohen të hyjnë vetëm me karta identiteti, pasi ata vijnë thjesht për turizëm. Ndërsa për rusët, sugjerojmë që të bëhet dhënia e vizës në pikat e kalimit kufitar dhe jo në ambasadën tonë në Moskë. Këto grupe turistike do të shoqërohen nga punonjës të agjencive në Shkodër”, - pohon Hoxha. Ky i fundit deklaron se në pikat kufitare të Malit të Zi dhe të Kroacisë, kalimi i turistëve bëhet pa problem dhe se aty bëhet vetëm dorëzimi i listave të turistëve. |
|