Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Boks arrow Boks:Vllaznia tashmė me presidencė tė re
Boks:Vllaznia tashmė me presidencė tė re E-mail
Monday, 06 March 2006

Kampionët e padiskutueshëm të vendit në boks, pikërisht boksierët e Vllaznisë që prej ditës së djeshme kanë në krye të tyre një presidencë të re. bëhet fjalë për biznesmenët e njohur Flamur Hoxha e Gjergj Livadhi, përfaqëues të firmës së ndërtimit Pappenburg- AlbTiefbau. Ata kanë marrë përsipër financimin e këtij ekipi edhe për të ardhmen duke kujtuar se kanë qenë edhe më parë në krye të këtij ekipi teksa e kanë sponsorizuar atë për 4-5 vjet me rradhë. Ndërkohë kohët e fundit pranë boksierëve shkodranë u pat ofruar edhe biznesmeni tjetër Ardian Kimça, i cili tashmë është tërhequr nga ky bashkëpunim me këtë ekip duke i hapur rrugë drejtuesve të rinj.

Boks

 

-Vllaznia tashmë me presidencë të re

 

ccc Trajneri i Vllaznisë dhe i ekipit tonë kombëtar Zef Gjoni, është shprehur shumë entuziast për afrimin e këtyre dy bisnesmenëve pranë ekipit të tij duke u shprehur se boksi shkodran tashmë do të tentojë të ngjitet sa më lart, jo vetëm në arenën kombëtare por edhe atë ndërkombëtare. Dyshja presidenciale Hoxha-Livadhi ka nënshkuar po dje një kontratë dyvjeçare me drejtuesit e Vllaznisë për një mbështetje financiare në adresë të këtyre kampionëve. Mbashtetja do të jetë jo vetëm në drejtim të shpërblimit financiar por edhe të bazës materiale apo dhe pjesmarrjes në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare. Biznesmeni Flamur Hoxha duke folur për mediat në momentin e prezantimit të tij ka thënë: “Ne kemi ardhur në krye të këtij ekipi ashtu siç kemi qenë edhe më përpara jo për ta ndihmuar atë të shpallet kampion i Shqipërisë sepse kampionë këta sportistë janë shpallur prej vietsh edhe pa ne. por qëllimi ynë do jetë natyrisht rritja e nivelit të tyre edhe në arenën ndërkombëtare duke duke e ndihmuar trajnerin Zef Gjoni të ecë sa më përpara me këta sportistë”. Në të vërtetë bashkëpunimi dhe mbështetja e kësaj dysheje presidenaciale ka kohë që ka nisur për ekipin e Vllaznisë. Falë financimit të tyre aktual, në Shkodër tashmë ka përfunduar një palestër moderne boksi, shpenzimet e së cilës kanë kapur shifrën 80 milionë lekë të vjetra. Kjo shumë është premtuar të akordohet nga Ministria e Sporteve për këtë vit megjithatë këmbëngulja e këtyre biznesmenëve ka bërë që kjo palestër të jetë tashmë funksionale. Në këtë mënyrë ekipi i Vllaznisë tashmë që prej ditës së djeshme ka në krye të saj edhe presidentë të rinj të cilët pritet ti rrisin edhe më tepër rezultatet e boksierëve shkodranë që “kanë bërë ligjin” në boksin e rilinduar shqiptar.

 

Gjergj KOLA
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 7°C
Lag.: 94%
Shpejt.: 23 km/h
Drejtimi: 350°
Barom.: 1005.1 mb
N
Vizitore: 1496712

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page