Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Figura arrow Kardinal Mikel Koliqi
Kardinal Mikel Koliqi E-mail
Monday, 06 March 2006

mikelkoliqi.jpgSinfonia e nje jete: Kardinal Mikel Koliqi.Dashuria e madhe u perul dhe nderoi vuajtjen e madhe.Dom Mikeli dhe Nene Tereza: dy figura te medha te krishterimit, por dhe njekohesisht te popullit shqiptar. Te dy e kishin kuptuar me pare se te gjithe te tjeret se materializmi i eger i ketij shekulli, i shfaqur ne dy ekstremet ideologjike te shoqerise njerezore, duhej luftuar me mjete reale e bashkekohore, pa asnje kompromis, pa ngurruar para asnje sakrifice.Njeri filloi punen duke organizuar veprimtari te dobishme ne disa fusha te jetes shpirterore e kulturore ne nje qytet te vogel te Europes.Duke u nisur nga i njejti qellim, tjetra filloi luften ne Kalkuten e perbindeshme kunder mjerimit te zi,

, pa asnje mjet financiar, vetem me dashurine dhe vullnetin e mire. Dom Mikelit iu desh te linte pergjys punen e nisur dhe te peballej me veshtiresite e tmerret e ferrit komunist per gati gjys shekulli. Ne heshtje dhe i panjohur, ai u mbeshtet vetem ne ndihmen morale qe i jep njeriut besimi.

Nene Tereza arriti kulme te paperfytyrushme ne perpjekjet per t'ua lehtesuar vuajtjet njerezve ne mbare boten, duke u bere nje nder personalitetet me te medha te shekullit. Njeri luftoi i vetem me bishen ne erresire, tjetra sfidoi etjen e pasurise ne sy te mbare botes, duke i kundervene meshiren e dashurine. takuan ne prill te vitit 1993, ne nje dhome te erret te Shkodres, keta dy njerez te veēante, dy qenie shpirterore, trupi i te cileve pothuaj nuk ekzistonte. Atehere ndodhi diēka e madhe dhe papritur. Nene Tereza u ul ne gjunje para tij duke thene: "Me jep bekimin tend, sepse ti je martir". Me modesti u perpoq t'i shmangej kesaj kerkese, por pas pak ēastesh, pas kembenguljes se saj karakteristike, bekoi me doren e vet shqiptaren me te madhe te gjithe koheve.Marre nga libri i autorit Gjon Simoni marre nga Shkoder.net

 

 

Kardinali, shenjtori i krishterimit dhe kombit shqiptar

Njė portret tė veēantė ia kemi kushtuar sot Kardinalit te parė shqiptar Mikel Koliqit. Ky njeri i madh i kombit, ai qė u bė shenjtor i gjallė i krishtėrimit dhe i vendit tė vet, qė Shqipėria tė reflektonte vetėm paqe, dritė e mirėsi e kulturė, ka dhėnė njė kontribut tė madh jo vetėm pėr krishtėrimin, por edhe pėr artin, nė fushėn e muzikės dhe kluturėn shqiptare.

Mikel Koliqi u lind nė Shkodėr nė 29 shtator 1902 nė njė familje tė pasur e tė nderuar. Babai i tij, Marku, ose Shani siē e thėrrsinin, ishte njė tregėtar i zoti dhe njeri me influencė nė Shkodėr. Mikeli ishte fėmija i dytė nga 8 fėmijėt e kėsaj familjeje (Ernesti ishte fėmija i parė dhe pas Mikelit Guljemi, Leci, Margarita, Antonieta, Viktori, Terezina. Sot jetojnė vetėm Margarita nė Shkodėr dhe Terezina nė Romė).

Nė vitin 1911 u regjistrua nė Kolegjin Saverian tė etėrve jezuitė nė Shkodėr dhe nė vitin 1912 sė bashku me tė vėllanė Ernestin nisen pėr studime nė Itali, pranė dajės sė vet. Nė Itali kreu me radhė Kolegjin Arecia dy vjet, kolegjin Vilorez nė Monxa nė vitet 1919 -1924, nė Breshia qėndroi njė vit shkollor, nė Bari mori maturėn, njė vit nė Firence e mė pas nė Milano, ku studjoi dy vjet nė Universitetin Politeknik, pėr inxhinier e mė pas teologji. Mikeli gjatė kėtyre viteve dallohej pėr njė kulturė tė gjėrė dhe si i apasionuar pas muzikės. I binte pianos qė nė moshėn 17 vjeē dhe harmonisė. Ndiqte shfaqjet e ndryshme nė Itali, sė bashku me miqtė e shokėt e tij studentė. Njėri ndėr ta ishte edhe pianisti i shquar Tonin Guraziu. Nė vitin 1931 nė kulmin e studimeve i vetoi hiri i Zotit pėr t'u bėrė prift e pėr t'i shėrbyer me zemėr popullit. Nė 30 maj u shugurua meshtar nga arkipeshkvi i shquar i Shkodrės Imzot Lazėr Mjeda.

Nė atė kohėm, nė vitet 30 -tė, Shkodra ishte nė lulėzim tė plotė artistik. Emra tė nderuar tė qytetit kishin afruar rreth vetes djelmurinė shkodrane. Pa frikė thuhet se Shkodra ishte kryeqyteti i kulturės shqiptare. Pader Martin Gjoka, i pari profesionist nė muzikėn shqiptare kishte krijuar me kohė rrethin e tij artistik.

Njohuritė qė kishte Mikeli nė muzikė ishin autodidakte ndaj ai i kėrkoi Monsinjor Lugj Bumēit njė bursė, ose njė kurs pėr muzikė. Me gjithė pėrpjekjet e tij pėr tė gjetur njė bursė nė Francė, gjė qė nuk u arrit, Monsinjor Bumēi arriti qė t'i gjejė njė specializim njė vjeēar Mikelit pranė njė kori tė famshėm austriak, ku Mikeli u specializua pėr dirigjent koral, qė do t'i vlente mė vonė nė krijimtarinė e tij artistike dhe nė punėn e tij si meshtar e mė vonė si famulltar. Nė prill tė 1936-s u caktua famulltar i Shkodrės, kur mė parė kishte shėrbyer edhe si zv/famulltar i arkidioqezės sė Shkodrės. Gjatė kėsaj periudhe u shqua edhe si muzikolog. Kjo ėshtė edhe periudha e artė e krijimtarisė sė tij muzikore. Gjatė 10 vjetėve tė tij si famulltar, krahas punės sė tij si njeri i Zotit, luajti njė rol tė rėndėsishėm nė kulturėn dhe muzikėn shqiptare. Nė vitin 1932 Mikel Koliqi krijoi njė grup koral me emrin latin "Scuola Cantorum", me kėrkesa tė mėdha profesionale, edhe pse ishte vetėm njė kor amator. Me kėtė kor qė kėndonte edhe nė shėrbesat fetare tė katedrales sė Shkodrės don Mikel Koliqi u bė nismėtar i gjallėrimit tė aktiviteteve korale me vepra tė autorėve tė njohur tė muzikės botėrore, duke hedhur kėshtu bazat e muzikės sė kultivuar shqiptare. Gjithashti Ai themeloi "Veprimin katolik shqiptar", dhe themeloi e drejtoi revistėn "Kumona e sė djelės" (1janar 1938 - nėntor 1944), njė revistė kulturore, fetare pa harruar edhe problemet sociale, u muar me edukimin e rinisė shkodrane nė mėnyrė tė njė emancipimi tė moralshėm e tė natyrshėm, mbi bazat e doktrinės kristiane. Krijoi njė studoi ky shfaqte edhe filmat e kohės, krahas aktivitetit tė tij si krijues nė muzikėn kishtare. Ai krijoi reth 30-40 pjesė pėr korin e Kishės. Kėto pjesė tashmė kanė humbur, kur iu sekuestrua biblioteka dhe u zhduk gjithēka e tij.

Pjesa mė e rėndėsishme dhe kulminante e karrierės sė tij artistike ėshtė krijimtaria si kompozitor dhe pikėrisht tre melodrama tė tij. Ai vuri bazat e melodramės shqiptare.

Mikel Koliqi krijoi tre melodrama tė shkruara nga poeti dhe dramaturgu i njohur Dom Ndre Zadeja. Kėto ishin "Rozafa", "Rrethimi i Shkodrės", "Ruba e kuqe", tė cilat janė trasmetuar tek ne si dorėshkrime. Por edhe ato kanė ardhur deri sot falė njė muzikantit tė talentuar, njėri nga nxėnėsit e Tij, Tonin Harapi, i cili i ruajti kėto dorshkrime pėr mėse 45 vjet rresht, njė akt i guximshėm e qė shpreh njė ndėrgjegje tė lartė patrioptike e kulturore tė tij.

(Nė nėntor 1998 nga kori i ringritur mbi emrin "Scuola Cantorum" qė nė vitin 1991 nga kompozitori Gjon Kapidani dhe qė sot drejtohet nga kompozitori Zef Ēoba, u ekzekutuan pjesė nga tre melodramat e tij. Kėto melodrama i studioi dhe pėrpunoi nipi i tij kompozitori i nderuar qė sot nuk jeton mė, Gjon Simoni)

"Kur u bėra meshtar i ri, e dinin se merresha me muzikė, -ka thėnė dikur nė njė nitervistė tė Tij Mikel Koliqi, para se tė mbyllte sytė. Kėshtu qė shkrojta do pjesė fetare. Njė ditė vjen nė qelė nė Shtėpinė e Famullisė Dom Ndre Zadeja e mė hedh mbi tavolinė pjesėn e shkruar letrare "Rozafa". Deri nė atė kohė fjalėt shqip i shoqėronim me muzikė tė huaj. Nuk mu duk e pėlqyeshme qė kėtė histori tė vjetėr shqiptare ta shoqėrojė njė muzikė e huaj. Kėshtu qė fillova me punue shqip. Dua tė them qė motivet e Rozafės janė bazuar mbi pjesėt kombėtare, kėshtuqė edhe dy melodramat e tjera nuk kanė karakter fetar."

Kėto vepra ishin pikėnisja e parė e muzikės sonė skenike. Fillimisht kjo qe pėr tė mbajtur gjallė tek pjestarėt e "Scuola Cantarum" interesin e frekuentimit tė korit e njėkohėsisht argėtimin e popullit.

Muzika e melodramės sė parė "Rozafa" u muzikua gjatė muajve shkurt - mars 1936 dhe shfaqja u dha nė 26 prill 1936 nė Teatrin e Jezuit. Shfaqja drejtohej nga vetė Dom Mikel Koliqi, qė luante edhe nė piano. Kjo shfaqje u dha edhe mė 3 dhe 10 maj. Melodrama pėrbėhej nga tre akte me tetė numra muzikorė tė gjinive tė ndryshme si arie, duete, korale, kėngė dhe ansamble me solistė e kor. Shfaqja zgjaste rreth dy orė, recitime plus muzikė. "Me thanė tė drejtėn, pjesė nga kujtimet e Tij, kėto pjesė i kam bėrė shpejt e shpejt si i kam ekzekutuar vetė nė pjano dhe nuk kisha kohė t'i orkestroja. Salla ka qėnė e mbushur plot, kryesisht me tė rinj."

Nė kėto melodramė interpretuan Loro Bytyēi nė rolin e Rozafės, e mė pas Nikollė Ēuni, Tef Gjonej, Gjon Kujxhia, Joz Jakova, Pjetėr Gjoka, Ndoc Jakova Kolė Naraēi, Cin Lufi, Pac Luli, etj.

Melodrama "Rrethimi i Shkodrės" u muzikua mbi dramėn me tė njėjtin titul tė Dom Ndre Zadesė dhe u shfaq nė 26 prill 1937, njė vit pas tė parės. Edhe kjo melodramė pėrbėhej nga tre akte me gjashtė numura muzikorė dhe u interpretua nga "Scuola Contarum".

Melodrama "Ruba e kuqe" u shkruajt dhe u shfaq brenda vitit 1937 nė 19 dhjetor. Tė trija melodramat kanė karakter patriotik dhe evokojnė luftėn e popullit tonė pėr pavarsi.

Gjatė pushtimit fashist Dom Mikel Koliqi nuk u pėrzie me luftėn, as me njėrin krah. Vazhdoi punėn e tij si famulltar dhe njėkohėsisht edhe nė gazetėn e tij deri nė 1944.

Ndėrkohė kujtojmė se i vėllai i tij, Ernesti, ka njė tjetėr aktivitet tė dendur letrar e politik.

Ai bėnte pjesė nė kabinetin e Shefqet Vėrlcit si Ministėr i Arsimit (prill 1939 - dhjetor 1842). Njė nga iniciativat e tij mė tė mėdha ėshtė thirrja qė u bėri mėsuesve shqiptarė pėr tė shkuar mėsues nė Kosovė, thirrje qė ju pėrgjigjėn shumė mėsues patriotė. Nė vitin 1942 shkon ambasador nė Romė dhe nuk u kthye mė nė Shqipėri.

Por Mikeli gėzonte njė respekt tė madh, njė njeri me influencė nė Shkodėr dhe kjo si dhe vėllai i tij ka qėnė njė nga arsyet qė Ai mė 2 shkurt 1945 u burgos nga regjimi komunist. Iu sekuestrua gjithēka, iu shkatėrrua biblioteka dhe u zhdukėn dorshkrimet e tij. Pėr dom Mikelin do tė fillonte rruga e gjatė e kalvarit, njė rrugė e frikshme, shumė e egėr. Nė vitet 1952-52 u lirua pėr njė kohė tė shkurtėr dhe mė pas u riburgos sėrish pėr tė kaluar 38 vjet nė burgjet komuniste.

dėnimin e tij e ka vuajtur nė tė gjitha burgjet e vendit dhe ėshtė trajtuar i veēantė, pasi jo ēdo kush mund tė bisedonte me tė. Mbikqyrej vazhdimisht. Shpresa tek Zoti, e mbajti gjallė nė atė ferr komunist. Ndėrkohė i vėllai Ernesti ishte njeri i nderuar, personalitet nė kulturėn shqiptare, themelues i katedrės sė gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė Universitetin e Romės. Ai mbajti ushqeu gjuhėn shqipe tek arbereshėt, nė programet e tij figuronin edhe emrat e shkirmtarėve qė nė Shqipėri e shanin, si "bashkėpuntor" tė fashizimit.

Njė nga arsyet qė Mikelin e kanė mbajtur peng nė burg ėshtė edhe i vėllai i tij, tė cilit i bėnin presion vazhdimisht se "e ekzektuam", "do ta ekzekutojmė", etj, nė mėnyrė qė ky tė mos fliste kundėr regjimit dhe tė mos zhvillonte veprimtari politike. Nė tė kundėr kujdeseshin qė Mikeli tė mbetej gjallė me ēdo kusht. Me vdekjen e tė vėllait nė 1975, edhe trajtimi i tij ndryshoi. Nėpėr kampe izolohej tė mos lėviste. Gjatė gjithė viteve tė burgut ka ardhur vetėm njė herė nė Tiranė, kur do tė vizitohej nga fundi i viteve 70-tė dhe fillimi i viteve 80- tė. Gjatė viteve tė burgimit pjestarėt e familjes i shkonin rrallė, pasi njė persektim mė i egėr i priste ata. Ajo qė e vizitonte shpesh ishte e mbesa ....

Me vdekjen e diktatorit Hoxha, presioni mbi pushtetin ishte i madh. Si mbahej nė burg njė plak 84 vjeē?! Pushteti e liroi nė 1986 -n. Me zemėr e frikė njėkohėsisht e pritėn nė shtėpinė e motrės Margarita e tė nipit Albert Kurti, djali i muzikanit tė npjhur Palokė Kurti, i cili u kjudes pėr tė deri nė ēastet e fundit tė jetės, duke sakrifikuar e marrė parasysh gjithēka.

Dhe erdhi Demokracia! Nata e egėr komuniste mori fund. U hapėn kishat dhe xhamiat. Dom Mikeli ishte nė prag tė 90-ave. Gjithmonė kokulur, zemėrbardhė e i buzėqeshur.

Nė nėtor tė 1990-s, prifti guximtar Dom simon jubani celebroi publikisht meshėn e parė pas 23 vjetėsh nė kishėzėn e varrezave tė vjetra tė Shkodrės.

Qeveria shqiptare vendosi marrėdhėniet me Selinė e Shenjtė dhe Dom Mikeli u bė personifikimi i pėrndjekjeve gjysmėshekullore qė pėsuan nė vitet e diktaturės feja nė pėrgjithėsi dhe sidomos bashkėsia katolike qė ai pėrfaėqsonte.

Edhe pse nė moshėn 91 vjeųare, Dom Mikeli ushtronte detyrėn e familltarit tė Shkodrės, tė cilėn nuk e kishte braktisuar asnjėherė por u lirua, me kėrkesėn e tij, nga kjo detyrė pėr arsye tė moshės.

Nė janar 1992 Ati i Shenjtė e emėroi ipeshkv.

Dom mikeli dhe Nėnė Tereza ishin dy figura tė mėdha tė krishtėrimit dhe njėkohėsisht tė kombit shqiptar. U takuan nė prill tė vitit 1993, nė njė dhomė tė errėt tė Shkodrės. Nėn Tereza u ul nė gjunjė para tij, duke thėnė: "Mė jep bekimin tėnd sepse ti je martir!". Me modesti dom Mikeli u pėrpoq t'i shmangje kėsaj ųėshtjeje, por mė pas bekoi dorėn me dorėn e vet shqiptaren mė tė madhe tė tė gjitha kohrave.

Takimi tjetėr me Papėn ndodhi nė prill 1993 nė Arqipeshkvinė e Shkodrės.

i nė Selia e Shenjtė fillimisht i dha titullin "Monsinjor", ndėrsa nė 28 nėntor 1994 Papa Gjon Pali II e shuguroi Kardinal. Nė sallėn plot dritė nė Vatikan, me plot njerėz, kur u thirr emri i tij, Ai u ngrit nė kėmbė. Ashtu i lodhur, kockė e lėkurė, i plakur jashtėt mase, por me fytyrė fisnike.“Pėrpara mediave tė ndryshme Kardinali Mikel koliqi shprehej me thjeshtėsinė mė tė madhe: "Papa mė ka zgjedhur mua pėr kardinal se isha mė i moshuari " dhe "... titullin kardinal e ka marrė Shqipria".

Kėsisoj dom Mikel Koliqi u bė kardinali i parė shqiptar. Kjo shėnoi kulmin e karrierės sė tij fetare.

Nė fillim tė vitit 1994 erdhi nga Amerika i vėllai Guljemi, gati 90 vjeųar. Pėr pak kohė tė dy vėllezėrit jetuan bashkė deri nė mars tė vitit 1996, kur Guljemi vdiq, duke e lėnė pėrsėri vetėm Kardinalin Mikel.

Nė vjeshtėn e vitit 1995 pėsoi njė aksident. E dėrguan me urgjencė nė Itali pėr kurim. Me gjithė kujdesin e lartė, ndėrhyrja kirurgjikale nuk pati sukses. Tani ai nuk mund tė ngrihej mė nga shtrati.

Mė 25 dhjetor 1996, Presidenti i Republikės, shkoi personalisht nė shtėpinė e tij, pėr t'i dorėzuar dekoratėn e lartė "Nderi i kombit". Ishte nderimi i fundit qė i bėhej. Vdiq pas dy muajsh nė Shkodėr mė 28 janar 1996 nė moshėn 94- vjeēare. Vdiq i rrethuar nga kujdesi i lartė i motrės Margaritė, e nipit Albert e gruas sė tij Xhina.

Varrimi i tij u bė nė qytetin e lindjes nė 30 janar, ndėrsa meshėn me kėtė rast e udhėhoqi i dėrguari i Papa Gjon Palit II, Nunsi Apostolik nė Shqipėri, Ivan Dias.

Kardinali Mikel koliqi ishte njė nga njerėzit e veųantė qė, falė kulturės sė gjėrė dhe punės sistematike, arrijnė tė bėjnė vepra tė mėdha dhe tė rėndėsishme pėr kombin. Ishte njė nga klerikėt qė kuptuan shpejt kohėn, realitetin, mjedisin dhe mendėsinė qė i rrethonin dhe zgjodhi natyrshėm stilin e punės, harmonizimin e fesė me shkencėn tė pėrjetėsisė me vdekjen.

"Jeta e Mikel Koliqit, ka thėnė Imzot Rrok Mirdita, ėshtė simbol i gjallė i fesė nė Shqipėri. Ajo shfaqet edhe nė zhvillimin e saj tė natyrshėm, edhe gjatė pėrpjekjes sė egėr, edhe nė ringjalljen e saj."


Flori Slatina

______________________________________________________________________________________________________________

 

TIRANE, 27 Janar/ATSH/- Gjashtė vjet mė parė, u nda nga jeta nė moshėn 94 vjeēare Monsinjor Mikel Koliqi, Kardinali i parė shqiptar, qytetar i nderuar dhe meshtar me vlerė, figura e tė cilit u rrit nė heshtje pa asnjė krenari tė vetėdijshme. Ai ishte njeriu qė megjithė peshėn e rėndė tė vuajtjeve fizike dhe shpirtėrore bėri pėr vete botėn me buzėqeshjen e tij tė ėmbėl si tė njė fisniku mbi ndėrgjegjen e tė cilit nuk rėndon pesha e mėkatit, por ėshtė nė paqe me Zotin dhe me veten, sic shprehet pėr tė Kryepeshkopi i Durrėsit dhe i Tiranes , Rrok Mirdita. * * * Monsinjor Mikel Koliqi lindi nė Shkodėr nė shtator tė vitit 1902. Pasi kreu studimet e para nė Shkodėr shkoi pėr studime tė mesme dhe tė larta nė Itali. Pasi kreu studimet pėr teologji nė Milano tė Italisė, ai kthehet nė Shqipėri dhe shugurohet meshtar ne moshėn 29 vjeēare. Banimi nė Itali pėr disa vjet nuk do bėnte qė tė harronte vendin e tij, pėrkundrazi ai do tė ishte edhe mė i lidhur me tokėn e tė parėve. Ne vitin 1936 Dom. Mikel Koliqi emėrohet famulltar i Shkodrės dhe mė pas Vikar i Pėrgjithshem:bir i sigurtė i Selisė sė Shenjtė. Duke patur talentin me vlerė tė muzikės Dom Mikeli formon njė kor tė vogėl modern tė Katadrales ne Shkodėr. Me notat e tij tė pėrmallshme dhe tė fuqishme nė skenat e salloneve tė atėhershme do tė pėrtėriheshin zemrat e kombit pėr "fe dhe pėr atdhe" sic shprehet vete Koliqi. Po nė katedralen e Shkodrės ai themelon Veprimin Katolik pėr rininė , bėhet drejtor i parė i revistės "Kumbona e sė dielės", njė reviste fetare dhe kulturore nė tė cilėn shkruajtėn pena tė zgjedhura deri nė mbylljen e saj nė dhjetor tė vitit 1944. Me ardhjen e regjimit komunist Dom Mikel Koliqi arrestohet dhe dėnohet me 4 vjet burg. Nė vitin 1953 internohet dhe mė pas dėnohet pėrsėri me 15 vjet burg. Ai kalon kėshtu 38 vjet tė jetes sė tij nė burg dhe nė internime, nė kampe, nė pune me lodhje te rėnda, por megjithate ai do tė perfeksionojė veten pėrmes vuajtjeve , duke duruar dhe duke falur. * * * Me ardhjen e demokracisė nė Shqiperi Mikel Koliqi merr titullin "Monsinjor", dekorohet me titullin "Pishtar i demokracise" nga Kuvendi Popullor dhe mban detyrėn e famulltarit te Shkodrės deri nė vitin 1992. Nė dhjetor tė vitit 1994 Papa Gjon Pali II i jep titullin Kardinal Imzot Mikel Koliqit, si njė dėshmi qė tė kujton tė kaluarėn e lavdishme fetare tė popullit shqiptar dhe simbolin e rilindjes sė besimit tek Zoti nė zemrat e shumė shqiptarėve, siē shprehet pėr tė, Nunci Apostolk Ivan Dias. I ngazėllyer nga ky emėrim Koliqi shprehet:"Tani emėrimi im si kardinal bėn qė sytė e botės tė drejtohen mbi atdheun tonė tė harruar." Dom Mikel Koliqi hyn nė radhėn e njerėzve mė tė kulturuar qė ka nxjerre populli i Shkodrės , me njė veprimtari fetare -shoqėrore-artistike e cila ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme.Papa Gjon Pali II nė njė letėr ngushėllimi drejtuar familjes sė Mikel Koliqit me rastin e vdekjes sė tij shkruan "...Kujtoj me mirnjohje ndaj Zotit dėshminė e gjatė evangjelike, aq tė guximshme dhe plot vuajtje tė Kardinalit tė merituar dhe mundimet e tij si bari shembullor...".

 

_____________________________________________________________________________________________________________________________

 


Dom Mikel Koliqi - kardinal, dhe nderi i kombit...

nga Nirvana Pistulli

"Papa mė ka zgjedhur mua pėr kardinal se isha mė i moshuari" por "titullin e kardinalit e ka marrė gjithė Shqipėria."

Mikel Koliqi lindi nė Shkodėr me 29 shtator 1902. I ati, Mark Koliqi, ishte tregtar dhe e ėma, Age Simoni, bijė tregtari. Mikeli qe fėmija i parė dhe pas tij pasuan dhe 7 tė tjerė.
Shkollen fillore e nisi nė Shkodėr dhe e mbaroi nė vitin 1911 nė kolegjin "Arici" te Eterve Jezuit nė Breshia tė Italisė, njė koinēidencė e bukur, nė klasė me tė ishte edhe papa i ardhshėm Pali VI.
Gjithashtu dhe gjimnazin e kreu ne Itali pjesėrisht nė Monxa, nė Bergamo dhe nė Bari.
Mikeli i ri ishte i apasionuar nga muzika. Qysh nė fėmijėri kishte mėsuar tė luante mandolinen dhe nė Milano mori mėsime muzike nga organisti i Duomit tė Milanos, ishte mjaft i talentuar.
Pas mbarimit tė shkkollės sė mesme filloi mėsimet nė universitet, nė degėn e Inxhinierisė Mekanike, nė Politeknikumin e Milanos.
Vendosi tė bėhet prift dhe kėshtu la teknikumin dhe filloi studimet teologjike nė seminarin "Corso di Venezia" tė Milanos dhe mė vonė nė seminarin e Venegonos. Kreu studimet ne vitin 1930 dhe 1931 u shugurua meshtar nė Kishen e Jezuiteve nė Shkodėr nga arqipeshkvi i Shkodrės Imzot L. Mjeda.
Vendimin pėr t'u bėrė prift ai e mori nė njė moshe relativisht tė madhe, pra me koshiencė tė plotė, njė vendim i dalur nga shpirti dhe kėtė regjimi i mėvonshėm nė Shqipėri nuk ia fali.
Studimet e tij nuk mbaruan me kaq, mė vonė me lejen e kishės shkoi nė Austri, pėr tė studiuar muzikė.
Veprimtaria e tij si meshtar qe shumė e gjėrė. Ai si i ri me veladonin e priftit, i qeshur, i dashur, optimist, me kulturė tė gjėrė, amator i muzikės, bėri pėr vete shumė tė rinj, qė prej tij prisnin shumė. Periudha e punės sė tij tė lirė u shtri nė njė hark kohor prej 13-14 vjetėsh. Nė kėtė kohė nė fillim si zėvendėsfamullitar dhe pastaj si famullitar pati njė aktivitet shumė tė gjėrė.
Krijoi shoqatėn kulturore Veprimi Katolik me rinine e qytetit, por dhe me tė rritur. Punoi tė pregatiste rininė pėr jetėn moderne, duke e edukuar qė tė ishte e aftė tė zgjidhte problemet etiko-morale, pėr tė pėrballuar sfidat e jetės moderne me dinjitet njerėzor, me koncepte kristiane dhe identitet kombėtar.
Organizoi korin e Katedrales sė Shkodrės "Schola Cantorum", kompozoi dhe realizoi nė skenė tre melodrama me theks tė fortė patriotik, kompozoi 30-40 pjesė korale me pėrmbajtje fetare.
Themeloi revisten "Kumbona e sė djelės" dhe e drejtoi atė si kryeredaktor nga numri i parė me 1938, deri sa u mbyll nga ēensura komuniste mė 1945.
Mė 1940 filloi tė shfaqė filma nė njė sallė afėr Katedrales, qė zinte rreth 400 spektatorė, bėri dhe operatorin e parė tė kėsaj kinemaje, por asnjė minut nuk u largua nga detyra e tij kryesore, Famullitar i Shkodrės.
Detyrat e tij i organizoi mė sė miri dhe u ndihmua nga klerikė tė tjerė.
Ne qershor te vitit 1945 arrestohet pėr herė tė parė, i akuzuar pėr propagande fetare dhe veprimtari kulturore katolike, pas disa ditėsh lirohet me kusht.
Nė janar tė vitit 1946 arrestohet perseri me tė njėjtėn akuzė dhe dėnohet 5 vjet burg.
Jane vitet e tmerrshme, ku u korrėn kokat e intelektualėve, pėr ta bėrė vendin mė injorant se ē'ishte...
Dom Mikelin e nderonte e gjithė Shkodra, myslimanė e tė krishterė.
Mė 1951 u lirua nga burgu, vazhdoi detyrėn e tij tė famullitarit, por nuk mund tė vazhdonte me aktivitetet e tjera, ishte gjithnjė nėn mbikqyrjen e sigurimit.
Tashti dom Mikeli kishte shumė kohė tė lirė dhe nisi edhe njė herė tė merret me muzikė, me lexime, pra tė zgjerojė dhe me shumė horizontin e tij shumė tė gjėrė. Me gjithė frikėn e diktaturės e tė sigurimit, intelektualė shkodranė mblidheshin tė dėgjonin muzikė dhe tė interpretonin pjesė tė ndryshme nė piano, etj.
Mė 1954 arrestohet edhe njė herė...
Nuk i lidhen duart, qė Shkodra tė e mos shikonte tė arrestuar, meqė e resperktonin tė krishtere dhe myslimanė. Fillon nje epokė e zezė nė jetėn e tij..., privim komplet i lirise...
Kurrė nuk pushoi sė punuari si meshtar edhe nė burg edhe nė internim. Ishte i mbikqyrur ditė e natė, ishte shumė i kujdesshem, por kur dikush kishte nevoje pėr meshtarin, ai ishte gati.
Shumė klerikė tė tjerė vdiqėn nga torturat ose i zhdukėn, por Dom Mikeli rezistoi me fizikun e tij delikat. Ndoshta ishte peng i ēmuar nė duart e komunisteve ndaj vėllait tė tij Ernest Koliqi, ndaj punės sė tij patriotike nė Itali, ose ishte Zoti vetė, qė e ruajti si shembull virtyti, besimi, inteligjence, kulture, integriteti moral...
Si do t'i ketė kaluar gati gjysėm shekulli nė burgjet e internimet e njė diktature tė vetme nė historinė e njerėzimit pėr egėrsinė e saj?
Etika e tij nuk mund tė pranonte sjelljen e pakulturuar, kultura e tij - injorancėn, delikatesa e tij - brutalitetin, feja e tij - torturėn, vrasjen, padrejtėsinė.
Por dinjiteti i tij qe mė i madh se universi, dhe besimi i tij qe mė i madh se dinjiteti i tij.
Ishte njė intelektual i kompletuar, i rrallė. Zotėronte mirė latinishten, greqishten e vjetėr, gjermanishten, italishten, anglishten, frėngjishten, serbo-kroatishten. Interesat e tij intelektuale ishin shumė tė gjėra letėrsia, arti. Njihte mirė letėrsine moderne e klasike, kuptohet jo atė tė mbas viteve 40. Njihte mirė pikturėn, skulpturėn, arkitekturėn, muzikėn...
Kishte njė memorje tė hekurt, ishte njė encilopedi e gjallė.
Gjatė viteve tė burgut e tė inernimeve e mbajti gjallė aq sa pati mundėsi dėshirėn e intelektualit; sa pati mundėsi tė dėgjoje muzikė dhe nga altoparlantet e burgut, muzikė sinfonike shqiptare, tė lexojė tė gjithė librat qė mundi tė gjejė.
Bashkėvuajtesit e tij tė burgjeve e kujtojnė dhe e quajnė fat, qė u njohėn me njė njeri si Dom Mikeli. Nga 1954 u dėnua tre herė dhe u dėrgua edhe nė internim. E dėnuan dhe me burgim tė pėrjetshėm, duhet te mbaronte dėnimin ne vitin 1992 ne moshen 90 vjeēare, ndoshta duke menduar tė mos dalė gjallė prej andej.
Me vdekjen e diktatorit, pasardhėsi i tij u mundua t'i bėjė "tualet" imazhit tė tmerrshėm tė diktaturės dhe kėshtu e liroi Dom Mikelin.
Lirimi i tij qe i papritur. Ku do tė shkonte tė jetonte tashti mbas 32 vjetėve. Motra Jozefinė, Luēie Koliqi, nuk jetonte mė.
Nipi i tij, djali i sė motrės; Albert Kurti, me shumė guxim dhe shumė dashuri, e mori nė gjirin e familjes sė tij. Alberti, djali i Margarita Koliqit dhe Salvator Kurtit, ka qenė i pėrndjekur politikisht, si gjithė familja e Kurtajve. Salvatori, i biri i Palok Kurtit muzikantit e patriotit tė njohur shkodran, kishte vuajtur dhe ai nė burgjet komuniste dhe kishte vdekur duke lėnė familjen nė gjendje tė vėshtirė jetese.
Simbas uljes e ngritjes sė luftės sė klasave, Bertin e hiqnin nga puna e ēonin nė fshat...
Kėshtu qė vetėm me guximin qė vjen nga njė dashuri dhe karakter i madh, e morėn Dom Mikelin nė shtėpine e tyre. Nga ai moment ne jetėn e Dom Mikelit do tė ndodhmin gjėra tė bukura, Zoti i kishte pregatitur pėr tė surpriza qė ai nuk mund t'i ketė ėndėrruar kurrė. Rrugėt e tij janė tė pashtershme dhe kurorėzoi vuajtjet e Dom Mikelit, qė nga ajo dite e deri me 28 janar 1997 ky i fundit pa ngadhnjimin e jetes mbi vdekje.
Dom Mikeli gjeti ngrohtėsi e dashuri familiare nga tė pestė pjesėtarėt e familjes Kurti: motrės Margarita, nipit Bert, nuses sė shtepise Rexhina Ndoja-Kurti, e fėmijėve tė tyre Salvator e Greta. Rexhina nga dita qė Dom Mikeli shkeli pragun e shtėpisė, u kujdes pėr tė si njė nėnė e mirė kujdeset pėr foshnjėn e saj, jo vetėm njė grua e shkathėt dhe e gjindshme, por edhe njė infermiere e zonja.
Frika ishte, por Dom Mikeli e kishte kaluar provėn e tij dhe Zoti vuri dorėn e tij tė mbrojė atė familje dhe e bekoi me hirin e tij, gjė qė mund tė duket e ēuditshme, por tė gjithė qė kaluan pragun e asaj shtėpie, kuptuan qė aty kishte hyrė njė shenjt.
I lanė dhomėn mė tė mirė tė shtėpisė dhe ai mundi tė vazhdojė fsheftas punėn e tij si meshtar.
Shpejt erdhėn vitet 89-90, dhe gjithēka filloi tė ndryshojė.
Nė nėntor tė vitit 1990, prifti guximtr Dom Simon Jubani dha meshėn e parė pas 23 vjetėsh nė kapelin e varrezave tė vjetra katolike. Mbas disa ditėsh u hap dhe xhamija e Plumbit. Kishat e xhamijat u hapėn me vrrull tė madh. Qeveria shqiptare lidhi marrėdhėnie diplomatike me Selinė e Shenjtė. Dom Mikeli dhe pse mosha e shėndeti i tij delikat nuk e lejonin tė dilte dhe tė jepte meshė jashtė, qe shumė i rėndėsishėm si udhėheqės i priftėrinjve. Ai u bė personifikimi i pėrndjekjeve gjysėmshekullore diktatoriale. Shumė emitentė radiotelevizivė dhanė emisione tė posaēėm pėr tė si: CNN, BBC, RAI, RTSH... Nė mbarė botėn u botuan artikuj mbi jetėn e tij.
Nė vitin 1991 me kėrkesėn e tij, u lirua nga detyra e famullitarit tė Shkodrės, qė e kishte vazhduar gjithė jetėn pa ndėrprerje. Nė janar tė 1992, Ati i Shenjtė e emėroi ipeshkev, por gėzimet nuk do tė mbaronin kėtu. Nė shtator tė vitit 1992, Presidenti i Republikes e dekoroi me medaljen "Pishtar i Demokracisė", pėr meritat dhe pėr qėndresėn e palėkundur nė idealet e tij, gjatė pėrndjekjes 50-vjeēare.
Dom Mikeli dhe Nėnė Tereza, dy figura tė shquara tė krishtėrimit dhe tė kombit shqiptar, u takuan nė prill tė vitit 1993.
Te dy luftuan materializmin e egėr tė kėtij shekulli, tė shfaqur nė dy ekstremet ideologjike tė shoqerise njerėzore.
Njėri filloi punėn duke organizuar veprimtari tė dobishme nė disa fusha tė jetės shpirtėrore e kulturore nė njė qytet tė vogėl tė Evropės.
Tjetra filloi punėn nė Kalkutėn e pėrbindėshme kundėr mjerimit mė tė zi, pa asnjė mjet financiar, vetėm dashurinė dhe vullnetin e mirė.
Njėri luftoi i vetėm me bishėn nė errėsirė, tjetra sfidoi etjen e pasurisė nė sy tė mbarė botės.
Nė takimin e tyre ndodhi diēka e madhe dhe e papritur.
Nėnė Tereza gjunjėzohet para tij dhe i thotė: "Mė jep bekimin tėnd, sepse ti je martir" Dom Mikeli u pėrpoq t'i shmangej, por ajo qe mė kėmbėngulėse.
Dashuria e madhe u pėrul dhe nderoi vuajtjen e madhe.
U takua dhe me Papėn Gjon Pauli II. Dita e 25 prillit 1993 ėshtė dhe 50 vjetori i krijimit tė korit Schola Cantorum, gjithashtu dhe rimėkėmbjes nėn drejtimin e kompozitorit Gjon Kapedani.
Ai shoqėroi dhe meshėn e celebruar nga Papa dhe vazhdoi mė pas veprimtarine e vet.
Nė vitet 94-95 u organizuan koncerte me pjesė tė kompozuara nga Dom Mikeli.
Kurorėzimin e gjithė vuajtjeve tė tij do tė arrinte nė nėntor tė vitit 1994, kur u kurorėzua Kardinal.
Tė shtunen me 26 nėntor 1994, nė sallėn "Paolo IV", i kryesuar nga Papa, u mblodh Konēistori, pėr emėrimin e kardinalėve tė rinj, ndėrsa tė nesėrmen, nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit u zhvillua ceremonia e dytė, gjatė sė cilės, tė emėruarit merrnin unazėn e kardinalit. Gjatė ceremonisė, kardinalėt e rinj iu gunjėzuan Papės. Dom Mikelin nuk e linte mosha e shėndeti, kėshtu qė qėndroi i ulur nė karrige dhe Papa do ta bekonte, nė atė moment ndodhi diēka e papritur; pėr herė tė parė nė historinė 2000 vjeēare tė Kishės, njė Papė gjunjėzohet para njė Kardinali...
Tė hėnėn, me 28 nėntor, Papa priti nė audiencė Kardinalin dhe njerėzit e tij.
Mediat botėrore i kushtuan vėmendje tė veēantė emėrtimit kardinal tė Dom Mikelit, jo vetėm si kardinal i parė nga Shqipėria, por edhe si 92 vjeēar.
Dom Mikeli qėndroi gjithnjė i njėjti person, me thjeshtėsinė e njeriut tė madh, qė e karakterizoi gjithė jetėn. Ai tha:
"Papa mė ka zgjedhur mua pėr kardinal se isha mė i moshuari" dhe "titullin e kardinalit e ka marrė gjithė Shqipėria."
Nė Shqipėri u bėnė festimet e rastit, pėr kardinalin, ai mori pjesė me thjeshtėsinė e tij tė zakonshme. Populli e duartrokiti me zjarr dhe dėgjoheshin thirje nga turma, Dom Mikel, Dom Mikel...
Shėndeti i tij u keqėsua, dhe me gjithė kujdesjet e mėdha, nuk pati pėrmirėsime. Me 25 dhjetor tė vitit 1996 Presidenti i Republikės erdhi personalisht nė shtėpine e tij dhe i dorėzoi dekoratėn e lartė "Nderi i Kombit". I rrethuar me kujdesje tė vazhdueshme dhe dashuri nga motra Margarita, nipi Berti, nusja Xhine, me 28 janar tė vitit 1997 mbylli sytė pėrgjithmonė nė shtėpine ku kishte lindur.
Nė ceremoninė e varrimit tė tij mori pjesė gjithė populli i Shkodrės. Morėn pjesė edhe autoritetet mė tė larta tė bashkisė katolike, tė Shtetit Shqiptar dhe tė qytetit tė Shkodrės, pėrfaqėsues tė bashkive fetare dhe tė shoqatave fetare humanitare.
Papa dėrgon telegram ngushėllimi, drejtuar kreut tė konferencės Ipeshkvnore tė Shqipėrisė dhe Arqipeshkvit tė Tiranės dhe tė Durrėsit, Imzot Rrok Mirditės.
Nė varrim foli edhe presidenti i atėhershėm Berisha dhe gjithashtu Imzot Rrok Mirdita.

 

 

 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 8°C
Lag.: 94%
Shpejt.: 19 km/h
Drejtimi: 40°
Barom.: 1006.1 mb
NE
Vizitore: 1496778

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page