Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Figura arrow Arshi Pipa
Arshi Pipa E-mail
Monday, 06 March 2006
arshipipa.jpgDimensionet te reja nga arkivi i disidentit Arshi Pipa .Nje seri veprash nga arkivi i disidentit Arshi Pipa eshte prezantuar dje ne ambjentet e Bibliotekes Kombetare. Te zgjedhura nga shtepia e librit "Phoenix", keto vepra plotesojne kolanen e botimeve speciale te mendimit shqiptar. Jane kater vellime, per te cilat kane menduar te vijne deri ne kete dite dy motrat e poetit Fehime Pipa dhe Nedret Kalakulla, te pranishme ne promovim. Pas botimit te dy librave "Rusha" e "Libri i burgut", keto vellime te fundit, te perzgjedhura dhe te qemtuara, vleresohen si shume te rendesishme per Pipen shkrimtar e perkthyes. Nderkohe, fushat humane qe ai levroi kane vend per kritiken, publicistin, linguistin etj.

Studiuesit e letrave Koci Petriti e Stefan Capaliku theksuan rendesine e ardhjes se Pipes me keto faqe te panjohura, si dhe vazhdon te mbetet e tille nje pjese e mire e vepres se tij. Sipas tyre Arshi Pipa, ben pjese ne ata pak krijues e personalitete te mendimit qe sa ishin gjalle i ka ndjekur fati i shkrimtarit pa lexues. Eshte momenti kur vepra e tyre pret te fitoje dimensione te tjera dhe te kaloje nga qarqet intelektuale, ne ato me te gjera deri tek shkollaret.


"Lundertare" eshte libri i pare poetik qe Pipa i ka bere bashke ne vitin '44. Jeta e te riut, mosha me deshiren per udhetim dhe arrati ne kete vellim eshte transfiguruar ne lirike. "Dhe sa e ambel eshte me e pa vehten si ishe njihere!" Ne parathenien e po atij viti qe shoqeron vepren, Pipa shpjegon kete rendje tek poezia "pse kjo asht kur e dheshmja bahet qiellore dhe erresira bahet drite". Ne kete botim te ri permbledhja "Lundertare" shkon bashke me "Librin e Dashurise dhe te fatit", ku perfshihen krijime mbi metafiziken e shpirtit dhe fatit. Ne krijimtarine e Pipes ky ka qene momenti kur ka provuar si bie "rasa". "Rasa e verbet asht shndrrue ne Fatin e papercaktuem, qe poeti do te shkoje tue diktue."


Ajo qe e ka mbajtur gjalle gjate dhjete viteve ne burg, perben vepren II ose "Autobiografine", e cila ndahet ne pese pjese. "Juvenilia" mbledh bashke perkthime nga poezite e ciklit "Lundertare". Pjesa e dyte eshte perkthim ne italisht i poezise se vitit 1969, perkthime te lira serish ne italisht dhe anglisht nga "Libri i Burgut", gjithashtu poezi te shkruara per vendin e lindjes. Lexuesi ve re periudhen e zbrazet ne krijimtarine e Pipes, pas hyrjes se tij ne nje "bote te re" (ne vitin 1958 ai arratiset drejt Amerikes). Dy pjeset e tjera te ketij vellimi jane poemat qe ai krijoi gjate qendrimit dhe proves se kesaj bote.


Pipa si perkthyes prej latinishtes sjell ne vepren III "Lyrika latine", perfunduar ne vitin 1958 ne Sarajeve. Behet fjale per dy mije vargje nga lirikat ose copa lirike nga me te njohurat te autoreve latine. Ketu lexuesi gjen "Shenime mbi Metriken", si nje koment estetik per secilin poet. Historiku i lirikes latine perfshin liriken popullore me poetet Lukreci, Katuli, Virgjili, Horaci, petet elegjiake, Properci, Tibuli, Ovidi, Martiali etj. Arshi Pipa per sa i perket perkthimit ben pjese ne ata pak latinist. Gjithashtu keto perkthime ndiqen nga arsyet qe ai jep per zgjedhjen e dialektit ne gegerisht apo toskerisht qe ka shfrytezuar per poete latin te vecante.

Libri IV ose "Shembuj nga lirika evropiane moderne" eshte nje antologji e poezise boterore duke pershkuar rrugen nga Dante tek Rimbaud. Poezite e mbledhura ne kete vellim, Pipa i ka trasheguar prej shokut te rinise Ruzhdi Cobo, fletorja e te cilit i bie ne dore vetem ne vitin '92, kur viziton Shkodren. Perkthimet e ketij vellimi i mbeten struktures ritmike te origjinalit dhe kronologjise. Ato nisin me humanistet italiane Dante, Petrarka, Leopardi dhe perfundon me "aventurieret" simboliste te shek.XIX, ku bejne pjese simbolistet Rimbaud, Baudelaire, Verlaine.

 

L A J M E R I M E

“Mėsojmė dhe argėtohemi”
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423.


 
Giffoni Film Festival
giffoniKinema Millenium
Shkoder
Tetor 2008
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 31°C
Mes.: 31°C
Lag.: 36%
Shpejt.: 14 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 1013.2 mb
WSW
Vizitore: 1215712

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page