| Njė herė nė jetė!! |
| Thursday, 16 October 2008 | |
|
opinion / Besi Bekteshi Jo, nuk e kam fjalën për një nga këngët më të bukura të kohëve të fundit. Patjetër që do të ishte më mirë që ta dëgjoje një këngë të tillë se sa të huazoje titullin për qëllime politike, por ja që shkon edhe në këtë rast. Praktikisht arroganca e maxhorancës dhe makiavelizmat jo në lartësi, të një pjese të opozitës e cila nuk e ka sinqerisht me politikën e sotme, janë një nga problemet më të mëdha të ditëve të sotme. Një vënd si i yni që merret me çështje të cilat në fakt kanë në bazën e tyre bashkëjetesa të çuditëshme midis pozitës dhe opozitës, nuk ka dhe nuk ka për të pasur asnjëherë logjikë të saktë të një demokracie të qëndrueshme. Normalisht që në një grumbull maxhoritar dikush do të tregohet disi më rracional dhe të reagojë edhe për forcë, në mënyrë të tillë. Preç Zogaj i cili në fakt ka ndryshim në raport me mentalitetin refraktar dhe arrogant të maxhorancës në përgjithësi, shtron problemin e dëgjimit të kritikave të ndërkombëtarëve. Ai sugjeron që “qeveria dhe partitë duhet të dëgjojnë thirrjet apo qoftë edhe kritikat e BE-së dhe SHBA-së” dhe vazhdon duke sqaruar se “nuk duhet të rrezikojmë integrimin, sepse kemi bërë hapa përpara dhe humbasim shumë në këtë pikë”. Zogaj përmënd edhe mos eklipsimin nga suksesi i reformave, por gjithashtu deklaron se “qeveria dhe partitë politike nuk duhet të preken në asnjë rast, kur vijnë deklarata dashamirëse që kritikojnë dhe nuk miratojnë planet tona”. Zogaj sugjeron se “ PD-ja nuk duhet të krijojë distancë të padëshirueshme nga ndërkombëtarët dhe brënda saj, dhe se nuk duhet të preket kur vijnë qëndrime mos miratuese nga partnerët e miqtë tanë”. Kuptohet se me deklaratat e deputetit lezhjan, arrihet të perceptohet që dikush kërkon të zbusë qëndrimet refraktare dhe arrogante deri në infinit të maxhorancës dhe verbërisë së saj, që shoqërohet fatkeqësisht edhe me një shurdhim të pa kuptueshëm. Ka pasur edhe ndonjë rast tjetër që Zogaj është treguar më elastiku dhe ekuilibristi në PD, dhe patjetër që duhet respektuar. Por po ta shohësh me një “lupë” më të fortë, kuptohet se është një zë i vetëm në shkretëtirën që mbizotëron në PD dhe në demokracinë e saj të brëndëshme. Nuk ka asnjë zë tjetër edhe pse thuhet se në grupin parlementar ka të tjerë si ai, por nuk ka asnjë dalje në fushë të betejës të lidershipeve, deputetëve dhe anëtarësisë demokrate, për të treguar demokraci të brëndëshme dhe koherencë moderne që mbikalon edhe qeverisjen. Në jetën e saj të drejtimit nga Sali Berisha, Partia Demokratike nuk ka tentuar të tregojë se është parti të ardhmes moderne dhe europiane të Shqipërisë. Patjetër që në qeverisjen e saj sot përmëndet “NATO” dhe integrimi europian dhe në mënyrë arrogante jo me shumë qartësi politike kjo gjë i vishet PD-së dhe vetë Berishës. Ky është edhe vazhdimi i dogmatizmit dhe atavizmin stalinist i lidershipit demokrat dhe kryesisht i Berishës vetë, që nuk di të ndahet nga momentet e partishmërisë bolshevike dhe enveriste. Kur drejtimi europian i vishet PD-së dhe Berishës, është njësoj si dikur drejtimi pro jugosllav dhe rus apo kinez që i vishej partisë dhe Enverit. Patjetër që është njësoj. Në mos qoftë njësoj si teserë partie, është njësoj si mentalitet dhe Zogaj megjithse duhet ta kuptojë, nuk është i zoti ta deklarojë. Nuk mund dhe nuk arrin që kohezionin europian dhe amerikan të një populli, ta përvehtësojë jo Berisha dhe Rama mbas tij, por sikur të mblidhen të gjithë, të gjallët e të vdekurit e politikës shqiptare, nuk kanë se çfarë ti bëjnë. Në një vënd ku edhe “komunistët” e mbetur gjallë arrijnë të deklarojnë se amerikanët janë të mirë, duket qartë se problemi nuk është te populli, por te Berisha dhe të tjerët mbas tij. Arroganca e arritjeve dhe veshja e prosperitetit të vëndit një partie dhe lidershipi, është një nga dobësitë dhe arkaizmat më të të vjetra dhe imituese jo vetëm të së majtës ekstreme, por edhe të një të djathte fashistoide që nuk shikon më shumë se hunda e vet. Vetëm një herë në jetë Partia Demokratike duhej ti përmbahej idealeve të larta të fillimit të saj, por sidomos të termit dhe përcaktimit “demokratike” që ka. Një parti demokratike natyrisht që demokracinë e parë të zbatuar e ka në brëndësinë e saj dhe natyrisht që zëri i vetëm, i lejuar i Zogajt, i sforcuar dhe me target kryesisht për të huajt, është tepër, por tepër pak, për të treguar dhe demostruar demokraci. Të gjitha të tjerat në partinë e idealeve demokratike, janë sot një arrogancë “integruese europiane” që të lejnë pa mënd me ngjashmërinë e dikurshme të integrimit në pikërisht vëndet që pastaj lidershipi komunist u prish. Pikërisht demokracia e zbatuar në parti është dhe devjacioni që përcakton dhe qeverisjet sepse pikërisht aty lejohet edhe arroganca dhe prepotanca e pushtetit dhe vijnë me rradhë korrupsioni dhe “pushtetërimi” pa limite demokracie. Duke mos pasur kurrë “ një herë në jetë” demokraci të brëndëshme nuk mund të pranosh që KQZ-ja të jetë e pavarur, që Televizioni Publik të jetë i publikut por është rikthyer në megafon dhe lajkatar i dy tre personave në qeverisje. Por nuk pranon që të ketë “Prokurori të Pavarur” dhe po ashtu edhe gjykata të drejtuara nga pavarësia që ju siguron ligji. Duke mos pasur pavarësi politike dhe demokracoi të brëndëshme “nuk kupton dot ede pavarësinë e shtypit të lirë” dhe si kundër është edhe rasti i Berishës rri e rri dhe merresh me të edhe me fjalime boshe dhe me masa represive që i shpik si antikorrupsinon dhe zbatim të ligjit. Duke mos pasur demokraci të brndëshme arrin të rikrijosh media servile dhe të blera apo të”kapura” sikundër thuhet sot. Po, sepse ke pushtetin dhe ke mundësi që të gjesh edhe “liri financiare” për televizione dhe shtyp që është i lirë sepse nuk të kritikon apo shan ty në qeveri. Duke mos pasur demokraci të brëndëshme dhe duke pasur zakonin e “bukur” të mos lejimit të frymës alternative dhe kundështuese të brëndëshme krijon mostra institucionale dhe “dordolecë” ministra që me veset e tyre të turpërojnë dhe tanmi ka dalë edhe moda që veset i quajnë edhe virtyte. Po, i quajnë virtyte të reja të kapitalizmit dhe mbrojnë edhe mostra të pazareve më të ndyta që me zotërimin e pushtetit arrijnë të justifikojnë bashkëpunime të rrezikshme. Po të ishte demokratike brënda partia e Berishës patjetër që nuk do të zëvëndësonte kudo në detyra të larta qeveritare “lukuninë e socialistëve” me “hordhitë e demokratëve” që strategji i thonë merre sa të mundesh dhe biles mos bëj asnjë nder. Nuk kanë reaguar asnjëherë me ndjeshmërinë e domosdoshme deputetë dhe lider demokratë as për rrugën e kosovës dhe as për gërdecin as për aferat e fishekëve dhe as për ndërhyrjet në pushtetet e tjera po as në lidhjet e pa shpjegueshme normalisht të kohëve të fundit me Fazlliçin. Nuk reagojnë se nuk kanë as parimin, “një herë në jetë”. Sot ka reaguar përsëri si një zë i vetëm në shkretëtirë, deputeti Besnik Mustafaj i kandiduar për kreun e PD-së në Tiranë, dhe me sa duket krejtësisht i pa pranuar nga arrogantët demokratikas në lartësi. Mustafaj flet një ditë mbas Zogajt dhe të bën pështypje se të dy janë njerëz të letrave. Ai deklaron i vetëm për konfliktin qeveri - prokurori se “është një ngjarje e rëndë juridike”. Mustafaj thotë se “është një duel absurd që nuk do të ketë të fituar, por përkundrazi humbësi më i madh është shteti”. Mirëpo në një atmosferë mediokriteti pa demokraci, Mustafaj “konkretizohet brënda përbrënda” dhe deklaron se ka besim se “Kryeminstri me përvojë do të lexojë me vëmëndjen dhe dashamirësinë e nevojshme, atë mesazh që vjen si nga Washingtoni dhe nga Brukseli”. Mustafaj kërkon të fusë në lojën e tij si “kryemagjistër i vëndit”, Presidentin Topi, që të ushtrojë konpetencat kushtetuese për qetësimin e situatës. Mustafaj i shqetësuar për kursin arrogant dhe në dëmtim të demokracisë dhe vetë PD-së në prag të fushatës, deklaron tashmë me vonesë se: Partia demokratike si themeluesja e sistemit ligjor post komunist, nuk duhet të harxhohet me këtë duel kundraproduktiv dhe se ajo nuk mund të “ndjehet e qetë kur shikon shqetësimin që ky duel ka ngjallur në publik dhe opinionin ndërkombëtar”. Mustafaj nga ana e tij, siguroi ndërkombëtarët se askush nuk do të ndalte reformat. Patjetër që një ditë mbas deklaratave zyrtare të Patozit që merrej me gjetjen e shkaktarëve të situatës nga “komisioni parlamentar”, kjo e Mustafajt ishte diçka e re dhe për më tepër një reagim që duhej jo vetëm në këtë rast, por edhe në shumë të tjerë. Varka ka filluar prej kohe të fusë ujë në PD, dhe nuk mjaftojnë më “trimëritë” me parimin “mbrojtja më e mirë është sulmi” për ta shpëtuar atë. Dikush aty po e kupton se si Berishizmi ekstrem dhe topallimi i një partie në delir, shkaktojnë humbje të madhe edhe pse përballë, kanë një kundërshtar politik që në fakt, zor se vjen politikisht në një lartësi të tillë të fjalës. Demokracia është edhe kurrajo dhe shpesh herë edhe idealizëm dhe me sa duket këto dy virtyte nuk përfaqësohen saktë dhe dukshëm në PD, e cila ka nisur jo vetëm duel me prokurorinë, por kryesisht me demokracinë, të cilën e ka përkulur kaq shumë, sa po vjen momenti të thyhet. Vetëm një herë në jetë duhet që të marrësh kurrajon e të pranosh se ka ardhur momenti që të rishikosh praninë e demokracisë dhe të shtetit të tillë në qeverisjen dhe brëndinë tënde politike. Kjo nuk do të ishte humbje, por një kapërcim i jashtëzakonshëm në kahun pozitiv, pikërisht në kahun ku njerzit shqiptarë në vedijen e tyre duan të anojnë, dhe që është krahu perendimor. Jeta e PD-së si parti, nuk është e gjatë, por ajo tashmë është një 18-të vjeçe e rritur që askush nuk e arsyeton se e ka prej “adoleshencës”, përkundrazi; tani vjen momenti që ti thonë “ke marrë rrugën e ....”. Mbase duhet të ndërhyjë edhe i treti që në pozicionin e lartë që ka, mbase nuk flet dot. Por ish nënkryetari i PD-së dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, sot personi numër një i shtetit zoti President, e di këtë gjë, sigurisht që e di, dhe patjetër që diçka duhet të bëjë “e ajo që patjetër duhet bërë është, të bllokohet shitmëndja, arroganca, deliri dhe mungesa e ligjshmërisë” e cila godet pavarësinë e pushteteve. Të gjitha këtu janë të instaluara fatkeqësisht në dikur partinë e tij dhe “ndihmohen” diku paturpësisht edhe nga një devijim absurd, që duket i inkriminuar i opozitës. Presidenti Topi, patjetër që duhet të ndërhyjë në mbrojtjen ligjore të kësaj pavarësie institucionale dhe të sulmeve të bëra, sepse kjo pavarësi arrin të kontrollojë “miqtë personalë të Berishës” që kanë edhe avokat nga familje e tij, dhe që “nuk kanë përfituar” qoftë edhe një lek nga ky shtet. Një herë në jetën 18-të vjeçare, duhet vepruar si Parti Demokratike. lajme Besi Bekteshi Divorcet, “moda e re” e familjes së re në Shkodër. Një divorc në ditë në qytetin e madh verior. Shumë dosje presin të ndajnë bashkëshortë. Shkodër---Ndarja e bashkëshortëve, apo më mirë të themi “divorcet”, janë edhe “mënyra e re e jetës” së një pjese të martesave kryesisht të reja në Shkodër. Në Gjykatën e Rrethit në Shkodër vetëm muajt e fundit janë mbi 300 kërkesa për zgjidhje të martesës dhe çdo ditë sipas burimeve, po nga kjo gjykatë, çdo ditë ka bashkëshortë që qëndrojnë mbas dyreve për tu interesuar në përshpjejtimin e kryerjes së këtij akti ligjor. Në shumicën e rasteve bashkëshortët janë shumë konfliktual për njëri tjetrin, dhe gjëndja ekonomike është fenomeni i parë i ndarjes. Por ka dhe një përqindje të madhe e cila kalon të shifrat 50-të që është se çifti do të ndahet për arsye të keqtrajtimit. Natyrisht sipas të dhënave të para edhe tradhëtia bashkëshortore ka një përqindje të madhe që ka detyruar gjykatën e Shkodrës të kryejë mezatarisht një ndarje në ditë. Kjo mesatare ka tendencën në rritje, sepse ka filluar edhe fenomeni i ndarjes së çiftit, sepse njëri ka shkuar jashtë dhe aty ka lidhur një martesë të re dhe kërkon patjetër ndarjen. Një dallim nga vitet e kaluara, është se këtë vit ka me shumicë kërkesa nga gratë dhe ka të bëjë kjo gjë shumë me keqtrajtimin dhe denocimin e shtuar të grave në drejtim të bashkëshortëve të dhunshëm dhe aspak të rregullt në familje dhe ekonomi. Tashmë janë edhe shumë dosje që presin në gjykatën e qytetit të madh verior dhe po shtohen dita ditës këto kërkesa. Shifra mbi 300 e këtyre dosjve ka kaluar, por jemi akoma jo në fund të vitit dhe mendohet se me këtë rritëm, do të thyhen të gjitha rekordet në këtë drejtim. Psikologët mendojnë se tashmë duke u rritur pavarësia ekonomike dhe po ashtu sensibiliteti mbi barazinë gjinore ka ardhur duke u shtuar edhe si pasojë denoncimi në përgjithësi, e patjetër që shumë dosje kanë pikërisht këtë kurrajo e cila sidoqoftë shpie në ndarje. Në një shumicë rastesh, çifti ka edhe fëmijën e parë dhe kështu problemi shtohet akoma më shumë për kujdestarinë e tij. Mbi 80 përqind e ndarjeve është kur çiftet nuk kanë më shumë se 2-5 vite martesë dhe tashmë shifra e katërqind divorceve në Shkodër, është një realitet i plotë i cili ka thyer edhe tabunë e mos ndarjes sepse “është turp”. Por pavarisht të kësaj, gjithsesi ky shtim i divorcove përbën një nga plagët më të madha në qytetin e madhe verior e cila ka bazë shoqërore të një trajtimi akoma jo adeguat nga si pushteti dhe shoqëria civile jo shumë aktive në këtë drejtim. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() SE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |