| Frederik Rreshpja |
|
| Monday, 06 March 2006 | |
Njė brilant mė pak...Arben BllaciOse njė kurorė drite pėr Frederik Rreshpen.Rrojmė si mundim. Tė gjithė, pa pėrjashtim. Dhe tė gjithė dimė pėr njeri-tjetrin, atė qė shumicėn e herės nuk dimė pėr veten, apo mė saktė, skemi kurajo tia pohojmė vetes. Pikėrisht, minutat e pakta kur na shkon buza nė gaz, pa vėnė kėtu nė hesap pse-nė. Orėt pa fund tė mėrzisė dhe trishtimit, zhgėnjimin e pėrditshėm, si njė porcion tė detyruar e tė farmktė, hedhur nė jetėt tona nga njė... perėndi e di se kush. Minutat e kujtimeve tė dikurshme, numėruar me gishtat e dorės, nėpėr tė cilat laktisim tė ngujuar nė njė mallėngjim pa trajtė dhe pa arsye tė prekshme, po thjesht dhe vetėm, njė gati lagėshti qė dikur, nė kohėt e ėndėrrimeve, pati qenė njė rrėkezė e gėzeshme nėpėr bar e lule...Dhe e shohim veten si ca besimtarė tė dėrrmuar, qė ngrijnė si sfinkse me sytė nga qielli, buzė themeleve tė kthyera pėrmbys, tė njė kishe a xhamie! Pa mundur dot tė bėjnė kryq nė altar, pa mundur dot tė falen mbi njė pitrahil! Dhe me gjithė kėto e tė tjera, rrallė, sa mrekullisht rrallė, na shkon nė mend se nesėrmja mund tė zbardhė, fare mirė, pa mua..., pa ty...., pa ne! Njė brilant mė pak, nė vargun e brishtė tė rruazave qarkuar rreth shpirtit tė atyre qė akoma, fjalėn e besojnė edhe nė trajtė kėnge... Sot e andej, nuk do jetė mė fizikisht. Murrėtysė sė ditėve tona, lagėshtisė brrerėse qė na mėsyn edhe nė shtrat, do ti mungojė endja, sė fundi e anktheshme, e barsolinės sė tij endacake, si njė kėrpudhė emblematike ngulur mbi trungun nė tė vėrtetė tė kalbur, ku ne vazhdojmė tė harlisemi si degė e bisqe me fat mimozash... U plak kali i bardhė/ Tėrė vdekje u rrėzua nė fushėn me shi/ Rėnkoi nė heshtje dhe veē njė pikė loti/ Seē rrodhi me dhimbje mbi dheun e zi... U plak... Po a u mplak vėrtet, ai dhe dhjetra tė tjerė, qė tani sė fundi, kanė njė nxit makabėr pėr tu zhytur nė tokė!? Ēi tremb kėtu lart? Ndoshta akoma edhe sot e gjithė ditėn, i ngjeth hieja e zezė e asaj ēkasė, qė iu prishi barbarisht bilancin e jetės dhe rinisė qė e patėn tė ēmuar. Dhe i vėrsulen dheut, si shpresės sė fundit, me njė numėrim absurd tė viteve qė jetuan vėrtet. Me nga dhjetė, pesėmbėdhjetė e mė shumė vite mė pak, tė jetuar nė kuptimin e plotė fizik tė fjalės... Dhe ne kuturisim paturpėsisht, tiu zėmė nė gojė ditėn e lindjes dhe sidomos... ditėn e... vdekjes! Ne, qė harrojmė Ferrin ku i degdisėm, engjėjt qė skishin asnjė lidhje me Tė! Janė tė panumėrt martirėt! Mes tyre dhe Frederik Rreshpja, brilanti mė pak... Unė nuk e njoha nga afėr! Ndoshta mė mirė! Por pa e ditur as fare, nė ditėt e tij tė fundit, e njoha sė thelli, me Vetmi-nė e tij! Ndihem, po ndoshta sjam fajtor, qė nuk munda ti blatoja ca pak shoqėrim, ca pak sekonda mė pranė, me shpresėn, jo se gjėmbi i vetmisė qė i kishte pėrshkuar tashmė shpirtin, do qe mė pak gjemb, por me pėrpjekjen pėr ti pėrcjellė ditėve tė tij tė fundit, gjėmbit tė vetmisė sė tij tė tmerrshme, ca pak klorofil qė ėshtė karakteristikė e bisqeve dhe luleve! Ku ta dish, ndoshta pėr tė mund tė qe njė pikėpyėtje dyzuese: jo se vetmia nuk ėshtė njė thikė, po ndoshta njė thikė, qė nuk mbėrrin megjithatė, deri nė zemėr... Dhe dyzimi i tij nė vdekje, mund tė qe mesazh oshėtitės, pėr ne qė pandehemi tė gjallė! Njė brilant mė pak! Po... edhe nje Frederik mė pak, me jetėn e tij tė sfitur, jo se sditi, jo se sdeshi! Se qe jetė, ajo qė iu shkėrmoq nėpėr duar, dreqi e mori! Dhe jo vetėm e tija! Se ėshtė i pafund konstelacioni qė iu caktua fati tė qe thjesht meteor i shuar nė terr, pėr hatėr tė ca yjeve fals, dhe tė ca shkelqimeve, efekte kallaji mbi bakėrr pa vlerė, qė njė zot e di pse duhej tė qenė! Dhe qė mė zi se duhej, vazhdojnė tė ndrijnė akoma! Mua ma dha djali mandatėn e tij... Frederik Rreshpja ka vdekur, e pashė nė ca lajme, babi! Njė fėmijė... qė pa dyshim do rritet me imazhin e Vetmi-sė sė Rreshpes! Njė fėmijė, shumė fėmijė ndoshta, qė do stepen para dėshmitarit tė absurdit, qė jo thjesht rroposi jetė e fate, por qė dramatikisht i dha trajtė Harku, dilemės tė jesh, a tė mos jesh! Hark themeli i tė cilit, nė njė, a nė tjetrėn mėnyrė, e ndjejmė tė na rėndojė nė shpirt, deri nė shpirtmarrje! Njė brilant mė pak!... Nė Lidhjen e Shkrimtarėve, nė Ministrinė e Kulturės, deri pak orė para varrimit vonė, nuk dinin gjė, as se qysh dhe as se tek, pėr Frederikun!?... Vetmi- ofshau brilanti, dhe iku! Na e la, apo sna e la shėndenė! Ka fare pak rėndėsi, pėr ne qė jetojmė akoma shpengushėm! Me siguri do gjenden aq njerėz, sa tė mbajnė kutinė me kockat e tij, se skelet mbėrriti qė me gjallje! Dhe aq duar dhe dy litarė, qė ta zbresin pėrfundimisht nė Dhe! Do gjendet dhe njė restorant, ca duzina, nė u bėfshin duzina, lugėsh dhe pirunėsh pėr ti ngrėnė hallvėn! Hallvėn ta hamė shpejt e shpejt ne! E, bashkė me nje gromėsimė, do themi, ndjesė pastė! Dmth, ndjesė pastė Ai, brilanti mė pak!? Por i panjeriu, i patarafi, fillikati, shpirtpranverti, poeti i madh, shpirti i madh, enderrimtari i madh, shpresėmadhi deri nė ēastin e mbramė! Frederiku! Frederikėt... Ata qė e kanė vendin, me vendim tė tyre, nė Panteonin tonė tė pakėt dhe hileqar! Ata qė do na presin nė Parajsė, siē na presin tė afėrmit e shpirtit, kur shkojmė nė njė vend tė Huaj! Mirėsė erdhėt! Pa u shkuar asfare nė mend tė shtojnė: ju kujtohet cna punuat atje lart? |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() ENE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |