Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Opinione arrow “Bi-autokracia” shqiptare, ka vetėm median, me njė kėmbė nė demokraci.
“Bi-autokracia” shqiptare, ka vetėm median, me njė kėmbė nė demokraci.
Wednesday, 05 November 2008

opinion

Besi Bekteshi

Në një ditë përpara kur do të fillonin zgjedhjet në USA dhe vëndin nga ku duhet të burojë demokracia shqiptare, është dhënë vërtetësisht dhe respektivisht me statusin që gëzon pikërisht kjo “demokraci”, shëmbulli se ne jemi jashtëzakonisht prapa një sistemi të tillë edhe ndaj vëndeve që dyshohen si të tillë shumë në botë.
Një demokraci e shpërfytyruar si kjo që demostrohet në parlamentin shqiptar,  e ka në fakt emrin “Bi-autokraci” sepse buron nga një devijim dhe shtrëmbërim i jashtë zakonshëm që dy partitë kryesore të vëndit, i bëjnë pikërisht demokracisë në Shqipëri

.
Në fakt nuk jemi shumë larg gjëndjes së sotme të shteteve ish sovjetike sidomos Rusisë dhe Bjellorusisë, megjithse kjo e fundit është dhe besohet me keq se ne.
Por, ka në ato vënde ku akoma fshatrat janë larg botës, kur varfëria njerzore dhe ajo demokratike është kaq e madhe sa duket se janë në një planet tjetër.
Problemi nuk është se ne jemi më të mirë se Rusët dhe Bjellorusët!! Problemi është se ne jemi shumë afër perëndimit dhe kemi gati gjysmën e popullsisë jashtë kufijve dhe mbi 90-të përqind të saj, pothuaj të integruar në pikërisht këtë perendim.
Pra një afërsi e tillë gjeografike, patjetër është një pozicionim absolut i qartë në krahasim me tajgat, stepat dhe siberinë, apo dhe ultësitrat dhe malet ruse, ku nganjëherë njeriu duhet të qëndojë si ariu gjatë dimrit, për të tretuar dhjamin e tij në qoftëse e ka.

Por ne kemi një të keqe të madhe si ish vëndet komuniste dhe ndoshta më keq se ato.
Ne kemi plot 18-të vite që nuk kemi ndërruar politikanë dhe nuk kemi sjellë në pushtet parti që demokracinë e kanë të zbatuar dhe të pranuar njezëri, por jo me fjalë, por me vepra.
Nuk është e nevojshme të shkosh shumë larg. Kemi parlamentin shqiptar.
Ai nuk është shëmbull demokracie, por një shëmbull autokracie dhe dhune verbale dhe ligjore, sepse në njërën anë krijon fjalë dhe akuza dhunuese dhe në anën tjetër prodhon ligje nga mentalitetet i tillë i përditshëm.
Pa asnjë farë “pudori” politik dhe etik, Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm që nuk arrin të artikullojë asgjë ligjërisht për atë për të cilin ishte thirrur, por arrin të realizojë akuza dhe fjalime autokratike që kanë në bazë mburrjen personale me fraza “e di unë apo ju a them unë” dhe njëkohësisht krijon një “eunukllëk” demokracie të tredhur, që zbatuesi i parë është vetëm ai.
Por dhe opozita shqiptare ka dhe ajo autokracinë e saj të zbatuar që vazhdon të jetë një “zbatim demokracie” te ne.
Në cilin rast PS-ja e sotme në ndryshim nga PD-ja, ka dalë jashtë vullnetit të kryetarit?
Nuk bëhet fjalë, dhe nuk ka shanse të vërteta që të zbatohet asgjë kriter demokracie të brëndëshme dhe liri nornale të veprimit politik, sepse përndryshe me të gjitha ato akuza që hedhura dhe të kthyera në drejtim të saj, reagimi do të ishte më se i fortë dhe me se impenjativ brënda demokracisë. Por jo, edhe pse Rama akuzohet apo tentohet të akuzohet nga Berisha, reagimet politike janë fjalime apo qirinj në rrugë apo edhe fjalë zëdhënësash që të mërzisin më tepër se filmat e dobët të realizuar me vetëm dy lek.

Një shfaqe e tillë e shpërfytyruar e demokracisë së zbatuar në parlament është edhe vërtetimi i “bi-autokracisë”, sepse kjo lloj shpikjeje e sundimit të përbashkët autokratik politik, nuk ka se si të ketë emër tjetër.
Vetëm media ndryshon në këtë drejtim dhe ajo ka një farë demokracie të të thënit të problemeve dhe të ngritjes së tyre. Mediatikisht ne jemi më mirë se në Rusi, apo edhe më mirë se në Malin e Zi, apo edhe disa vënde të tjera përreth dhe më larg nesh në lindje.
Ne vazhdojmë të kemi një shtet dhe pushtete të “pavarur” që funksionojnë, jo në bazë të ligjeve, por në bazë të urdhëresave dhe urdhërave shkresorr për më tepër të pa zbatuar.
Një mos zbatim letrash i jashtëzakonshëm dhe që bëhet vetëm për të justifikuar veten dhe demokracinë tonë, përpara Europës dhe SHBA-së.
Sepse kështu veprohet edhe në partitë e Berishës dhe Ramës, të cilat kanë në bazë të. funksionimit të tyre paprekshmërinë e vullnetit të pikërisht Berishës dhe Ramës!!
Cili është shëmbulli që tregon të kundërtën?? Apo “një anëtar një votë” që ka lindur i vdekur!!?
Apo “pranimi” fraksioneve dhe statuteve të zbatuar? Kush është ai budalla që të besojë se në PD dhe PS, ka zbatim statuti dhe ka statut që rregullon ligjshmërinë në parti të tilla që veprojnë demek në demokraci.
Kush është ai anëtar i kuvendeve të larta të PD-së dhe PS-së, që pranohet si kundërshtar ligjor i liderit kryesor, dhe bën “hajër” në mes të atyre që vegjetojnë në hijen e liderit maksimus??!
Ne as kemi pasur, dhe as që pretendohet të kemi në kohë të afërt, parti të demokratizuara brënda tyre, dhe as që bëhet fjalë se kreu i partisë është përfaqësimi më autokratik, si në parti dhe po ashtu kur vjen në pushtet, në qeveri.
E kemi dhënë me shëmbuj se “demokracinë” vetëm e përdorim si “fjalë të urtë” apo edhe si “pasaportë” e “gomë shpëtimi”, përballë të huajve, por deri dje edhe në popull, por sot gjithkush e kupton se jemi shumë larg së qëni një demokraci funksionale dhe institucionale në tërësinë e saj.
Gjithmonë duke ndërhyrë të huajt, kemi arritur një standart demokratik të pranueshëm që është media si e shkruar dhe ajo elektronike dhe ky është edhe pushteti më demokratik në Shqipëri. Ai është pasqyra e vetme e fitores mbi diktaturën në përgjithësi.
Kështu që edhe me zgjedhjet në Amerikën e sotme, leksioni dhe arritja që ne duhet të vazhdojmë të bëjmë, është demokracia dhe plotësimi i saj në pushtetet e ndara dhe funksionante.
Asgjë tjetër, dhe asgjë më të lartë se sa kjo.
Patjetër që me njerëz të delirit autokratik që janë vazhdim i diktaturës, nuk ka shanse që nivelet demokratike tonat të ndryshojnë. Ne kemi gënjyer disa herë me ndryshimin. Ne mund të ndërtojmë rrugë dhe mund të vjedhim gjysmën e fondeve, kur dikur i kemi vjdhur 90 përqind. Ne mund të privatizojmë ekonomi kombëtare pa hesap, sepse na ka kapur deliri i të “marrit” që kujton se ekonomi tregu do të thotë që shteti të jetë një “varfanjak” dhe leckë në dotë të privatit. Ne mund të mashtrojmë gjithë ditën me luftën kundra korrupsionit duke thënë se “Gërdeci” ishte një fatkeqësi dhe Fazlliçi një “mirësi” financiare dhe ekonomike! Ne mund të vazhdojmë të jemi në pushtet arrogantë dhe në opozitë partizanë të rrugës “qëndro i urtë” se vlen më mirë lidershipi yt se sa ideali i socialistëve të vegjël, por edhe njerzve në përgjithësi!
Ne mund të vazhdojmë në pafundësi të mbajmë mbi kurriz një klasë të të tillë të pamoralshme dhe aspak demokratike, por ne, nuk mund të themi se jemi në demokraci si sistem. Ne jemi në “bi-autokraci” ku dy parti bëjnë sikur zbatojnë pluralizmin, dhe nuk bëjnë asgjë tjetër, por shkatërrojnë sistematikisht demokracinë.
Ne mund të vazhdojmë gjatë të kemi me një këmbë në demokraci vetëm një pjesë të mirë të medias, por kjo është shumë pak, sepse në qoftëse shoqëria është përparuar në botkuptim, kjo klasë politike është pengesa themelore e integrimit të vërtetë në Europë.
Ky është sistemi ynë “demokratik” dhe kjo është edhe mënyra e gënjeshtër që sistemi i tillë të funksionojë në saj edhe të autokratëve të lartë, që mbahen dhe ushqehen nga vullneti i ndrydhur dhe aspak normal i atyre që vegjetimin personal, e kanë si arsyetim për të qëndruar sa më gjatë në lartësitë politike dhe fitim prurëse të pushtetit autokratik shqiptar.Në këto kushte edhe urimi i ambasadorit Withers për zgjedhjet tona të standartit është i sinqertë, por akoma më i sinqertë se ky urim, është vëmëndja që ai tërheq duke dhënë shëmbullin e demokracisë gati 300 vjeçare të Amerikës dhe besoj se konteksti këtu është i qartë. “Pa demokraci nuk ka as zgjedhje të lira, nuk ka liri dhe nuk ka shtet shqiptar pjestar i denjë i Europës dhe vëndeve të botës demokratike”. Me imitime të cilat anojnë shumë nga autokracia, gjithmonë jemi në rrugë drejt demokracisë, por jo në brëndësi të saj.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 1°C
Mes.: 1°C
Lag.: 93%
Shpejt.: 2 km/h
Drejtimi:
Barom.: 1020.0 mb
VAR

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page