|
Alibali: Nuk ka mė asnjė problem, pėr ndėrtimin e H/C sė Ashtės. |
|
Friday, 10 October 2008 |
|
Besi Bekteshi
Do të zbatohet një nga teknologjitë më moderne për këtë vepër.
Spcialistët vëndas në dyshime për projektin.
Shkodër--Zëv/Ministri i Energjitikës Neritan Alibali ka qënë në Shkodër dhe është pronocuar edhe për ndërtimin e H/C-së të fundit mbi Drin, që është ai i Ashtës.
Në fakt ka shumë zëra kritikë për projektin e H/C -së të Ashtës, sidomos për mos marrjen në konsideratë të specialistëve shqiptare dhe të studimit më të thellë të shfrytëzimit të hapsirës ujore dhe sidomos të thyerjes së ujit në rënie, por edhe të studimit më rracional të kapacitetit, përfaqësuesi i ministrisë ka siguaruar se çdo gjë tashmë është në rrugë të drejtë.
Ai ka siguruar se “çdo gjë është zgjidhur dhe se kompania austriake është ndër më të mirat dhe të mëdhatë në Europë”.
Specialistët në Shkodër deklarojnë se “shesh-pushimi” nuk do të jetë në krahun e majtë ashtu sikundër ishte parashikuar, por në krahun e djathtë dhe sipas tyre kjo rrezikon përmbytjen e zonave përreth dhe për më tepër nuk fitohet fuqia maksimale e mundësisë së ujit, me një instalim më të vogël pikërisht të këtyre mundësive.
Por Alibali shprehet qartë se problemet teknike janë zgjidhur të gjitha.
Ai ka thënë se “austriakët do të realizojnë një nga teknologjitë më moderne në Europë dhe jam i bindur se aspektet teknike, janë të zgjidhura plotësisht sipas standarteve ndërkombëtare”.
Kurse për shpronësimet, Alibali ka thënë se nuk ka probleme të rëndësishme si në rastin e linjës së interkonjeksionit Tiranë - Podgoricë dhe ka shtuar se firmosja e kësaj kontrate është dëshmi të rritjes së interesit të bisnesit të huaj, në vëndin tonë.
Gjithsesi në rrethet e specialitëve shkodranë, por edhe të tjerë të veprave të mëdha ujore dhe energjitike, përsëri ka dyshime dhe paqartësi në këtë projekt, që nuk ka marrë pothuaj parasysh pikërisht përvojën e madhe në këtë drejtim.
Ditët në vazhdim, besohet që do të ketë edhe prononcime teknike edhe për mangësitë e projektit dhe për sugjerime konkrete për këtë investim të madh, që ka fuqi të instaluar prej 80 mega wat, duke qënë “pinjolli” i fundit i kaskadës madhështore të Drinit
|