|
Tre boksierë shkodranë në një turne në Kroaci |
|
|
Thursday, 09 March 2006 |
|
Këto ditë është nisur drejt Kroacisë një grup prej tre boksierësh të ekipit tonë kombëtar. Bëhet fjalë për tre boksierët e Vllaznisë Artur Gavoçi, Jetmir Kuçi dhe Nelson Hysa. Ata shoqërohen nga trajneri i ekipit tonë kombëtar Zef Gjoni. Turneu në fjalë është i një vështirësie shumë të lartë dhe në të bëhet e ditur se sivjet marrin pjesë boksierë nga shumë vende të Evropës. Ëhstë një aktivitet që bën pjesë në kalendarin e Federatës Evropianë të Boksit por megjithatë boksierët shkodranë kanë shkuar me pretendime në këtë turne. Të paktën kështu ka deklaruar përpara nisjes për në Kroaci trajneri Zef Gjoni i cili është shprehur: “Ky turne që zhvillohet në Kroaci është shumë i rëndësishëm pasi në të marrin pjesë boksierë të njohur.
Boks -Tre boksierë shkodranë në një turne në Kroaci Këto ditë është nisur drejt Kroacisë një grup prej tre boksierësh të ekipit tonë kombëtar. Bëhet fjalë për tre boksierët e Vllaznisë Artur Gavoçi, Jetmir Kuçi dhe Nelson Hysa. Ata shoqërohen nga trajneri i ekipit tonë kombëtar Zef Gjoni. Turneu në fjalë është i një vështirësie shumë të lartë dhe në të bëhet e ditur se sivjet marrin pjesë boksierë nga shumë vende të Evropës. Ëhstë një aktivitet që bën pjesë në kalendarin e Federatës Evropianë të Boksit por megjithatë boksierët shkodranë kanë shkuar me pretendime në këtë turne. Të paktën kështu ka deklaruar përpara nisjes për në Kroaci trajneri Zef Gjoni i cili është shprehur: “Ky turne që zhvillohet në Kroaci është shumë i rëndësishëm pasi në të marrin pjesë boksierë të njohur. Pavaraësisht nga kjo, me boksierët e mi shpresoj shumë të arrijmë tek suksesi për të sjellë ndonjë medalje në Shqipëri. Me këtë turne fillon i ahtuquajturi “muaj sulmi” për boksin shqiptar pasi rradhazi do vijnë aktivitete të tjera të rëndësishme”. Ndërkohë po nga trajneri Gjoni kemi mësuar edhe faktin se janë përcaktuar edhe datat se kur do të zhvillohet turneu Ndërkombëtar “Vllaznia Memorial 2006” pikërisht më 26-30 prill. Pa harruar pastaj edhe Kampionatin Evropian të të rinjve që do zhvillohet në Tiranë e shumë aktivitete të tjera. Gjergj KOLA |