NASA për planetin Marsi përzgjedh muzikën “Piano on a Moon” Frederik Ndoci:
“Nëse njeriu vdes një here, artisti vdes shumë herë!” Historia e një artisti e rrëfyer imtësisht për herë të parë në New York. Tragjedia e gjyshit e gjyshës, që vdesin nga orteku i borës. Adoloshenti 17 – vjeçar Kola (babai i Rrikut), njeriu me zemër të madhe, venit ëndërrat në shkollat e Rusisë për vellezërit e motrat jetim. Si zbulohet talenti i artistit Frederik Ndoci, në moshën 4 - 5 vjeçare në korin e Kishës katedrale?
Arti dhe muzika një traditë e familjes Ndoci. Nxënësi me
rezultarte të shkëlyera në mësime, bëhet këngëtari numër një për fëmijë
me çmime nderi… adodoshenca dhe ndikimi i muzikës kontemporane botërore
në kulturën e tij. Shkolla e lartë dhe letra anonimë sajuar për goditur
karrierën e “armikut”. Grushti i diktatorit e përgjigjja: “Ule grushtin
poshtë more qelbanik!” Lotët e braktisjes së vendit nga Maqedonia në
Jugollavi… buzëqeshjet e para të suksesit në Itali... Si bëhet maestro
i orkestrantëve në Bergamo. Rruga e albumit të parë në CD e kasetë… E
ardhmja me shpresa e zhgënjime, ëndërra e ringritja si Supërstar i
Muzikës, nga California në New York. Udhëtimet muzikore të “italianit”,
sot nënshtetas amerikan. Si rilindi dashuria për muzikës kristiane…
Ambiciet e pragu i një suksesi, prej mbështetjes së sponsorëve
amerikanë e “bashkëatdhetarëve” në gazeta... Pse muzika, ambasadore e
kulturës nacionale e braktiset nga shqiptarët!?.
Klajd Kapinova, New York
Trashigimia
Është një pjesë e jetës së njeriut që përshkon vite e shekuj. Quhet
Frederik Ndoci, aktori me diplomë … këngëtar, poet, instrumentist,
piktor dhe krijues i lindur. Me një buzëqeshje fisniku, më fton të ulem
në lokalin italian “Aurora”. Pronarët e lokalit, me buzëqeshje e
përshndesin lehtë me kokë, duke i uruar mirëseardhjen mikut të tyre. Të
duket vetja, se je në mes të Romës. Bisedat në gjuhën italiane me humor
tradicional, e bëjnë atmosferën më të këndshme. Kamarieria e lindur në
New York, përshëndet e shënon në bllok porosinë. Muzika italiane,
depërton lehtë në veshin tonë. Rriku me buzëqeshje më thotë, a e njeh
këngëtarin italian. Duke e dëgjur prej vitësh zërin e bashkëatdhetarit
tim, iu përgjigja se në restorant italian, je sërisht me shpirtin
shqiptar. Biseda jonë nisi shtruar. Në qendër ishin të parët e familjes
Ndoci, në të cilën, ndërthureshin trashëgimia e muzikës, fatkeqësia e
humbjes së jetës në një ditë të gjyshit e gjyshës… Markun dhe
Katerinën, Frederiku nuk i ka parë kurrë.
“Babait tim në moshën 17 vjeçe, i ka vdekur nëna dhe babai e mbeti
jetim. Ata ishin nisur në Malësi, për të marrë pjesë në festën e Shën
Gjergjit. Gjatë rrugës i ka zënë orteku i borës... Ai kishte 3 vëllezër
e 3 motra, që i ka rritur me përkujdesje e mundime. Qysh në moshë të
brishtë fillon të punojë. Ishte talent i vërtetë në muzikë. Këndonte me
vokal të ëmbël tek vetëshoqërohej me vegël muzikore. Gishtat e
artistit, të lindur për t'u rënë instrumentëve, u bënë kallo prej punës
së mundishme në rindërtimin e “Shqiperisë së re”, në hekurrudhë me llaq
e beton dimër e verë… Babait, iu dha një bursë, për të ndjekur studimet
universitare për muzikë në ish - Bashkimin Sovjetik, por dashuria për
vëllezërit e motrat, bëri që shpresa të venitet.”
Koha e Luftës II Botërore kaloi shpejt. Në Shqipëri, vendoset rregjimi
komunist. Babai i tij, fillon të punojë, mbasi kështu mund të siguronte
triskat e ushqimit për vëllezërit e motrat në rrugën e parë Kukës –
Peshkopi, hekurudhën Peqin – Kavajë, kanalin Vjosë – Levan – Fier etj.
Talentin si këngëtar, e shpiegon me genin në familje, trashëgimi e
cila, ka vijuar brez mbas brezi. Familja e shoqëria, kanë qenë të dhënë
mbas vlerave të bukura të botës perëndimore. Atë e ngacmonte modernia,
që prej diktaturës ishte dënuar me vdekje. Artistin, është e vështirë
ta mbash të ndrydhur në kafazin ideologjik.
Shpirti i pasur i tij nuk vdes kollaj. Kantautori, kujton: “Isha jo më
shumë se 4 - 5 vjeç, kur daja Lec (Kolec Lamshi 1949, piktori e
krijuesi i fotoporcelanit në Shkodrës. Ai bëri 2 vjet burg politik,
shënimi im K.K.) më merrte për doret nga dëshira ime për të kënduar, më
çoi në korin e Kishës katedrale Shën Shtjefni, që e kisha një bllok
larg shtëpisë. Për herë të parë, pashë madhështinë e veprës së njeriut
përkushtuar Hyjit.
Ende nuk kishte zbardhur dita, këndoja sëbashku me të tjerët. Motra e
Kishës Anunciata, që drejtonte korin, më tha: “Zemër, mos e ngrij zërin
shumë, por mundohu ta shkrish me të tjerët”. Më kujtohen sytë e saj të
përvujtë, të cilat, nuk më janë shlyer nga kujtesa. I thashë, se kam
dëshirë të këndoj fort. Dua të më dëgjojnë Engjëjt, që ndodhen lart në
tavan. Ata motër, janë duke fjetur dhe nuk i kemi ngritur ende prej
gjumit…. Karriera ime i dedikohet shokëve, sepse kishin dëshirë për të
futur frymën liberale në muzikë. Fillova të krijoj këngë të reja të
mia. Kuptohet pasioni dhe maraku. Me një fjalë kisha afshe rinore...
Këndoja për kënaqsi me kitarre në rrugicën e lagjës time, këngë që
ishin të ndaluara. Në mbrëmje, mes miqve, të afërmve, përmes
magnetofonave me bobina e shiritë, inçizonim e dëgjonim këngë të lira,
pa receta e korniza me hiroglife politike.”
Ajo kohë, ishte një test për te, pjesë e jetës, që i kaloi me tramvaje.
Ai ka marrë pjesë në Festivalin Lokal e Nacional të Fëmijëve në
Shkodër, ku, fiton 4 herë çmime nderi, me këngët: “Hyjo hyjo kalë
vrapo” (1967-1968) “Jemi gjeologe te vegjel” (1967-1968), “Tornitorit”
(1968 – 1969), “Mira Beni dhe rreqeli” (1970-1971), kënduar bashkë me
Myfarete Laze, “Vëllai aksionist” (1970-1971) etj.
Rriku, ishte një ndër nxënësit më të mirë të shkollës me notën 10.
Gjithmonë ia ulte mesataren “fiskultura” me notën 9. Ka marrë pjesë në
të gjitha konkurset artistike mes shkollave 8 – vjeçare. Në Koncertet
Variete, të organizuara nga Klubi i Rinisë, kur ishte në klasë të 7-të,
do të interpretojë këngën “Palma cubana”, sëbashku me Ikbal Spahinë.
Publiku e rikthen 7 herë, për të ripërsëritur këngën. Ky ishte një
mesazh therës për kohën.
Një muaj mbas, në një koncert tjetër, iu kërkua të këndojë disa këngë
spanjolle e franceze, mbasi publiku e kishte mirëpritur dhe duatrokitur
gjatë. Ai interpretoi këngët: “Violin cigano”, “Caminito”, “Caper tua”
etj.
Nata e parë e koncertit ishte e jashtëzakonshme, me duartrokitje
frenetike, ndërsa e dyta… s'u bë kurrë!!! Ndodhi ajo që pritej herët
ose vonë. Ishte koha, kur dënohen për “veprimtari armiqsore” grupi i
liberalit Fadil Paçrami, Todi Lubonja etj., sepse shenjat e
europianizimit të letërsisë e muzikës, kishin sjellë alarmin në qarqet
e boss - ëve të kupolës hermetike komuniste.
Frederiku, kujton muzikantin Nard Bushati, udheheqës dhe ideator
koncertesh, i cili, ishte thirrë urgjentisht në Tiranë, për t'iu
tërhequr veretje, sepse kishte lejuar vogëlushin të këndonte këngë
spanjolle. Fryma e koncerteve ishte perëndimorë. Për ideologjisë e
dallkaukëve me banda komuniste, dikush duhet bërë kurban, duke i shtirë
frikën pjesës tjetër, që merreshin me art e muzikë…
Instrumentisti
Ai do të ndërpresë daljen në skenë si këngëtar e merret me artin
dramatik si aktor e instrumentist me orkestër. Mësimi i instrumenteve,
i merrte kohën e mirë të ditës në shkollë e shtëpi. Ishte pikërisht
periudha kritike, kur këngëtarit i ndërrohet zëri e ndodh pjekuria. Për
te ishte e dëmshme të këndonte, mbasi kordat e zërit mund të pjekën
shtrembër e vokali mund të mbesë i kufizuar. Këtu u njoh me
instrumentet muzikor.
Në bankat e shkollës, vjelë edukatë për kulturë të përgjithshme. Në
Liceun Artistik “Prenk Jakova” në Shkodër për 4 vjet, krahas studimit
teorik mjaft të thellë, mbi artin klasik botëror e shqiptar njihet me
kryeveprat e muzikës botërore, duke u përpjekur të jetë vetë sa më
pranë tyre.
Ai merret me veglën e frymës oboe dhe ushtron veglat sekondare: piano,
kitarrë, fizarkonikë etj.. Për 5 vjet, mori pjesë në Orkestrën
Filarmonike të Shkodrës e Orkestrën Teatrin “Migjeni”. Për të ndihmuar
ekonominë familjare e patur ndonjë para ekstra, filloi krijimin e
grupeve muzikore (orkestrat e vallzimit), duke argëtuar të rinjtë nëpër
mbrëmjet e vallzimit, në shkollat e mesme e Insitutin (sot
Universitetin) e Shkodrës.
Filloi aktiviteti i dasmave, gjë që ndikoi mjaft në pasurimin dhe
mbështetjen e tij më pas në muzikës së kultivuar popullore qytetare
shkodrane. Për te ndryshon bota brendshme shpirtërore. Fillojnë të
zgjohen dëshirat rinore për muzikë e art. Tashmë nis udhën e saj
krijimtaria…
Artisti, nuk është si subjekt, por edhe objekt. Muzika, është më tepër
pasuri e një ndjenjë të brendshme sesa tingujt që dëgjojnë njerëzit,
duke u futur në botën shpirtërore të debutuesit e atij, që e dëgjon me
andje interpretimin e tij.
Liberali
E kam ndjekur gjithnjë me dashamirësi artistin Frederik Ndoci vite më
parë, sikurse tingujt muzikës klasike me perlat kristiane, të kënduar
nga Gjokë Vata “Krenaria e Qytetit” (2001), mbas rihapjes së kishave në
Shkodër në vitet ‘90 pranë vorrezave të Rëmajit. Ndikim e gjurmë në
kulturën e Rrikut adoloshent, ka lënë muzika italiane “Canconissima”,
që shfaqeshin çdo javë në RAI, Festivalet e “Sanremo”-s, që mbahen në
qytetin e luleve. Ai flet me shumë respekt, për “Beatles”, Ray Charles,
Tom Johnes, Little Richard, Elvis Presley, grupet e ndryshme, si:
“Duran–Duran”, “Queen”, “Genesis”, “Pooh Kamaleonti”, “Bonyem”, muzikën
e lehtë moderne jugosllave, etj.
Kënga e muzika jonë në trevat shqiptare, jashtë Shqipërisë dukeshin
mjaft të zbehta e diletante, por Nexhmie Pagarusha, hante bukë veç. Ai
çuditej me “lirinë”, që kishin shqiptaret jashtë shtetit burg në vendin
e shqiponjave. Në fakt, “liria” e tyre, ishte në fe e art, por jo në
politikë. Ato kishin shumë të “drejta”. E drejta e shpirtit të
identitetit, që ishte valëvitja e lirë e flamurit nacional, nuk
ekzistonte. Pra si andej si këndej (shtetit amë), Zoti, kishte vënë
xhelatë.
Meqenëse Shqipëria, ishte e izoluar në fushën e artit etj., e vetmja
dritare ose mundësi, për të parë e dëgjuar muzikën perëndimore
kontemporane, ishin stacionet ish - jugosllave e italiane. Orkestrantët
jugosllavë, kishin një hap cilësorë, mbasi kishin studiuar në ShBA.
Ai kujton: “Në çdo darkë familjare (fis i madh), festat fetare, dita e
emnit të babës (Shën Kollit), ditëlindje, takime me shokë, këndonim
këngët që na linin mbresa. Më vonë krijuam “serenatat”, ku, i këndonim
dashurisë, miqësisë, vajzave, luleve etj. Në këto mbrëmje këndoja me
kitarre këngë, që i dinin të gjithë miqtë, duke mos harruar edhe
çiftelinë për argëtim. Këngët popullore, zinin një pjesë të mirë të
repertorit të improvizuar. Kur e njeh muzikën e popullit tënd, e ke të
lehtë për të mbërritur tek muzika e lehtë. Nëse dikush nuk e njeh
muzikën e tabanit popullor, ka gjasa të imitojë një rrymë ose këngëtar
tjetër. Ai nuk është original dhe nuk jeton gjatë. Kjo është e provuar
tek autorët botërorë, që kanë shkruar muzikën klasike. P.sh. Giuseppe
Verdi, ka njohur me detaj muzikën e popullit të vet. Ai ka arritur të
na dhurojë perla ose kryevepra të muzikës klasike të papërsëritshme.
Kështu mund të them për muzikant të njohur, si: Rossini, Bellini,
Bethovenin, Haynden, List, Shtraus, Çajkovski, Bach, Grieg, etj. Kur
kërkon t'i heqësh identitetin një popullli, vepro në këtë mënyrë, merr
muzikën e huaj, shqipëro tekstin dhe rezultati del vetë pa shumë
koment. Me këtë etje të madhe diletantësh, mbas 10–15 vjetëve, do të na
marrë malli të dëgjojmë muzikë autentike shqipe. Kështu Festivali
Foklorik, do të quhet si Festivali i Dinosaurëve. Brezat që do të vijnë
do të pyesin për pasaportën e muzikës “origjinale”. Sot pjesa më e
madhe e krijimtarisë së “re” muzikore, që këndohet në Shqipëri është e
huazuar ose e thënë më kjartë po ndodh plagjiatura, me tekst të
përkthyer me muzikë e dance origjinal të vjedhur. Duhet pasur parasysh,
se 5 shekuj të okupimit turk, kanë lënë gjurmë e ndikim oriental në fe,
muzikë, kulturë etj. Kritikët e përkushtuar të artit e muzikës çirren e
bërtasin, por kush ua vë veshin, ndërsa miopet në fuqi e mbyllin njërin
sy.”
Vdekjet e artistit
Si vdes një artist!? Atëherë aktori i vogël sapo kishte filluar klasën
e 8-të. Vdekja e parë, u shfaq në kinoprovat, për xhirimin e një filmi
shqiptar: “Nga fundi i errësirës” (1973). Rriku fiton kinoprovën në
Kinostudion “Shqipëria e Re” (Tiranë), ku nga 100 pikë mori 96. Më afër
tij ishte “aktori”, i cili, arriti deri në kuotën 51 pikë. Konkurentit
të afërt, iu besua roli, sepse prindërit e tij punonin në dikasteret më
të larta. “Komisarët” e Kinostudios, nuk vonuan e filluan të punojnë,
për të bindur aktorin “humbës”, si i përshtatshme për rolin. E dini
vetë biografia Rriku, detyrohet të braktisë instrumentin e oboe - s,
mbasi mundësit, për të pranuar oboistët të aftë ishin shumë të
kufizuara. Nga 10 oboist konkurentë, që vinin me krahë të ngrohtë,
ishin të sigurtë, se njeri prej tyre do të fitonte. Komisioni shikonte
cilësinë e letrave, se kush prej konkurentëve i kishte prindërit në
piramidën e forumeve më të lartë të diktaturës. Ishte koha e ditëve të
tyre, sepse kishin ngulur “gozhda me krye” për proletariatin...
Artisti vinte i konsoliduar muzikalisht, me një botë të thellë
shpirtërore e vokal të pjekur. E ndjera Violeta Deda, me një
dashamirësi si dinte ajo, i tha: “Rrik! Të ka falë Zoti një fuqi
hipnoteze dhe magjie në art! Unë jam e mendimit, që të provosh një
konkurim në Artin Dramatik”. Unë të ndihmoj sa të mundem.
Kështu filloi puna me materialet për konkurs. Frederiku, i vetmi
shkodran fiton me vizë të kuqe, përballë 25 të tjerëve. Para se të
nisej për në Universitet, babai i tij Kola, i thotë: “A të kujtohet
mësimi i shkollës sime si ndihmësmurator. Kur të dukesha si xhelat në
punë. Jo kot u solla ashtu. Unë kisha aq mundësi financiare, sa të mos
mundoja trupin tënd të njomë, kur një ditë papritur më the, se nuk doje
të vazhdoje studimet. Piktura e të ardhmes tënde ishte negative, po të
mos përdorja një strategji, që të vije me mua për të treguar se ç'ishte
puna? Kur baba yt, është aq i ashpër e kërkues për punën, që ta bësh sa
më mirë, po ai tjetri nesër, që do të kesh gjithë jetën në punë si do
të trajtojë!? Nëse nuk vazhdon, shkollën ndërtimi të prêt s'ka rrugë
tjetër. Sot t'i i ke të gjitha mundësitë, për të qenë i pari. Mos na ço
mundin kot.”
Rriku, vijon konservatorin në Artin Dramatik. Mbas pak grupi muzikor
“Na bashkoj kanga popullore” (N.B.K.P.), një grup të rinjsh, i
propozojnë të marrë pjesë me ta, meqenëse ishte i kompletuar si
muzikant e vokalist. Ai pranon ofertën, e del në skenë me orkestrantët:
Nimet Salabegu, Fatmir Fani, Nikolin Miraj, Mark Matathia, Filip Thana,
Pirro Pano, Agim Duron, Sazan Binjaku, Aleksandër Paloli. Ata ishin 10
vetë, me përkusion qyp, dajre, kitarrë e mandolinë dhe interpretonin
këngë popullore qytetare, arbëreshe, korçare, serenata shkodrane e
korçare etj. Një ditë pranë grupit vjen një përfaqësues i Ministrisë së
Arsimit dhe Kulturës, i cili, sjellë lajmin e keq: “Ju Frederik, Filip,
Fatmir, Nikolin dhe Pirro, nuk do të merrni pjesë aksionin e madh
nderkombëtar. Për një aktivitet të rëndësishëm politik, jashtë
shtetit.” Arsyeja: “E pyeta përsonin, se çfarë kemi bërë ne, që nuk
duhet të shkojmë jashtë shtetit!? Dhe përgjigjja e tij ishte troç: “E
dini vetë, seç keni një latë të hequr në biografi…”
Vdekja III
Rriku ende vijonte studimet shoqëruar me peripeci në Artin Dramatik në
Tiranë. Komisarët e Istitutit të Lartë të Arteve (I.L.A.), nuk e kishin
shumë me qejf grupin N.B.K.P. Po çfarë të bënin!? E kishte në “qejf”
Komisariati i Komitetit të Partisë Tiranë (K.P.T.). Filloi pingpongu
kinez mes I.L.A. e K.P. Viktimën (Frederik), nuk kishin ku t'a kapnin,
mbasi në lëndët profesionale ishte ass-i. E ngelën në lëndën histori e
P.P.Sh., provim të cilin e mori në vjeshtë. Në vitin e dytë, e rrëzojnë
në ekonominë socialiste, duke i humbet vitin e dytë. Pra, po fitonin
komisarët e I.L.A-së. Pjesëmarrja me grupin e ri artistik, ishte mjaft
e vështirë, sepse kishte turne të ngjeshur nëpër Shqipëri.
Me shumë mundime, pa bursë shteti (bursë familjare), nënës së tij, iu
desht sa e sa herë të shiste gjak, për të dërguar paratë, në fillim të
çdo muaji, për të cilën, djali nuk dinte asgjë. Më kujtohet, - thotë
artisti me origjinë familjare punëtorë të thjeshtë (nën nivelin
mesatar), po përgjigjesha mjaft rrjedhshëm tezës, që më kishte rënë në
provimin e materializmit dialektik e historik, ku, ish Dekani, vjen
papritur e i shtohet Komisionit.
Ai, me një të qeshur cinike kërcënon: “T'i do të përsëritësh vitin, dhe
po vazhdove të këndosh me grupin, nuk do t'a marrësh diplomën
kurrë!!!”. Artisti rikujton: “Faslli Luarasi ishte pro, kurse Xh.M.,
refuzoi e nuk vuri firmë në librezën e notave, të cilën, e ruan nëna
ime. Një vit shkollor, i kushtonte çdo familjeje afro 40 mijë lekë të
vjetra. Mbas disa dekadash, Zoti sjell në shtëpinë, ku, jetonin
prindërit e mi në Gjermani ish - Dekanin. Imagjinoni, nëna ime i shtron
një darkë, kuptohet kurbeti, të bollekshme. “A.P.”, e përgëzon nënën e
Ritës dhe Julit me fjalët: “Të lumshin duart! Nëna e artistëve Rita e
Juli”… Nana me buzë në gaz, i thotë falëminderit e shton: “Mos harro
zotni Professor, se jam edhe nana e Frederikut”… Ai, ul kokën tek
tavolinën e ka kjarë për minuta të tëra. Tashti e ndjente dhimbjen në
demokraci. Me një larje duarsh: “Ishin kohë tjera!”, donte të mbyllte
thesin. Nana argumentoi: “Sot ka kenë ma e randë për mu, me pregatit
sot drekën sesa për ju asokohe, me ngelë në klasë, pa të drejtë (për
kuj) një femijë punëtori. Unë jam shqiptare, pastaj e krishtenë, e nuk
mundem përveç, se me falë e me harru”. Ai kishte shkue për arsye
shëndetësore në Gjermani. Fëmija i tij i vetëm, kishte nevojë të
jashtëzakonshme. Shkoi dhe gjeti prindërit e viktimë, për të ndihmuar
jetën e femijës së tij. Si e bjen Zoti punën!?” Mbas shumë peripecive
në I.L.A., në prag të mbarimit, Rrikut, gjysma e ditës i shkonte, duke
bërë luftë me komisarët e shkollës, ndërsa pjesa tjetër, kompensohej me
duartrokitje e dashuri prej spektatorëve, kur debutonte në grupin
“N.B.K.P”. Ai luante me vegla muzikore e këndonte solo e artistët: Irma
Libohova, Valdete Hoxha, Ziliha Sina etj.
Frederiku, është Agjent i CiA-s…!?
Një “suprizë” e papritur, e shqetëson shpirtin e brishtë të talentit
dhe përfundon orvatjet tashmë 3 - vjeçare të komisarëve të I.L.A - së.
I kishte ardhur radha të goditej jeta private e artistit. Përmes një
plani të detajuar, arrijnë që të përfitojnë nga vrullet rinore e
mosmarrëveshjet më intime të jetës private. Në mes të vitit 1983, disa
ish përsona të njohur, kishin hartuar një letër anonim në tre kopje:
një për K.P. Tiranë, Organizatën e Partisë në Insitutin e Arteve dhe
për Teatrin e Operës dhe Baletit (T.O.B.), përmbajtja e së cilave,
ishte: “Armik i popullit, spiun i KGB-së, CIA, UDB - së, Vatikanit,
sepse gjatë gjithë kohës flet për fenë dhe Krishtin kundër rregjimit,
Enver Hoxhës etj…”.
Letra mbante emrin dhe firmën e X-t. Përfundimi ishte i kjartë. Kjo
letër, ishte e njëjtë me ato shprehje bajate standarte, me të cilat, u
dënuan shumë njerëz të pafajshëm në Shqipëri… “Ç'ke bërë mo i uruar!”,
-i tha Thimi Suli, ish n/Drejtori i T.O.B. “Shko e gënjeje atë ish
tënden, se do përfundosh keq. Janë familje komunistash ata, të bëjnë
gjëmën dhe do të të djegin si Xhordano Brunon”.
Artisti i ri, u ndodh i braktisur nga të gjithë. Kush guxonte t'i
rrinte pranë, përveç Zotit e familjes, kur diskutoheshin probleme të
tilla. “Njeriu i mirë njihet në ditë të vështira.” Sa vend zë mes
shqiptarëve, shprehja që e dimë të gjithë!?. Pak ose aspak!!!… Por në
Shqipëri, pas viteve ‘90, të gjithë u bënë të mirë (të afër) brenda një
dite!!! Ishte e vështirë të dalloje Engjëllin nga Djalli, sepse ky i
fundit, kishte veshur fustanin e nusërisë… Ditën e parë, u thirr në
hetuesi nga punonjësi i Drejtorisë së P.B. të Tiranës. Fundi ishte i
kjartë. Tashmë “armiku” dhëndër, do të përballej me Nenin 55, që
nënkuptonte “…Agjitacion e Propagandë për përmbysjen e poshtetit
popullor në Shqipëri…”.
Vendimi i dënimi mban datën 4 gusht 1983... Njerëzit “dashamirë”,
kishin përfituar nga njohja e jetës private dhe përpiluan letrën
anonime kundër artistit, në shenjë hakmarrje për ish të fejuaren “D”.
Ndonëse e hidhur, ai e rrëfen historinë: “Të gjitha letrat, ishin
përpiluar në emer të ish-fejuares time. Letrat shkuan në Drejtorinë e
Brendshme, e cila, i përcolli ato menjëherë në gjyq. U dënova
penalisht, gjë që ishte krejt e lehtë. Nuk kishte aspak rëndësi dënimi
penal, sesa ai moral. M'u hoqën të gjitha materialet nga televizioni,
që kisha bërë me mund e djersë. Kisha gati të inçizuar mbi 60 këngë, me
grupin “N.B.K.P.”, kisha fituar çmim dekade të Klasit II–të. Midis tyre
kishte këngë solo e duete.” Çfarë i mbetet pemës, kur ia shkulin
rrënjët!? Ai shton: “Sot pas kaq vitesh, konkluzioni im është, se ky
dënim, vinte gjoja si masë ndëshkimi fill pas Koncerteve të Dekadave të
Majit të vitit 1982. Unë debutova me këngën: “Kjo Kosova ka adet nga
një pashë me mbyt përvjet”. Kënga u zgjoll në koncertin qeveritar. Na
thanë, se do të asistonte edhe ai. Impenjimi ishte shumë serioz, sepse
kisha fituar çmim dekade. Erdhi dita e koncertit, ora, minuti, kisha
firuar gati 15 kg. Dola në skenë dhe sytë në mënyrë hipnotizuese shkuan
tek lozha, ku, koka e tij binte menjëherë në sy.Mbasi mbaroi kënga, ai
u ngrit në këmbë. Kuptohet, salla si të ishte e përbërë prej atletëve
olimpikë u ngritën si me sustë. Ai bëri me grusht… d.m.th. për
vëllezërit kosovarë, që i kishte lënë dhuratë në dorë të kasapit. Unë
po ashtu ngrita dorën, në formë grushti si ay. E ai prap me grusht e
unë sërisht me grusht... More po ai prap me grusht, kur dëgjova nga
prapa perdës: “Ule grushtin poshtë more qelbanik!” Kur dola më rrethuan
komisarkuqët e vegjël, e me klithma gati sa s'më mbytën. “Kush të tha,
t'a ngrejsh grushtin ty more majmun!?” Qe pra, i thashë, ju vetë po
pyesni majmunin, pse imiton të tjerët!? E pranoj, që jam majmun dhe e
ngrita grushtin edhe unë nja tre herë. Por gjithmonë pas tij.”
Incidenti vinte mbas demostratave masive të vëllezërve kosovarë të
vitit 1981. Më pas kënga, kërkohej çdo natë në Radio e TV. Duket se
dikush nga Beogradi i tërhoqi veshin bashkëpuntorëve të Tiranës
zyrtare. Ata filluan të mendonin eleminimin tim, nëpërmjet saj
asgjësonin edhe këngën. Diktaturës asokohe, i interesonte që të nxirrte
armik artistin, që interpretonte e jo këngën që e shqetësonte… Kjo
është njëjtë me At Gjergj Fishtën, ku, u dënua “Poeti Nacional”, e
përmes saj, u varros edhe kryevepra “Lahuta e Malcis”…”
Vdekja IV
Artistin e dërguan mbas dënimit në një vatër kulture në Burrel. Ai, për
herë të parë do të mendonte arratisjen, ku, sytë dhe trupin t'a
drejtonte andej nga perëndonte Dielli, duke gjetur shtegun për t'u
zhdukur nga “lumturia”.
Mirëpo ç'bënte Partia një vëlla t'a pushkatonte, e tjetrin e propozonte
për kandidat partie. Ai u dënua, Rita filloi të lulëzojë në skenë. Ajo
u bë një nga humoristet e imitueset më të mira të vendit. Artisti
mendonte për familjen e tij. Sa fund të keq do të kishin, sikur të
realizohej ankthi që e brente sapo fikte dritën e dhomës. Kur zbardhte
dita e re, keqardhja për prindërit e mbulonte e i prishte vendimin e
pjekur...
Por Zoti e miqësia, e shpëtoi nga aventura e rrezikshme. Tashti
pjesëtarët e tjerë të familjes Ndoci, nuk do të internoheshin. Atij i
vjen ish autoria e letrës e i thotë: “Ke ca valixhe me plaçka këtu”.
Ajo mbasi e merr vesh gjoja arësyen e dënimit, betohet se: “Unë kurrë
nuk kam shkruar ndonjë letër!” Artisti nxitoi për në Tiranë t'a takonte
dhe vërtetonte fjalët. “D”- ja nuk përtoi të pohonte ato që tha, e
sëbashku shkuan në K.P., ku, përgenjështroi letrën. Ata i thanë, se:
“Letra është shkruar nga maqina e shkrimit që keni në shtëpinë tuaj”
Kur i sollën letrën, e i thanë, nëse ishte firma e saj, ajo tha: “Po,
më kujtohet, kur kam firmosur një letër të bardhë, pasi m'u kërkua nga
vëllai e babai.” “Ti jepen gjyqit, ato që e kanë shkruar. Kemi marrë në
qafë një njeri të pafajshëm!”, - shtoi sekretari.
Kjo ishte fitore e iluzion për artistin. Njeriu, që e varrosi me
urretje, po i dilte zot kështu! Rriku tregon: “Sa kristian të dobët
jemi!!! Ndjeva keqardhje për të. Më tha, se do të ndërpres studimet e
nuk i bëhej të shkoj në shtëpi, tek ato njerëz që i kanë prishur
jetën.” Sipas saj, ai ishte dënuar për çështje politike e morale. Në
moment, harroi vuajtjet, lotët e i tha: “Bëj si të duash”.
Atij iu dha transferimi në Shkodër. Mbas një muaji, e emëruan në
Estradën e Shkodrës. Ishte një ambient i ri. Ai nuk e njihte mjedisin
artistik, që gëzonte një emër të madh. Gjatë vitit të parë, punon shumë
dhe dallohet në takimin e estradave profesionale. Të gjitha gazetat e
kohës shkruajnë për artistin e ri mjaft fjalë të mira. Ai i
falënderonte Zotin në heshtje, për të mirën që i kishte dhuruar. Tipe e
natyra të ndryshme, gjendeshin në Estradë. Atij, iu desht të bënte
punën me heshtje dhe të kalitet me një tip tjetër komisarësh. Falë
Zotit, ata nuk ishin me nivel të lartë intelekti. Atë vit në dhjetor
aktorët e Shkodrës, do të bënin rregjistrimet për natën e Vitit të Ri.
Udhëheqësit artistik të RTVSh etj., sapo shohin fytyrën e Frederikut, i
drejtohen direkt me arrogancë: “Kush të ka lejuar ty të futësh këmbët
në TV. Ti duhet të dalësh menjëherë jashtë nga RTVSh. Çfarë pret,
lëviz, shpejt, shpejt!” Letra e vendimeve të Komitetit të Partisë,
kundër artistave për Frederikun ishte shumë e freskët, në turrën e
letrave për të mos shkelur në TVSh. Shumë e madhe ishte dosja e
artistave të dënuar si: Sherif Merdani, Françesk Radi, Justina Alia,
Alida Hisku, Besnik Taraneshi, Zija Saraçi, e qindra të tjerë. Artisti
i ri shqetësohet shumë, por nuk shprehet dhe ruan gjakftohtësinë. Me
humor, ishte e pamundur t'a kalojë “keqkuptimin”. Vendosmërisht
drejtuesit politikë në RTVSh, këmbëngulin, që Shkodra këtë vit, s'do të
ketë asnjë shfaqje të rregjistruar për natën e Vitit të Ri ose të
zevendësohet Frederik Ndoci!? Pjesëtarët e grupit, gjenden para një
situate të papritur. Si duhet zgjidhur problemi i zmadhuar
artificialisht!? Shkurt…
Rriku, nuk është fytyrë, që duhet të dalë në televizion. Ata urdhëruan
që t'i kthente dietat e të rikthehet në Shkodër me tren!… “Ka qenë një
kohë kur fillova me “sabotu”. Për herë të parë fillova me fut në Teatër
lojën e shahut. Dhe aktorët harronin materialet (kishte raste që
partneri priste me minuta të tëra në skenë partnerin tjetër, i cili,
ishte habitur pas lojës së shahut) e merreshin mbas kampionatit të
shahut, ku, në ambientet artistike ekzistonin 25 kuti shahu…”, kujton
me humor artisti.
Phoenix
Edhe midis artistëve, regjizorëve në Shkodër e Tiranë kishte njerëz
dashamirë të artit, që nuk ishin strikt porosive të debatikasve
politik. Këto liberalë, pas shumë viteve, kanë të njëjtin karakter të
tërhequr nga jeta e zhurmshme e publicitetit në media e televizion. Ata
sodisin me gjakftohtësi, ish – pseudoartistët telpërdredhur, servilëve
të boss - ëve të pushtetit të dikurshëm. Ish debatikasit, sot
“demokratë”, mbajnë ende me krenari “pllakën monument i kulture,
mbrohet nga shteti” dhe dërgoheshin me dieta për të vijuar shkollën
jashtë shtetit. Dietat astronomike paguheshin nga skllevërit varfanjakë
punëtorë. Me mediokritetin e trashëguar pa asnjë turp, marrin poza si
flamurtarë të vonuar të së resë. Ishin këta “të rinj revolucionarë”, që
si bandë e kuqe kishin dënuar me vdekje artin e kulturën perëndimore,
ku, viktimë ishte kantautori shkodran. Fillon një përsekutim i ri.
“Armiku”, s'duhet lënë të livadhiste shumë. Erdhi urdhëri suprem: “Të
dërgohet menjëherë në prodhim”. Alibia (shkaku) krijohet lehtë
artificialisht ose ishte e gatshme në tryezat e boss – ëve të së keqes,
që mbanin shtetin e kuq të dhunës përmes metodave të survejimeve. Dhe
pasojat ishin përpiluar e dekretuar tashma… Artisti, dënohet nga
organizata e partisë në ish “Fabrikën” e Tullave në Shkodër për 6 muaj.
Këtu ishte hapur dega e internimeve. Puna ishte me mëditje sikurse në
shek. XII. Gjithçka (procesi i punës) bëhej me dorë, pa asnjë kusht
higjene, mbrojtje e sigurimeve sociale. Ky ishte një kamp i ri i
vdekjes me hap të përshpejtuar… Nuk e don TV - ja, ndërsa Kinostudioja
po, i afron kinoprova, të cilat, pa problem, i fiton falë talentit të
lindur. “Shokët” e estradës xhelozë, e dënojnë. “Dashuria”, për të riun
bashkëqytetar kishte dalë sheshit. Frederiku, fillon të debutojë në
kinematografi me shtatë filma. Ai ka luajtur role kryesore dhe dytësore
në filmat “Në çdo stinë” (1982) me rregjizor V. Gjikën, “Dasma e
shtyrë” (1984) e M. Tapallajt, “Fundi i një gjakmarrje” (1983) me
rregjizor R. Ljarja, “Kur hapen dyert e jetës” (1986) me rregjizor R.
Ljarja, “Flutura në kabinën time” (1987) me rregjizor V. Prifti, “Edhe
ashtu edhe kështu” (1989, kinokomedi) me rregjizor B. Kapexhiu. Emri i
tij, do të hyjë në librin e historik të aktorëve më të suksesshëm të
Kinostudios. (Shih në librin e Abaz Hoxhës – “Arti i 7 - të në
Shqipëri”, Tiranë, 1999). Ai ia var pak punës në Estradë. Do t'a
shohim, se artisti ka më shumë interes për rolet në ndonjë film. Dënimi
i dytë (nga organizata e partisë), do të vijë menjëherë. Ai vonohet 3
ditë më shumë nga leja, që i kishte dhënë drejtoria për dublime (zëri
me figurën). Edhe pse kur u kthye solli me vehte letrën e firmosur nga
zv/drejtori i Kinostudios, ku, vertetonte, se: “Frederiku mbaroi mbrëmë
dublimet”. Ata nuk donin t'ia dinin, se ishin “vetë Ligji e vetë
Maliqi.” Në prodhimin primitiv të tullave edhe një herë, por vetëm dy
ditë mbasi drejtori Kel Rreshpja (mjaft kurajoz) me keqardhje, i thotë
Frederikut: “ - A kanë luajt mendsh ata!? Rrik, je i lirë për 6 muaj,
shko ku të duash. Më fal, se para nuk të paguaj, por je i lirë”. Kjo
botë ka edhe njerëz të mirë. Sapo rikthehet ne Estradë, tjetër sulm.
Tani strategjia e tyre, arrin kulmin. Çdo ditë të hëne në mëngjez, ai
thirrej në Komitet Partisë së Rrethit (K.P.R.) duke e kërcënuar, se do
t'i vinte prangat, nëse këndonte ndër dasma muzikë të huaj. Ishte
kërcënuar të mos këndonte as këngët e huaja, që jepte Radio “Tirana”.
“Tirana ka politikë tjetër”, i thanë, “ndërsa ne tjetër politikë!”
Mbas pak kohësh në një mbrëmje me “Peco grosso”, i propozohet të
këndojë një këngë e bukur nga ato që dinte ai. “Jo s'mundem, me fusin
ne burg”, i përgjigjet artisti, duke shtuar, se “S'më lejohet, as edhe
këngët që jep Radio Tiranës. Si bëj dot, mbasi Tirana ka politikë
tjetër, e ne si artistë shkodran kemi tjetër politë më tha shoku…”.
Pasi qeshën me cinizëm, i bënë me shenjë të këndonte pa frikë të gjitha llojet e muzikës botërore.
Ai këndoi i lirë deri në orët e para të mëngjezit. Të nesërmen sh…, e
thërret në zyrë si zakonisht. Këtë rradhë, me pupla të lagura, i
drejtohet: “Unë kam dashur, të mos lodhesh me këngë të huaja, se janë
të vështira, e kam frikë se të dëmtojnë vokalin. Unë për të mirën tëndë
e kam.”
“Nigjo ti Frederik: Nuk prishet partia me një MUT si ti!”
Mbas disa ditësh, një aktor i propozon në emër të organizatës së
partisë (e cila, kishte marrë dy vendime dënimi për Rrikun) për t'u
pranuar kandidat partie. Pas disa ditësh i ktheu përgjigje aktorit:
“Nuk e meritoj të hyj në parti, se jam shumë i padisiplinuar e pastaj
partia prishet sapo të hyj unë. Vetëm pas një muaji, ju do të bëni
mbledhje me orë të tëra, që të më perjashtoni prap!”
Përgjigja e tij ishte “Ashtu ë!? Do t'a shohim nesër!” Të nesërmen,
bëhet mbledhje që në mëngjez. Një i dërguar i K.P. dhe dy policë të
Degës së Punëve të Bredshme (Sigurimi), ishin të pranishëm në sallën e
madhe, ku, mbas dy minutash merret vesh tema. “Një artist, refuzon një
ditë më parë hyrjen në parti.”
Artisti rikujton: “Rrik thashë, erdhi edhe një herë koha e prangave.
Megjithëse kishte rënë Muri i Berlinit, kishte akoma propozime të tilla
nga komisarët tanë. Por shansi i madh, më deshti Zoti kaq shumë. Mbasi
foli aktori, në fund e mbylli me fjalët: “Nigjo ti Frederik: Nuk
prishet partia me një MUT si ti”. Unë qëndrova gjakftoftë, megjithëse i
derguari kishte ardhur me mission të paracaktuar. Ishte aktori, që më
ndihmoi. Kur m'u dha fjala, fola vetëm kështu: Unë e kam ditur vetën
tamam ashtu siç tha ai. Por meqenëse, e dua partinë me shumë se ai, i
thashë, se nuk hyj. Ndërsa ai, që pretendon, se e don fort: Pse ka
dashtë me fut një MUT partisë suaj!?”
Tonin Ujka, u ngrit në këmbë me të qeshur dhe tha: “No comment!”
Incidente në skena të ndryshme të Shqipërisë
Në një koncert turne në Vlorë, Frederiku po këndonte “Give me hop
Johana”. Një vajzë gjimnaziste kalon nga salla në skenë. Artisti me
vajzën bukuroshe fillon kërcejnë një break dance. Adolishentja, ishte
jashtëzakonisht e zhdërvjedhet e mjaf preçize në lëvizjet. Bukur! Ai i
entuziasmuar sërisht rifilloj të kërcej me të. Në këtë kohë, drejtuesi
i orkestrës papritur ndalon orkestrën e këngën në mes.
Ishte koha e vitëve ‘90. Kantautori i ofenduar në second, me një veprim
shumë të zgjuar, hap kapakun e një pianoje në skenë dhe vazhdoj këngën.
Drejtuesi sërisht i gjindosur mbyll kapakun e pianos dhe i zë
gishtërinjtë kantautorit. E gjithë salla fillon fishkëllimat me
thirrjet vlonjatëshe motër q...
Artisti, rrëmbej kitarren eletrike nga duart e Ylli Drishtit dhe filloj
“Uab-bab-a-lu-bab-ba-ba-kan-bloom-tutti frutti”. Drejtuesi i shkret, e
kishte humbur fare tek, vraponte pas Rrikut nëpër skenë, që t'i hiqte
fishen (kordonin) e kitarres. Partiaku, donte të tregonte, se komisarët
e errësirës “qimen e ndryshojnë, por zakonin se harrojnë”. Imagjinoni,
mbyllet perdja, ndërsa salla thërriste motër q… o l... Në darkë,
asokohe u bë një mbledhje organizatës së partisë. Ata propozojnë
përjashtim nga puna, pa të drejtë kthimi. Motivi ishte…!!! Por artisti
i vetëdijshëm në veprimet e tij, i thotë: “Ju do të më hani me nder m…”
Të nesërmen vjen një instruktor nga K.P. Vlorë e i tërheq vërejtje, për
aktin e keq, që kishte bërë drejtuesi. Frederiku, nuk kishte bërë,
asgjë shqetësuese. Populli vijonte të kishte të njëjtën simpati për te.
Korçë Ishte sëbashku me motrat Rita dhe Juli në një turne në Korçë. Ata
jepnin tre shfaqje në ditë. Pas dy ditësh ndalohet shfaqja. Hiqen
reklamat artistike të orës 7. Populli që kishte zënë radhën për bileta,
që me natë, i indinjuar ofendon, në adresën e artistëve, duke thënë:
“Çfarë u kemi bre ne atyre që duan të kthehen!?” Frederiku, del në
pizhame nga hoteli, ku, ishte akomoduar e i thotë, se nuk është e
vërtetë, që ne duam të kthehemi. Edhe nëse nuk duan ata, ne jemi gati
të bëjmë koncertin falas, në mes të sheshit, deri sa kordat vokale të
më copëtohen. Por është dikush tjetër, që nuk do që të vazhdoj
koncerti…. Mbas pak kohe, artistët shkojnë sëbashku drejt në zyrën e
sekretarit të komitetit sh… P.
Artisti kujton: “Na prêt disi i skuqur, e sapo hyjmë brënda na thotë:
“E kam ndaluar unë shfaqjen!?” Po për çfarë arësye insistoj unë?! “ Nuk
lejoj unë, që njerëz me shfaqje të huaja të këndojnë në Korçë! Shiko
flokët sa të gjata i ke!” Unë i them: A e ke me mua?! (sepse nuk e
kishte vënë re, që ishte mjaft strabik në sy (shakshir), dhe po shihte
nga Rita, shënimi im K.K.) “Jo, jo me ty e kam” Ou me mua e ke!?Flokët
e mi janë, si ai heroi atje tek sheshi “Ushtari i Panjohur”. Jeni ju,
ai që keni shfaqje të huaja, sepse i ke qethur flokët si kinez, ndërsa
unë jam si Mihail Gramenua. Koncertet dhe pamja e jashtme, janë
kontrolluar nga njerëz, që i kanë sytë në rregull, e s'kam nevojë për
sugjerime mediokre. “Degjo, - më tha: “Nuk je në Shkodër këtu. Mos më
fol ashtu, se unë të arrestoj!” S'ke fuqi, i thashë. Koncerti vazhdoi
edhe 10 - të ditë të tjera. Erdhi momenti, që të dilja jashtë shtetit.
Më erdhi koha, që si debutues në “Festivalin e Zërave të Rinj Botërorë”
në Ankara. U pregatita mjaft me dinjitet dhe fituam vendin e dytë ne
botë (mes pjesmarrësve). Ndërsa për suksesin e këtij turneu RTV
“shqiptar” dha si lajm vetëm 8 sekonda.”
Lamtumirë: Hapni dritaret Europë!
Befas në vitin 1986 Frederiku, rikthehet në skenë si këngëtar, duke
pasur një sukses me zërin origjinal. Kthimi i tij nuk ishte pa qëllim.
Me këtë rikthim sistemi, kërkonte të tregonte se po zbuste “luftën e
kllasave”. Artisti kujton: “Ishte caktuar data e tregimit të këngës
“Pranvera do lule shumë”. Ky ishte debutimi i parë në Festivalin
Kombëtar të Pranverës. Unë e kënga ishim pak enigëm. Bashkëpunimi me
kantautorin Ardit Gjebrea, i shtinte kureshtjen debutuesve, sepse e
dinin se do të ishin të suksesshëm. Unë preferova të përdorur një
strategji, ku, provat i bëja në orët e mbrëmjes (7 – 9 p.m.), që
mbyllnin sezonin e ditës. Më kishin thënë se ish - drejtori RTVSh
Marash Hajati, ishte shumë despot në pranimin dhe daljen në skenë të
artistave me frymë perëdimore. Sipas thashethemexhive, isha i sigurtë,
se lojën në të cilën kisha hyrë do t'a humbisja. Por çuditërisht,
ndodhi e pabesueshmja. Në fund të këngës, ai u ngrit në këmbë, më
shtrëngoi dorën e ngriti lart, sikur të isha mundës i fituar dhe më
uroj mirëseardhjen në RTVSh. Ai, tha se ishte hera e parë, që dëgjonte
dikë, duke kënduar profesionalisht. Drejtori iu drejtua këngëtarëve me
fjalët: “A dëgjuat ju të tjerët sesi këndohet. Nuk ka ndonjë filozofi.
Kështu këndohet.” Mbas tij e morën fjalën pjesëtarët e komisionit.
Kompozitori Çesk Zadeja (“Artist i Popullit” A.P.) në mënyrë
profesionale zbërthej pak a shumë botën shpirtërore timen, duke thënë,
se “… mishëron shumë elementë artistik, ka vokal të embël, zotëron
shumë instrumente dhe është aktor.” Ndërsa Avni Mula (A.P.), më uroj
mirëseardhjen në mënyrë demostrative. Ai u emocionua tek kujtoj rininë
e tij… Të njëjtën gjë bënë Tish Daia (A.P.), Tonin Harapi (A.M.),
Nikolla Zoraqi (A.M.) etj., Muri i monumentit tim u bë prej
supërbetoni. Tashma askush nuk kishte mundësi të më shkelte, sepse
ishte vonë… E. Hoxha kishte vdekur. Ky konsolidim, do të vazhdonte deri
në vitet 1990. Sa herë kam kënduar në skenë, jam vlerësuar me Çmime
Nderi.”
Ishte pragu i fundvitit 1990. Rregjimi përdorte talentet, për të
fshehur kthetrat e vet. Kështu Ismail Kadare largohet i shoqëruar nga
Shqipëria në Francë. Artistëve, mbasi iu hoq thumbi (thimci), rikthyen
në skenë. Sherif Merdani, del nga burgu, Justina Alia kthehet nga
internimi e fillon “punën” në Teatrin e Kukullave (Tiranë), ndërsa
Françesk Radi në orkestrën e RTVSh… Por me një lule, s'vjen pranvera.
Ai këndonte në sallën e darkave në Hotel “Dajti”. Në letërnjoftimin e
tij, kishte 20 viza të dhënë nga ambasadat e huaja, që vinin për të
dëgjuar muzikë. Po të ishte puna për të ikur jashtë shtetit, thotë
Frederiku, unë isha elektron i lirë. Në Festivalin e RTVSh “tiranasit”,
i sajojnë një hile të madhe. Ishte vdekja e pestë, që i ka ndodhur në
skenë. Këngët “Hapni dritaret Europë” dhe “Stinë tjetër”, intepretuar
në Festivalin tradicional të muzikës së lehtë (dhjetor 1990), e nxiti
aktorin këngëtar t'i jap lamtumirën vendit. Një vit më parë, kishte
fituar Çminin I - rë me këngën “Toka e Diellit” (1989), ndërsa në
Koncertin e Pranverës, interpretoi këngën: “Liberta, Liberte”, të
cilat, morën një jehonë të madhe. Asokohe ai “përgëzohet” nga drejtori
i shfaqjes, i cili, i drejtohet me arrogancë artistit: “Nuk ka erdhur
akoma koha e të ngresh gishtat për Kosovën…”
Ai po përdorte Kosovën, si pretekst të gishtave dhe kërkonte të dënonte
simbolin e fitorës (V) të Kavajës e Shkodrës, që i ngritën gishtat dy
muaj më parë se të këndohej kënga… Kur zbarkuan turqit në Shkodër, ka
fluturuar fugurja “Zoja e Shkodrës” Artisti kërkoi transferim në
Tiranë. Thirret në K.P. prej sekretarit të parë asokohe. Pushtetari e
pyet: “A ishte e vertetë, se kishte kërkuar transferim dhe ne si
komitet jemi të shqetësuar. Një artist me kaq talent dhe vlera e ka
vendin këtu.”, i thotë. Për t'a zënë ngusht i drejtohet: “Frederik, kam
sinjalizime, se të kanë parë një herë në Kishën e re, në ditët e para
të nëndorit 1990.” Të kanë rrejtë, përgjigjet artisti. “Nuk kam qenë
një herë, por për çdo dite. A ka ndonjë gjë të keqe?!” “Jo, - i thotë
sekretari, asgjë, por me që je katolik, ty të takon të mos largohesh
nga Shkodra!!!”. Artisti i përgjigjet: “S'kam vend edhe si katolik,
sepse kur kanë zbarkuar turqit në Shkodër, ka fluturuar si mrekulli
fugurja “Zoja e Shkodrës”. Kur ka ikur Ajo, po ne çfarë duam, që rrimë
pa Zojën tonë.? Ikën vitet që kalova, kur ishe ti sekretar, e unë
dënohesha dhe më vinin shqelmin. Unë i përkas gjithë Shqipërisë.” Nga
zyra e tij, artisti u nis në Tiranë. Sërisht kujton: “Natën e parë, e
këndova këngën: “Hapni dritaret Europë”, ku, u ngrit e gjithë salla në
këmbë. Xhaketat fluturonin sipër njerëzve, fishkëllimat me urime bravo,
më dhuruan suksesin e parë. Kënga nuk ishte aq e bukur sesa ishte
mendimi i saj. Kur shkova në shtëpi për të parë këngët e Festivalit në
TV, nuk u shfaq kënga ime. Spikerja tha: “Dëgjuat e shikuat këngët e
natës së parë të Festivalit.” Të gjithë në shtëpi kishim ngrirë para
monitorit të televizionit, që vijonte të jepte sinjalin e lajmeve…. Të
nesërmen shkova në RTVSh, e u thashë çfarë keni bërë kështu!? Menjëherë
mora përgjigje të parapërgatitura: “Pse tha Partia pluralizëm, u bë
deti kos!? U bë Amerikë këtu, që të kërcesh ti ula up!? Çfarë u bërë
t'i Frederik Ndoci, duke kënduar e këcyer në skenë!? Çfarë të duket
vetja ty!? Ne të fusim edhe në burg! Ti mendon, se burgjet nuk kanë një
dhomë për ty!?” Iu përgjigja, menjëherë se nuk ka çilca më. Ato tashmë
kanë humbur në det. Ju falëminderit, për këshillat e kërcënimet, por
mos keni hallin tim, se unë një copë bukë e ha ku të dua në të gjithë
botën, sepse kam 20 viza në passaportë. Ika në mënyrë demostrative…”
Mes fansave në Maqedoni e Kosovë Frederiku, sëbashku me motrat Rita dhe
Julin, kishin oferta artistike në Zvicër e Maqedoni. Ata morën rrugën
në këmbë deri në postën kufitare të Qafë Thanës. Një shqiptar nga
Maqedonia, i mori me makinë. Gjatë rrugës po dëgjonin një këngë në
kasetë të këngëtares Shkurte Fejza: “Ndalo njëherë o burrë i dheut, mos
ia kthe shpinën Atdheut”. Ishin vertetë emocione, të forta, ku, atij e
motrave, u rrëshqasin lotët e dhimbjes, pse po lënë më keqardhje
atdheun, ku, u lindën dhe rritën. Shkodrani, tregon çastet e dhimbjes,
duke përshkuar rrugën për dy orë, që i dukeshin sikur ishin 200 vjet
nga ajo këngë. “Aq lot derdhëm, saqë na falt Zoti. Të njëjtën dhimbje
emocionale, kam përshkuar kur kam parë në TV eksodet biblike të mijëra
shqiptarëve në anije drejt Italisë, eksodi kosovarëve që erdhën në
Shqipëri… Kam ndjerë dhimbje në shpirt, kur u rrëzuan (11/9/01) dy
Kullat Binjake në Manhattan... Tragjedia e fundit në tre shtetet e
pjesës jugore të ShBA – së (Hurricane Katrina and Rita), me skena të
tmerrshme në ujë më kanë trazuar shpirtin. Natyrisht kam qarë edhe herë
të tjera për humbjen e pjesëtarëve të familjes tonë. Dhimbjes i shtohej
edhe dhimbja e dytë e pamundësisë për ti përcjellë në funeral, për
arsye të burokracisë së pajisjes me dokumente etj. Mbas 9 viteve, për
herë të parë, kam parë nënën time (Marien) në Gjermani…”, përshkruan
dhimbjet artisti. Murator në Itali Frederik Ndoci, ik me autobuz në
Itali. Ishte koha, kur në korrik të vitit 1990, shqiptarët kishin
shpërthyer kangjellat e ambasadave të huaja në Tiranë.
Në mars 1991, ndodh eksodi biblik drejt Perëndimit. Europa, ishte bërë
shpresa e vetme. Ishte një goditje vdekjeprurëse për diktaturën
komuniste në Shqipëri, që jetonte grahmat e fundit të jetës fizike…
Ai Italinë e kishte parë në televizion dhe gjuha për komunikim nuk
ishte problem. Atje, fillon të punoj në periferi qytetit Bergamo, si
ndihmësmurator (manuale) 14 orë në ditë. Mbas punës, bënte një dush të
ngrohtë, hante darkë e binte të flinte. Gjatë orëve të lira shëtiste
nëpër qytetin e bukur, duke bërë vizita në muzeume, kisha, ambiente
kulturore e muzikore, bibliotekë, kinema etj. Ditët kalonin.
Atij filluan disa miq të rinj intelektual vendas t'i afroheshin. Rriku,
kërkonte të punonte me dinjitet. E kishte të vështirë (kishte mbetur
ende me atavizmën komuniste: “Interesi i përgjithshëm mbi atë
përsonal”) të shkonte të merrte 50.000 lireta në ditë, që mund të
përfitonte nga asistenca si refugjat në shtetin italian. Një vdekje e
ëmbël…
Një javë mbas, i thotë priftit të qytezës së vogël Endena, që të mbledh
disa fëmijë t'u mësojë kitarrën. Meshtari e pyet artistin shqiptar, sa
kërkon që të paguajnë ata ty. Me një buzëqeshje të lehtë fisnike,
Frederiku i përgjigjet, se nuk dua të më paguajnë asgjë, por këtë e bëj
për pasion.
Mbas disa ditësh 14 fëmijë nga mosha 13 - 16 vjeç formojnë një klasë të
vogël me kitarre, maestro i ri i së cilës, ishte Frederik Ndoci. Për
një kohë të shkurtër (45 ditë) në prag të Krishtlindjeve (Natale),
kitarristët e vegjël vendas, dolën debutuan sebashku me Fredrikun para
publikut në Kishën e qytetit të vogël italian.
Prifti e falënderon shumë atë, për përkushtimin dhe rezultatin konkret
që e shihte tek instrumentistët e vegjël, të cilët, për 3 vjet nuk
kishin mësuar ushtrimet më elementare në kitarrë. Prindërit e tyre nuk
dinin si të falënderonin, për kënaqësinë shpirtërore që u dhuroi. Ata
me lot në sy përqafonin artistin shqiptar. Koncerti që dhanë ishte
vërtetë suprizë, para prindërve e besimtarëve të shumtë…
Grazzie Frederico!
Muzikanti e aktori Ndoci, për një kohë të shkurtër bëhet i njohur, i
nderuar e respektuar. “Më afroheshin njerëzit për t'u bërë mësime
fëmijëve të tyre. Ata më thonin sa kushton. I sqaroja, se jam artist,
kam humbur spektatorin e artin, kam ikur nga vendi e populli që më kanë
dashtë. Sado të më paguani ju, nuk kënaqëm, sepse më është ngrirë
zemra. Asnjë pare sado me vlerë, nuk e mbush mungesën e thellë, që kam
në shpirt, për njerëzit e vendit tim. E kam dashtë dhe e dua sërisht
publikun tim kulturdashës. Mua më mjafton respekti, që keni për mua...
Të nesërmen, zemra bujare italiane, e mbushi banesën time me të gjitha
llojet e arsotimenteve ushqimore. Ata më ofruan dhuratë një makinë të
përdorur për Natale etj.” Në muajt e verës, katundi kishte festat
tradicionale fetare, që vazhdonin për 7 netë me rradhë. Natën e parë,
duke shëtitur ndalon për të dëgjuar një grup muzikor, i cili, për nga
niveli profesional ishte shumë dobët. Këngëtari, që debutonte e
shoqërohej nga orkestra stononte vazhdimisht. “Të nesërmen, pashë
sërisht një grup tjetër të vogël, që ishte njësoj si ata që pashë një
ditë më pare, pa nivel. Një ditë tjetër, pashë se prifti ishte shumë i
mërzitur dhe më thotë, se nuk i kishte ardhur grupi artistik për të
dhënë shfaqjen dhe janë 5000 vetë, që i presin në shesh. I thashë më
jep dy autoparlante (spikër) e po këndoj unë për 2-3 orë. Prifti me
buzëqeshje më tha: “Këngë shqiptare!!! Ata nuk kuptojnë asgjë!!!” Jo,
por këngë të ndryshme italiane, që i kam mësuar, duke ndjekur kanalet
tuaja televizive. Ai u habit, dhe shtoi: “Si është e mundur!?”, rrëfen
kantautori. Për të mos humbur kohë, këmbëngula të filloj shfaqjen. Doli
prifti dhe më paraqiti para publikut, me fjalët: “Sonte kemi artistin
tonë, surprizë, që të gjithë keni për t'a pëlqyer. Është ai, që ka
ndihmuar fëmijët tuaj, për t'i rënë kitarrës e kënduan këngë kishtare…”
E fillova me “Marina Marina…”, “Lasciatemi cantare… sono un'albanese
vero” dhe vazhdova non stop për disa orë. As unë nuk e di, se ku më
dolën gjithë ato këngë të vjetra italiane, spanjole, angleze, shqip, të
cilat, u shoqëruan me kërcim e duatrokitje gjithë kohën… Nga puna si
mutator, tashti në profesionin tim të zemrës, më dukej vetja sikur isha
në Parajsë. Kjo ishte vdekje e ëmbël. Nuk e shikoja, se djersët më
kishin mbuluar gjithë trupin… Atë natë pas shfaqjes së parë në publik,
shumë njerëz mu afruan e më falënderuan, duke më dhuruar bisnesscard -
at e tyre. Disa të tjerë më thanë, se ku do të këndoni nesër, në cilën
festë, që të vijmë t'ju dëgjojmë përsëri… U kënaqëm sot… Grazzie
Frederico! Erdhi prifti shumë i gëzuar, dhe me një buzëqeshje zemre më
dha 600.000 lireta italiane. Ky çek ishte sa për dy javë punë. Të
shtunën, më tha prifti, “do të vini përsëri, sepse artistët që këndonin
më parë nuk do t'i marr më për shfaqje.” Miku im italian Giuseppe, që
ishte mjeshtër si murator, më shikonte gjithë gëzim. Në fund të
shfaqjes, më tha: “Frederico, Frederico! Bravo amico questo che canta e
il mio manuale!”, shpiegonte dhe i mburrej te gjithëve. Unë duke qeshur
i thashë Giuseppe' s, më fal miku im i mirë, nuk vi më të punoj (ho
cominciato un altra cariera,e cosi trovi un altro perche domain, non ci
vediamo) ... Dhe kështu filloi karriera…” Në Liceun Artistik të
Bergamos Në Liceun Artistik të qytetit Bergamo, zhvillohej një mbrëmje
argëtuese e maturantëve, të cilët, ishin interesuar të këndonte
patjetër për ta, kantautori Frederik Ndoci.
Ai, sërisht me mikrofon shetiste në sallë, duke kënduar në italisht,
shqip, spanjisht, anglisht etj. Duartrokitjet e përgëzimet të sinqerta,
nuk mungojnë në argëtimin rinorë shkruante gazeta: “L'ecco di Bergamo”
(Jehona). “Artisti shqiptar, që braktisi skenën dhe vendin, jep koncert
në një mbrëmje me maturantët e liceut Donizeti”, vijonte gazetari
italian.
Mbas pak ditësh, Rriku formulon një numër telefoni, të bisneskartave që
mbante në xhep. Atij i përgjigjet bashkëbiseduesi e i kujton: “Unë të
kam thënë, të më therrasësh nesër, por ju po më telefonin mbas dy
muajsh!!!… Duhet të jeni nesër patjeterë në TV lokal…”
Pra, Rriku ftohet në studion e TV në Bergamo. Ai këndon 6 këngë dhe jep
një intervista Live, duke iu përgjigj pyetjeve të telefonueseve në
studio për 60 minuta. Intervistat kishin përmbajtje më tepër humane,
për të sensibilizuar italianët në ndihmë të popullit shqiptar, që po
zbarkonte në eksod me anije në mars '91. “Kam kjarë atë natë, kur kam
parë në TV bashkëkombasit e mi, që zbarkonin në turma prej anijeve të
vjetra, duke rrezikuar shumë…”, shton ai.
Një grup tjetër italian, i ofroi kantautorit shqiptar 1.600.000 lireta
(sot në Itali si monedhë këmbimi shërben njësia monetare Euro, shënimi
im K.K.), për të kënduar me grupin e tyre. Ai nuk pranon menjëherë, për
të parë se mos ndoshta ato i rrisin çmimin. Ishte artisti emigrant, që
mbante gjallë grupin. Njerëzit vinin më tepër për të dëgjuar zërin e
tij melodios. Tek ai po lindnin shenjat e para të vetëmenaxhuesit të
talentit të tij. Atij i vjen propozimi për CD - në e parë, mbas një
muaji. Grupi quhej “Rose Rosse”. Kështu pazari arriti në 2.000.000
lireta, duke pasur free dhomën e fjetjes etj. Me kontratë fillon punën
me pagesën e mësipërme për një muaj. Sërisht një grup italian, i ofron
artistit një marrëveshje të re. Kësaj radhë, një çift që menaxhonin
grupin “Pagina d'album” (menaxher), i afrohen Rrikut dhe ftojnë të
bisedoj, për një kontratë të re pune. Çifti italian, i thotë, se ju
mund të këndoni afër shtëpisë tuaj në Bergamo, për një shumë 3.000.000
lireta…Okay…Rrikut i pëlqen puna. Ai kishte një arësye tjetër të
brendshme. Në grup ishte një bjonde bukuroshe, balerinë elegante
veriitaliane tipike, që disi do të krijojë ca shqetësime ndenjash
artistit… Eshtë e vështirë të mbash tundimin!
Në shpatull një shqiponjë
Mbas 3 muajve, Rriku, nxjerr në treg kasetën e parë me titull: “Canta
Frederik” me grupin italian “Pagina d'album”. Këtu bëhen 5 këngë në
videoklip. Dy nga këto këngë, kanë qëndruar 6 muaj si sigël e programit
në TV Padova. Filluan intervistat në të gjitha kanalet televizive te
Italise Veriore. Sallat mbusheshin plot. Filluan të vijnë edhe
artdashës shqiptarë. Refugjatët kënaqeshin, mburreshin e nxjerrnin
mallin për atdheun, me zërin e Rrikut arbëror. Shumë shpejt u bë i
njohur nga të gjitha diskotekat. Ishte më i kërkuar nga të gjithë
artistët e tjerë italianë në të gjitha “Festa in Piazza”, që
organizonin partitë e ndryshme. Ndonëse pa një eksperiencë, suksesi i
albumit të parë ecën shumë mirë. E pabesueshme. Shiten miliona copje
(kaseta CD, LP).
Ai kupton, se kopertina e kasetës, duhet të jetë një art më vehte.
Ndjenja atdhetare nuk humbet. Në shpatull i qëndron krenare një
shqiponjë. Këtyre elementëve, u duhet shtuar shumë kujdes, mbasi efekti
vizual luan një rol ndikues, tek shikuesit dhe admiruesit e muzikës.
“Sono gitano” (“Pa atdhe”) Frederik, është titulli i një CD të dytë, në
të cilën, përfshihen këngë italiane. CD - ja kishte 12 këngë, dy këngë
ishin kompozimet e tij (“Dove sei” & “Sognero”), u bënë 24
videoklipe me skenë klasike e moderne. Talenti triumfon mbi kohën.
Kontrata e udhëtimit nëpër botë si italian Sukseset e CD - së dhe
kasetave, bëjnë që menaxheret e muzikës të mendojnë seriozisht për të
ardhmen e këngëtarit “italian”, duke e paraqitur atë në turne si një
italian i vërtetë.
Rriku këndon në diskoteka dhe bashkëkombasit e përgëzonin përzemërsisht
me zë të lartë: “Rriku! Rriku!…”. Suksesi shtohet në të gjitha
koncertet jashtë Italisë, Zvicër, Francë, Gjermani, Austri, Shqipëri,
Argjentinë, Andora, Luksemburg, Suedi, Kroaci, Rumani, Greqi, Turqi,
Kinë… Bota sa vjen dhe zvoglon dimensionet e saja në vizionin e
artistit tonë. Menaxheri i ndjerë italian Aldo Zardi (Parma), e
propozon artistin, falë talentit të spikatur e begatisë muzikore, të
këndojë në Festivalin e famshëm italian “Sanremo”. Ai, e pranon
ofertën, e cila, kishte një kusht, ku, kantautori dhe kompania, duhet
të paguaj një çek 150.000.000 lireta. Ai bëhet objekt i kamerave
televizive dhe faqeve kulturore gazetarëve italian, të cilët, e
intervistonin “italianin” e lindur në Shkodër.
Frederiku, shton: “Në një intervistë direkte në TV me gazetarë të
televizionit RT4. Ata kërkonin të dinin nga jam, mbasi dëgjuan disa
kangë në italisht, spanjisht, anglisht. Më pyesnin: “Kur këndon
spanjisht interpreton më mirë se italianët, kur këndon anglisht,
italianët sërisht nuk këndojnë si ju. Ju lutëm nga jeni!?” Ata mendonin
se jam nga Argjentina. Unë vazhdimisht e tresja bisedën. Mirëpo sërisht
këmbngulnin... Mendoja, se TV4, ishte si stacion shqiptar, sepse ndiqej
direkt nga Shqipëria. Si mund të mohoja vendlindjen para spektatorit
tim!? Edhe pse e kisha të ndaluar nga menaxherët (punëdhënësit), të mos
paraqes nacionalitetin tim, pohova: Unë jam shqiptar Sapo e thashë këtë
fjalë, konduktori Murizzio Contanza, bëri me shenj, që në ekran të
jepet publicita për teleshikuesit… Gjatë reklamës, kur doli drita
jeshile më tha: “More zotëri, pse the se je shqiptar!?… Më fal, që
insistova e të lëndova, - tha ai. Unë mendova, se e keqja më e madhe
është se ju duhet të ishit polak, por kurrsesi shqiptar! Më ke krijuar
një vizion të jashtëzakonshëm dhe jo sikurse ato, që lexoj në editoret
dhe faqet e para të gazetave tona.” Kur rifilloj programi Live, ai u
mundua të rikuperonte fytyrën e grisur të shqiptarëve nga shtypi
italian. Ai ka menduar se unë nuk do të kthehem sërisht një ditë në
vendin tim, të shoh publiku, qytetin e lindjes, vorrezat e parëve të mi
etj. Konduktori italian Constanza shtoi, se “kishte njohur piktorin e
madh Sali Shijakun, Lin Delinë, Prof. Ernest Koliqin etj.” Kur
rifillova të këndoj, nëpër koncerte, pagesa po pësonte gjithnjë e më
tepër firo, vetëm pse pohova identitetin e vendit tim. Kontratave po i
binte numëri. Tani në salla vinin më shumë shqiptarë. Italianëve, u
kishte hyrë frika e ndonjë murtaje ngjitëse. Më kishte marrë malli
shumë për Shqipërinë. I thashë menaxherit më mungon vendim im. E ai më
tha, se ishte dakort të bënim një “Concert in Albania”. Ishte viti
1995... Organizova një turne me grupin tim. Atë e dhamë në “Les Bon -
Bon” në Tiranë, Sheshi “Demokracia” (Qyteti i Studentit), Pallati i
Kongreseve, Sheshi “Skenderbeg”, dhe në qytetet Shkodër, Vlorë, Laç,
Durrës, Berat. Sukses i madh, por jo mirë me para …, sepse i ndjeri A.
H. më ngeli pak borxh (rreth $13 mijë). Ai nuk më dha paratë e
koncerteve kryesore, duke m'u fshehur për disa ditë. Kur e takova më
tha: “Çfarë parash!? Vjen këtu nga Italia e do para nga ne!? T'i duhet
të na japësh para. Pastaj nuk kemi kontratë bashkë. E treta, mos ngul
këmbë, se të shqyej edhe passaportën!!!” Nuk u indinjova nga ajo
përgjigje, sa nga zhgënjimi, që pësova ndaj disa liderëve të PD – së.
Ata po flisnin me gjuhën e rrugaçëve. Ishin komunistët, njësoj si
Gestapoja, të qeshnin dhe t'a fusnin… Ndërsa këta të rinjtë, ish -
komunistë t'a futnin dhe të kërcënonin prapa. Ky ishte rezultati i
“njeriut të ri”, që trumpetonte për dekada të tëra E.H. Mbushja nga ke
ardh Rrik, i thashë vehtes… “Njeriu i ri”, shan Zotin, e nuk e ka për
gja me ba kshtu me ty…!!!” Udhëtimi drejt Amerikës… Good News of love:
Made in California Frederik Ndoci and Friends, do të nxjerrin albumin e
ri: “Good News of love” realizuar në Califonia në vitin 1996. 11 janë
këngët më të bukura kristiane, që Frederiku realizoi për Kishën e një
College në San Diego. Pranë kolegjit, ai fillon kursin “English
intensive” dhe koncerte në kisha të ndryshme në të gjithe pjesën
Perëndimore të Amerikës. Këtu, ai jeton e punon për 1 vit e gjysëm… Por
historia e albumit të ri, ka një ndodhi interesante. Rriku ishte në
Europë në një turne. Me grupin po kthehej në Itali (Bergamo). Një çift
amerikan, me një makinë të madhe me targën “California”, kishin ndalë
në rrugë e po përpiqeshin të rregullonin një difekt në motorr.
Frederiku, i bën me shej shoferit të ndalojë, për t'i ardhur në ndihmë
turistëve nga California. Rriku rrëfen: “U fola menjëherë në anglisht,
duke i pyetur, me se mund t'ju ndihmoj. Ata menjëherë më falënderuan.
Shiu vazhdonte të binte e i ftova të vinin me grupin tonë në autobuz. I
sqarova, se hajdeni me makinën time deri tek stacioni i parë i gazit
(karburantit) dhe atje mund të kërkoni ndihmë mekanike… Duke udhëtuar
me grupin tonë, ata kërkonin të dinin, se çfarë stil muzike luani. I
sqarova, se këndojmë këngë klasike romantike, që nga vitet '60 deri në
vitet '90 dhe njerëzit e lumtur vallëzojnë. A ke provuar të këndosh
këngë për Krishtin!? U mundova të justifikohem, se unë Atij i këndoj.
“Jo, jo, jo, me këtë zë të mrekullushëm që ua ka dhuruar Zoti, ju duhet
t'i këndoni vetëm Krishtit”, shtoi burri, që ishte anëtar i Këshillit
të Kishës (Church Decon). Këto këngë, vijoi ai, i këndon Whitney
Houston, Elvis Presly Michael Jackson etj. E lamë të takohemi në
Bergamo. Duke më falënderuar për ndihmën e ofruar, ata në takimin tonë
në një lokal, kishin marrë me vete disa CD dhe mi dhuruan për të
krijuar një vizion mbi muzikën amerikane kristiane. Ata më thanë, se
nëse të pëlqejnë na thuaj. I dëgjova me vëmendje. Ishin me të vërtetë
këngë të bukura. Pas pak kohe i telefonova miqve të rinj, duke i thënë
se këngët më janë ngjitë në zemër. Ramë dakord pas pak kohe, u nisa me
avion në California për të bërë CD – në time të tretë…”
Supërstari në Manhattan…
Artisti pëson një traum ex - familjaro - shoqërorë në San Diego. Ai
refuzoi, për t'u ripagëzuar në ujin e Kishës Cristiane “Shadow Mountain
Church”. I erdhi radha vendimit Gjyqit (Restgerin Order) të El Cajon -
nit CA. Sentenca ishte: “Për të mos shkelur këtu aty në San Diego…” Kjo
lehtësoi vendimin e tij, për të lënë klimën e bukur të San Diego - s
dhe kthehet në të ftohtin e New York – ut.
I lodhur nga problemet e jetës, i tradhëtuar në fund të botës, në vitin
1997, Rriku gjendet rraskapitur në Bronx New York, duke kënduar në
lokal shqiptare e italiane. Askush nuk e kuptonte gjendjen e tij
shpirtërore. Kishte filluar si dikur mijëra emigrantë për të bërë
karrierë artistike në tokën e premtuar të Shteteve të Bekuara të
Amerikës.
Për herë të parë, bëri një aktivitet kultural natën e Vitit të Ri 1997.
Çdo gjë shkoi normal e suksesi ishte i menjëhershëm. Në atë mbrëmje,
artisti këndoi këngë popullore, muzikë të lehtë shqiptare, italiane,
amerikane, spanjole etj., duke mos lënë mbas dore bejtat dhe barcoletat
karakteristike shkodrane, që e bënë ambientin festiv edhe më të
këndshëm. Shfaqjet asokohe ishin të një stili rutinë. Pothuajse në të
gjitha, këngëtarët me rrallë këndonin me publikun shqiptarë, që hidhnin
paratë në ajër.
Në fillim, koncertet muzikore, që kishte filluar Parashevi Simaku ishin
mjaft të kulturuara. Ata bëheshin në një lokal me pronar shqiptarë
(“Piaza Bella”) në Manhattan. Sëbashku Rriku e Parashevia, nisën të
këndonin në lokalet: “Marleks”, “Portofino”, “Al lagheto”, “La
Fontana”, “Mamma Francesca”, “Aurora” “Europe Caffe”, “Buongiorno”
“Tijuana”, “Bruno”, “Angelina”. Mbas disa kohe, u largua këngëtaria e
mirënjohur Parashevi Simaku. Më 1999, filloi lufta në Kosovë. Mbas një
jave iku nga lokalet shqiptare edhe Frederiku. Fatkeqësia e artistit të
skenës është se: “Nga skena, ai duhet të përfundojë në lokal, ndërsa
këtu në botë nga lokalet artistët ngrihen dhe bëhen të pavdekshëm.”,
thotë supërstari shqiptar. Artistët jo gjithnjë nga bashkëatdhetarët,
trajtohen me respektin e artit dhe aftësitë që zotërojnë, duke i
detyruar ato që të largohen pa dëshirë prej lokaleve të “patriotëve”,
që për fat të keq i shohim shesh tek pushtojnë faqet e para të shumë
gazeta shqipshkruese... Ndryshe ndodh me komunitetet e tjera në
Amerikë, mburren me bashkëatdhetarët artistë, të cilët, i ndihmojnë si
sponsorizues në arritjen e suksesit. Nga ana e tjetër artistët, me
modesti ua dedikojnë trofet dhe çmimet ndërnacionale mecenëse të dashur
të kulturës… Meqenëse gjendemi në botën e çudirave, çfarë do të kishte
ngjarë sikur një bisnesmen shqiptar të kishte zërin dhe talentin e
artistit supërstar Frederik Ndoci dhe artisti milionat e tregtarit pa
emër!? Le ta jap koha përgjigjen… Emrat e shkrimtarëve dhe artistëve
jetojnë më gjatë se koha dhe pasuria. Shumë herë amatori ka guxim e i
flet profesionistit “koleg”. Përpara kush bënte shkollë përkatëse quhej
profesonal. Ndërsa sot, kush regjistron muzikë dhe ka CD quhet
professional. Të dy palët, nuk mendohet që të vënë para, sepse
pirateria në Shqipëri e kudo ështe më e zhvilluar se në Kinë. Punon
“artisti” në ndërtim dhe në fund të muajit, me paratë që merr shkon në
një studio dhe regjistron “muzikë”. Jo më shumë se 20% e CD - ve të
reja kanë cilësi, dhe mund të jetojnë gjatë, ndërsa të tjerat dhurohen
ose dëgjohen nga xhamat e hapura të makinave. Gjatë harkut kohor të
viteve 1997 – 2005, Supërstari, ka organizuar shumë aktivitete të
bukura, për komunitetin. Tek ai spikasin vlerat artistike, në
spektaklet dhënë në New York, si: “Millenium Show” (Nëntor, 1999),
koncertet e natës së Vitit të Ri (2000 – 2005), koncertet e “Valentin's
Day” (2002, 2003, 2004), koncertet për Nënë Terezën (20 Shtator 2003),
“Concert's Polish Center” (Korrik, 2004), “Concert's V.I.P.” (2002 –
2004), Koncerti i Madh Kombëtar Shqiptar në Boston” (1998), Koncert në
Festivalin Shqiptar në Wochester Mass. (Maj, 1999), Koncert në Boston
për Komunitetin Shqiptar në Restorantin e Anthony Athanas (Festa e Shën
Gjergjit 2001), koncert për shqiptarët e Pipodit (Boston, 1999),
Koncert për Shqiptarët e Bostonit në sallën e Letonisë (2002); tre
koncerte për grumbullimin e fondeve për Luftën në Kosovë (1998); për
Fondin NEARO dy shfaqje (1999, 2001); për “Radio Shqiptare” në
Wochester Mass. (Boston, 2003); për Shoqatën “Nanë Tereza”, Kishën
Katolike “Zoja e Shkodrës” në Harsdale New York; grumbullimi i fondeve
për përcjelljen e trupave të familjes Bitri, Anita, Sibora (e bija) dhe
nënës së saj; Koncert për Ditën e Flamurit (shansi i artistave, se
festohet 10 herë brenda muajit) në Pensylvannia (Philadelphia) 3 herë
me parti të ndryshme; në California 3 herë; në New Jersey dy herë; në
Detroit një herë; në Boston një herë; Ohio një herë; në Connecticut një
herë; në New York 6 herë. Shfaqje të ndryshme, Frederiku ka dhënë për
shqiptarët në Detroit 2 herë; në Ohio një herë; Florida dy herë; në
California një shfaqje sëbashku me sopranon Inva Mula. Këtu nuk
përfshihen mijëra dasma, festa familjare, fetare, pagëzime, krezmime,
ditëlindje, ku, njerëzit që e njohin artin e cilësinë, kërkojnë nga
Supërstari, që t'ua kthej ambientin e ngrohtë familjar në Show.
Fillimi i një jete të re
Artistin Zoti e kishte parë dhe ndihmuar, që të kapërcej pengesa e
rreziqe nga më të ndryshmet. Më në fund e ndihmoi të fluturoj i qetë e
të rimbledh sëbashku copat e shqyera të jetës së tij, sikurse David
Koperfildi përsonazh i autorit amerikan Ch. Dikens. Frederiku, kur
gjente shqiptarë në Itali, në rrugë njoftë e pa njoftë, i merrte në
shtëpi e i ndihmonte. Bujaria e tij, shprehet me veprimet konkrete në
ndihmë të bashkëatdhetarëve. Ata nuk janë të paktë. Jemi në fillim të
Luftës së Bosnjës, dhe Frederiku po përcillte një njeri me plaçka dhe
makina nga Trieste (Itali). Udhëtimi me traget pezullohet, për arsye
lufte. Asnjë shqiptar, nuk mund të udhëtonte ato ditë. Fatkeqësisht,
një grup artistësh të Teatrit Popullor, po ktheheshin nga një turne në
Gjermani. Ato pak marka që kishin fituar nga turneu rrezikonin që të
harxhoheshin nga pamundësia për t'u kthyer në Shqipëri. Artisti i madh
tregon: “Mbasi pashë lemërinë e tyre se çdo të thotë bllokim trageti,
fillova të mos kurseja asgjë për to. Atë natë shumë prej tyre u
shpërndanë nëpër makinat boshe pa targa. Të nesërmen në mëngjez,
sëbashku me Prof. Gëzim Kame dhe dy të tjerë trokita në zyrën e Mayorit
të Trieste – s. Unë iu drejtova atij. Përjashta derës, kam
përfaqësuesit e një grupi artistësh nga më të mirët e Shqipërisë.
Mbrëmë ata kanë fjetur përjashta. Trageti nuk niset jo për fajin e
tyre. A mund t'u krijohet një mundësi për t'u ardhur në ndihmë
artistëve të pafajshëm nga kjo luftë. Ata nuk kanë të holla të
mjaftueshme për hotel dhe restorant. Zoti Frederik, ju falënderoj për
njoftimin dhe kërkesën humane…” Mayor - i e pajisi Frederikun me triska
ushqimi për bashkëatdhetarët, për të ngrënë deri në ditën që do të
nisej trageti. Dhe mundësinë për të fjetur në tre konvikte, ata e
siguruar falë mikut të tyre artist. E sa e sa raste të tilla humane, të
cilat artisti nuk kërkon t'i tregojë falë modestisë. Kuptohet menxyra
dhe tortura më e madhe në US, është paisja me dokumente. Rriku, ishte
legal me vizë studenti (F1) në Amerikë. Por gjithsesi viza kishte një
afat skadimi. Në kapitalizëm, jeta konsumohet me shpejtësi gjeometrike.
Një ditë në telefon, një ish prej tyre e thërret e i thotë, se nëse
kishte nevojë për dokumente. Ai i drejtohet artistit shkodranët me
fjalët: “Rrik Ndoci, me të tanë ato të mira që ke ba për të tjerët,
kujton se s'ka shpërblim. Shkruaj këtë numër telefoni. Thirre dhe thuaj
përsonit “B” – së, se jam miku i “S” – së. “B” – ja, është djalë i mirë
dhe punon për Shtetin në Federal Plaza.” Por çfarë ndodhi!? Frederiku
mbyll sytë, mori frymë thellë dhe pas një ofshame filloi të tregoj: “Më
ndodhi një ndër gafat më të mëdha. Njeriu që do më ndihmonte, ishte një
djalë i mirë. Ai nuk kishte gjë në dorë, përveç disa çertefikata
lindjeje të ish Jugosllavisë. Unë pa ditur, një gjë të tillë, pa e
njohur direkt përsonin (njihja vetëm farefisine tij). Ishte shkodran, e
pyes sesi do të më ndihmojë për hallin tim. Më thotë, se pa problem
fare. Pa e zgjatë shumë më bën një çeshtje. Atë ditë, kur kisha
intervistën e lexova hartimin idiot “Unë Frederiku i quajtur Fedrih
Kolnoki, i lindur në lagjën Gërmija Prishtinë të Kosovës. Gjoja, kam
hequr të zitë e ullirit nëpër burgjet serbe. Kam marrë pjesë ndër
demostrata dhe serbët më kanë arrestuar e rrahur… etj.” Imagjinoni
çfarë gënjeshtrash… dhe me sy të zgurdulluar i them: Po kjo!? Kjo është
“Kesa”, sqaroi bashkëbiseduesi. S'kam sesi genjej. Këmngula duke thënë,
se dua të tregoj të drejtën në Amerikë. Dhe ashtu veprova. Ai shtoi:
“Po të thuash të vërtetën do të fusin prangat e të kthejnë në
Shqipëri”. S'ka gjë, i thashë më mirë të gënjej para Zotit (gjë që se
bëj kurrë) sesa Amerikën. Herën e parë, në gjygj deklarova, se kush jam
CD, kasetat, shtypin që kishte shkruar për mua. Gjykatësi më pyeti:
“Kush e ka përpiluar kërkesën për azil!?” I tregova, një njeri, që ka
dashur të më ndihmojë. Atëherë gjykatësi, që njihte dallaveret
shqiptare shtoi: “Po ai i famshmi, ka menduar, se duke qenë i rrahur
nga disa policë ose civilë diku ne botë, mund të fitosh shumë pikë para
gjygjit amerikan. Kulmi shtoi gjykatësi, ç'është ky miop, që kërkon të
kthej artistin ndërkomëbatr në një ordiner!!!??? Unë nuk i kuptoj
shqiptarët e tillë nga vijnë!?” Kjo i kushtoi artistit afro 60 mijë
dollarë për 9 vjet me radhë, duke ndjekur 39 gjygje, avokatë,
përkthyesa gjygjtarë. Sot më në fund, pas këtij kalvari peripecish
gëzon të drejtën e qytetarit amerikan. Ai falënderon sërisht Zotin, që
në kulmin e problemeve t'a gëzon zemrën. I depresionuar këndonte vetëm,
për të paguar jetën. Zoti i bjen pranë Aiden… Ajo i ka qëndruar pranë
në të gjitha kohërt më të vështira prej vitit 1998 deri me sot. Aida,
është besimtare e devotshme në fenë e Krishtit. Ata janë martuar me
kurorë në Kishën “Zoja e Shkodrës”, më 3 tetor 1999. Famullitar ka qenë
At John Gibson, irlandez, djalë xhaxhai me aktorin e producentin Mel
Gibson. Prifti flet shqip mrekullisht, është me të vërtetë mjaft i
pasionuar mbas doktrinës së fesë e dashuron me shpirtë pasardhësit e
Nënë Terezes d.m.th. shqiptarët. Ata sot jetojnë të lumtur e këndojnë
sëbashku në të shumtën e rasteve. Supërstar i një CD të re Ndërsa vitet
shkonin, përvoja rritej, artisti, po përgatitej për sfida e nivele të
reja. Shpresat për ndonjë mundësi të jashtëzakonshme, pothuajse ishin
venitur. Kënaqej me sudisfaksionin e atyre 200 - 300 vetë që mblidhen
natën për të ndjekur show - t, prej të enjtën deri të dielën. Ata e
duartrokitnin, takonin e i kërkonin autograf CD – të. Kishte kërkesa
dhe kontrata pune (koncerte) për mbrëmje private, martesa, ditëlindje,
pagëzime, krezmime etj. Kishte filluar arti t'i kthehej në rutinë. Prap
Zoti lëshon rrezen e syrit të Tij. Dhe një ditë fati e përqafon … Mr.
Michael, e pyet: “Si nuk doli një njeri që të besoj në talentin tënd!?
Çfarë keni Ju, më pak se artistët me famë botërore!? Më thuaj, çfarë
duhet të bëj për ty!?” Ai e pyet nëse kishte dëshirë, për t'u lidhur me
ndonjë menaxher, producent, booking agent në fushën e muzikës. Më pas e
njeh me George Gesner “GAG ORDER CO” (prodhues artistash, poet,
muzikant, fitues Grammy (US Çertefikat - Çmim)). Ai e ndjek për disa
muaj pothuajse në çdo aktivitet. I propozon, për të qenë prodhuesi i
tij, në bazë të të gjitha sanksioneve. Përpara ai shikoi se mos kishte
ndonjë dëtyrim ndaj SIAE (Shoqëria Italiane Autorëve dhe Krijuesve).
Producenti, kishte kapur me kompjutër antarësinë e tij, pranë kësaj
Shoqërie, që prej vitit1993. Ai i dha propozimin e avokatit të tij e i
tha: “Dua përgjigje sa më shpejt nga avokati yt.” Avokati George Stein
(270 Madison Ave Suitte1410 Manhatan NY 10016), përpiloi në favor të
artistit pikat e kontratës, më të cilën, duhesh të firmosnin për diskun
e ri. U vunë firmat. Propozimi i parë ishte Frederik Doci pa “N”.
George shpjegoi: “Se askush në botë nuk të njeh. Në Itali njihesh, si
“Frederik” pa ndonjë mbiemer. Në Spanjë po ashtu, si “Federikos”,
ndërsa në Amerikë, ka shumë këngëtarë me emrin “Frederik”. Ne na
intereson tregu. Në treg, nuk ka sukses emri me dy bashkëtingëllore
“nd”. Kështu që bota sot e tutje do të njohë me emrin FREDERIK DOCI….”
Kështu për artistin dhe grupin e bashkëpunues, filloi puna në
seleksionimin e këngëve. Frederiku, krijoi një kompani: “Skutari
musik”. George nga ana tjetër, krijoi një tjeter kompani investuesish
me emër “Gypsy Eagle”, dhe producent “BLUE November Records” (215 Penny
Lane Building 24 - th Str. Suitte 221 NY., NY.10010).
“Piano on a Moon”, për NASA - n…
George, e pyeti supërstarin, nëse kishte ndonjë krijim origjinal. Ai
tregoi, se shumë vite me pare kishte krijuar shumë këngë origjinale me
muzikë dhe tekst. Mjerisht ata kurrë nuk e gëzuan të drejtën e skenës
ose të Radios. Ata zgjodhën disa: “Zonja Shkoder”, “Zemra dhe qelqi”
(“Glass heart”, “Corason de cristal”), “Të dua në shume gjuhë” (“All
the love in the ëorld”) “Lëndina e lotëve” (“The crying field”).
Frederiku, në pamundësi për t'u lidhur me ndonjë kantautor shqiptar,
kthen sytë nga ndonjë tjetër krijues rreth e rrotull në Amerikë. Toni
Espozito, kompozitor italian, i përgjigjet, se: “Kam materiale për ty.”
Vrapojnë me George tek studioja e Tonit dhe dëgjojnë këngët. Artisitit
i pëlqyen pothuajse të gjitha, por zgjodhë tre. Më vonë vetëm dy do të
fitonin të drejtën për të qenë në Album. (“Canterina” & “Musica”).
Këngën “Canterina” u ulën, që t'a përpunonin ndryshonin pak, duke i
vendosur tekstin (anglisht - italisht). Kënga “Musica”, ishte e
kompletuar. Në të njëjtën kohë George, kërkonte në internet këngë të
reja, për albumin e ri me këngëtarin Frederik Doci. Filloi dyndja e CD
- ve nga të katër anët e botës. Nga New Zelanda, Armenia, South Afrika,
Germania, Rusia, Rumenia, Britania e Madhe, Filipine, Brazil,
Indonesia, Ekuador, Papua & New Guinea, Australia, nga të katër
anët e Amerikës. Çdo ditë puna e Frederikut dhe George, ishte të hanim
mëngjez dhe të dëgjonim këngët e reja, t'i seleksiononin me kujdes dhe
të shkruanin përshtypjet. Ata shkonin për drekë e ktheheshin, për të
dëgjuar ato këngë, që kishin fituar më shumë pikë. Kështu me rrallë
pothuajse 3 muaj deri sa më në fund zgjodhën një krijim të Luis Moreno
dhe Norman Kerner “El dichioso soy yo” (“Jam me fat”). Pas pak kohe,
zgjodhën një këngë të re shumë të bukur “Piano on a Moon”, të cilën,
NASA, e zgjodhi si një ndër këngët, që do të jenë “sound non stop life”
në sondat e altoparlantëve të vendosura në planetin Mars. Kështu,
kushdo nga shqiptarët që do të shkojë fizikisht në Mars do të dëgjojë
zërin e artistit Supërstar shqiptar, që ka dalë nga planeti Tokë, prej
Gushtit të vitit 2005… Pastaj erdhi kënga “Return to me”, kompozim i
grupit pop “October Project” (Autorja Julie Anders). Kënga ishte një
suference intime. Por ai sapo e dëgjoi, iu duk, sikur zëra nga
Shqipëria e thërrisnin “Eja, kthehu ketu”. Ata pastaj zgjodhën këngën
“Falling in love again”(“A ka burrë nanet, që dashuron edhe një herë
prej fillimit”) Merilyn Ditriht, këngë e trajtuar në stilin light valz
vetëm vocal and harmony. George, insistonte për “Anche senza di te”
(“Vazhdoj jetën edhe pa ty”). Këtë këngë e kishte kënduar në albumin e
parë 1992 - 93. U vendos të jetë në CD - në e re… Meqenëse George,
është me prejardhje greke, vazhdimisht i propozonte Supërstarit tonë,
këngë të ndryshme greke. Por ai, me diplomaci, i shmangesh këtyre
propozimeve deri sa ai dëgjoi një ditë këngëtaren Anna Visi me këngën
“Mavra Jyalya” (Vështroj botën me syze të errëta) pop style, këngë
mjaft e bukur. Tashma kjo këngë, u vendos të jëtë në album.
“Malaguenja”, gjithashtu u zgjodh, të jetë në albumin e ri. George Bize
“The fisherman of Pearls” (“Peshkatari i perlave”), “La danza” (nga
Tarantella Napolitana) e Bellinit (Vallëzimi) technodance.
Kënga është interpretuar italisht e frengjisht. George, gjithashtu
pelqente edhe interpretimin e supërstarit shqiptar, në këngën “Caruso”
të Lucio Dales. Por sipas Supërstarit, meqenëse kjo kryevepër po
shfrytëzohej si shumë, ai i bashkangjiti Caruso – s edhe këngën
“Dicitinccelo vuie”. Atëhere ai zgjodhi nje strofë e gjysmë nga
“Diccitincello” dhe një strofë e gjysmënga “Caruso”, e i titulloi
“Potpuri Caruso” (Caruso Medley) “Blues Style”. Me njërën këngë Enrriko
Caruso, u bë legjendë, ndërsa Lucio Dala, e ktheu në një legjendë
krijimtarine e këngës Caruso (është cilësuar, kënga më e bukur e
shekullit). Këngët pothuajse ishin zgjedhur. Tashtii do të bëhej
përgatitja e orkestrimit në studion “GarFish” (20 West 20 - th St. 10 -
th Floor, NY. NY 10009).
Inxhinieri muzikant gjerman Harold Stefan, filloi parapërgatitjen e
bazave për instrumentistet, që do të vinin për të rregjistruar me
rrallë. Nënë Tereza, prolog i suksesit të supërstarit Në të njëjtën
kohë George, prezanton njërin nga investorët më të fuqishëm Kubir PURI
(multimilioner indian), i cili, më të dëgjuar, se ishte fjala për
investuar një artist shqiptar.
Ai kishte thënë pyete: “Nga cili qytet i Shqipërisë është?” George,
kishte thënë se është nga Shkodra. Ai kishte pranuar në vend të jetë
sponsor, duke shtuar: “Jam dakort 100 herë, që të investoj për
shkodranin. Të lutëm, kur mund të takoj artistin?” Një i huaj nga India
(indiano – amerikan), u tregua më bujar se ne shqiptarët që jemi nga
vendi i Nënë Terezës vetëm me fjalë. Ai tashmë është i pari “shqiptar”,
që ka ngritur zërin (vokalin e supërstarit shqiptar FREDERIK DOCI),
emrin dhe flamurin kuq e zi me shqiponjë në një planet tjetër përmes
NASA – s. Ndoshta një ditë njeriu me zemër të madhe, bisnesmeni i
suksesshëm “shqiptar” Mr. Kubir PURI, do t'i kërkoj njërit prej
presidentëve të Shqipërisë që ta pajis me nënshtetësi shqiptare, për
hir të respektit, mirënjohjes dhe dashurisë mrekullibërese për Nënë
Terezës për vendin e tij.
Ai e dërgoi emrin e Nënë Terezës drejt amshimit të përhershëm në Mars,
ku, nuk depërtojnë statujat, fjalët e bukura vetëmburrëse të shpërlara
shpesh nga “patriotët” për Nënë Terezën. George, organizon një darkë.
Supërstari shqiptar, rikujton me respekt: “Përshëndetemi. Pasi ulemi,
me pyet: “Çfarë dini ju Mr. Frederik për origjinën e Lumes Nanë
Tereza!?” Unë i them se di gjithçka. Ajo jo vetëm se është shqiptare,
por e kam nga qyteti im. Më saktësisht ajo është nga Shiroka ime.
Artisti ngrihet në këmbë, më përqafon e shtoi: “Për këtë arësye, unë
nuk kam hezituar të jem sponsori i albumit tuaj. Sapo e mora vesh, se
jeni shqiptar u emocionova shumë. Por u gëzova dy herë më shumë, kur u
njoftova, se je katolik shkodran nga qyteti i prejardhjes së Lumes Nanë
Tereza. Ajo ka bërë aq shumë për popullin indian, saqë të investoja për
të gjithë artistat shqiptarë, nuk do të ishte as një e milionta pjesë e
shpërblimit të mirave, që Ajo ka bërë në Indi e botë...”
Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare
|