Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Figura arrow Marin Barleti
Marin Barleti E-mail
Monday, 06 March 2006
Marin Barleti (... - ...) - Skėnderbeu...
Nė bibliografinė I, "Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu" gjejmė materiale tė ndryshme qė lidhen me Skėnderbeun, dhe sidomos me librat e Marin Barletit, i cili ėshtė edhe historiani dhe kronisti mė i saktė i figurės sė heroit kombėtar tė shqiptarėve. Vepra 'Historia de vita et gestis Skanderbegi, epirotarvm principis (1508-10)' (Historia pėr jetėn dhe bėmat e Skėnderbeut, princit tė epirotėve) ėshtė pėrveē 'Rrethimi i Shkodrės' (De Obsidione Scodrensi, 1504) njė prej veprave mbi tė cilėn janė referuar shpeshherė historianėt. Lidhur me autorin, jetėn dhe veprėn e tij, nuk kemi mundur akoma tė grumbullojmė materiale sinjifikative, por nė pritje tė njė kompletimi tė tė dhėnave pėr tė, dhe citimit tė veprave tė tij, qoftė lidhur me veprėn "Rrethimi i Shkodrės" apo vepra tė tjera, po publikojmė kėtu shkrimin "Skėnderbeu" nga vėllimi "Historia e heronjve" tė baronit danez Ludvig Holberg (1684-1754). Ludvig Holberg kujtohet pėr veprat e tij komike e teatrale, por edhe si historian e filozof iluminist.

Ėshtė njė personalitet i letrave daneze, shkrimtar danez i lindur nė Norvegji, nė kohėn kur Norvegjia i pėrkiste mbretėrisė sė Danimarkės. Ai e mbyll shkrimin e tij me fjalėt: "Me njė fjalė mund tė thuhet: Skėnderbeu ishte luftėtari, prijėsi dhe njėkohėsisht heroi mė i madh nė histori."

Skėnderbeu - nga Ludvig Holberg
[Pėrshtatur nė shqip prej njė danishteje tė vjetėr nga Arben Ēokaj]

Dikur para pushtimit tė Konstandinopolit dhe rėnies sė principatave lindore, qeveriste nė Epir njė prijės me emrin Gjon Kastrioti, i cili kishte katėr djem, ku mė i riu quhej Gjergj, heroi, jetėn e tė cilit do pėrshkruaj...
Kur Sulltan Murati turk pushtoi thuajse tė gjitha vendet rreth Greqisė, iu desh edhe Gjon Kastriotit tė nėnshtrohej dhe tė japė peng birin e tij Gjergjin sė bashku me vėllezėrit e tij. Murati i bėri ata synet sipas mėnyrės turke dhe Gjergjit i dha menjėherė njė emėr tjetėr, pikėrisht Skėnderbeg, qė do tė thotė Aleksandri i madh, ku tregohet, se ēfarė pėrshtypjeje kishte krijuar ai pėr kėtė epiriot tė ri, dhe ai nuk gaboi. Pasi Gjergji mėsoi nė fėmijėrinė e tij me njė shpejtėsi tė admirueshme shkenca dhe gjuhė tė ndryshme, ēuditėrisht turqisht, arabisht, greqisht, italisht dhe ilirisht; dhe kur erdhi pak mė tepėr nė moshė la tė kuptojė se s'kishte dėshirė mė tė vogėl pėr tė nxėnė ushtrimet ushtarake, kėshtu qė i dha Sulltanit sinjale tė tilla dhe ai e bėri atė menjėherė Sanxhak, qė ka vlerė thuajse tė barabartė me njė Pasha. Nė moshėn 19-vjeēare ai ndoqi luftėn nė Azi, dhe pas njė kohe tė shkurtėr atij iu dha komanda e njė ushtrie; nga ku ai provoi tė tregonte njė guxim e kurajo tė tillė, saqė emri i tij u bė i njohur gjithkund.
Kur ai pas shumė fitoreve u kthye pėrsėri nė Adrianopol, ku ishtė selia e Sulltanit turk, u bė njė dyluftim krenarie nga njė shqiptar, i cili pėr t'i lėnė njerėzit tė shihnin fuqinė dhe burrėrinė e tij, sfidoi njė nga njerėzit e Sulltanit. Por askush s'kishte dėshirė tė kishte tė bėnte me kėtė shqiptar tė egėr, pėrjashto Skėnderbeun, i cili guxoi tė shkonte, dhe me lehtėsi fitoi nė kėtė beteje tė madhe.

...(pas dezertimit tė Skėnderbeut dhe dėshtimit tė osmanėve herė pas here)...

E gjithė bota po ēuditej pėr fuqinė e Turqisė, qė kaq shpesh e kishte tronditur Evropėn dhe Azinė, tė thyhej nga njė provincė e vogėl; njė shembull i ēuditshėm se si cilėsitė dhe zotėsitė e njė njeriu, tė njė vendi tė vetėm mund tė bėnin. Murati e vuri re tani se ēfarė rėndėsie kishte fakti qė Skėnderbeu ishte armiku i tij, ndaj dhe vendosi ta drejtonte luftėn nė njė mėnyrė tjetėr, qė s'e kishte bėrė mė parė, dhe krijoi idenė se nė personin e Skėnderbeut ai kishte tė bėnte me tė gjithė krishtėrimin dhe njėkohėsisht Persinė, nė mėnyrė qė tė mos ishte vetėm e nevojshme tė krijonte njė ushtri tė madhe, por edhe ta drejtonte atė vetė.

... Kur Skėnderbeu ishte pranė vdekjes, shtrirė dhe me temperaturė tė lartė, ndodhi njė sulm i ri turk. U hodh pėrpjetė nga krevati dhe deshi tė armatosej pėrsėri sipas zakonit, por pafuqia s'e la ta bėnte diēka tė tillė, prandaj dhe u shtri nė krevat dhe vdiq pak kohė mė pas. Mund tė thuhet pėr kėtė burrė, se ai ishte heroi mė i madh, dhe askush, as nė historinė e vjetėr dhe as nė atė tė re nuk mund tė krahasohet me tė. Pasi asgjė nuk ėshtė mė e ēuditshme se sa tė shohėsh njė princ tė vogėl me njė grusht njerėzisht tė drejtojė luftėn kundėr dy monarkėve, nga tė cilėt Persia, Egjipti dhe e gjithė Evropa u dridhėn dhe u tmerruan. Ai i shkatėrroi plotėsisht 20 ushtri tė fuqishme, vetė shumicėn e komandantėve dhe luftėtarėve, qė e sfiduan atė, me dorėn e vet. Dhe shkruesit e kohės dėshmojnė, se nė kėto konflikte ai ka vrarė rreth 3000 vetė me shpatėn e tij, gjė qė ėshtė mė shumė se ē'mund tė thuhet pėr ēdo njeri tjetėr mbi tokė. Zotėsia dhe burrėria e tij u shoqėrua nga mėshira dhe butėsia. Ai kishte njė zell tė veēantė pėr besimin kristian dhe kjo duket nga tė gjithe letrat e tij, se ai i dha vetes titullin: Gjergj Kastrioti, Luftėtari i Krishtit. Historia e tij ėshtė pėrshkruar nga shumė, por e pėrkryer ėshtė historia e njė epirioti, Marin Barletit, nė 13 vėllime, tė cilėt unė i kam ndjekur nga afėr. I njėjti Barlet dėshmon se qėkur turqit e pushtuan atė qytet, ku ai ishte i varrosur, nxorrėn eshtrat e tij nga varri e i ndanė copa-copa dhe i pėrdorėn ato si relike tė shenjta duke i varur rreth qafės e duke kujtuar se fati dhe bekimi do i ndiqte mė pas.
Me njė fjalė mund tė thuhet: Skėnderbeu ishte luftėtari, prijėsi dhe njėkohėsisht heroi mė i madh nė histori

 

L A J M E R I M E

“Mėsojmė dhe argėtohemi”
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423.


 
Giffoni Film Festival
giffoniKinema Millenium
Shkoder
Tetor 2008
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 31°C
Mes.: 31°C
Lag.: 36%
Shpejt.: 14 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 1013.2 mb
WSW
Vizitore: 1215757

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page