Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow ZMQ: TRUSTET PO SHKATERROJNE TREGUN E LIRE
ZMQ: TRUSTET PO SHKATERROJNE TREGUN E LIRE
Friday, 10 October 2008

-Ndërkohë që nafta ulet me 40 për qind në tregjet botërore, në Shqipëri vazhdon të tregëtohet me çmime absurde.Trustet e naftës po rëndojnë ekonominë.


TIRANE  Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve (ZMQ) ka protestuar nëpërmjet një deklarate për shtyp në lidhje me vijimësinë e rritjhes galopante të çmimit të naftës në një kohë që çmimi I saj ka rënë ndjeshëm në tregun botëror.
“ZMQ vëren me shqetësim rritjen e çmimit të naftës në vendin tonë. Por megjithëse në tregjet botërore vërehet një ulje e cmimit të naftës për fuci, në Shqipëri vazhdon rritja e pakuptimtë e tij.”, thuhet në fillim të deklaratës së djeshme të hartuar nga ZMQ.


Më tej, duke argumentuar këtë situatë, deklarata vijon:
“Në tregun botëror çmimi për fuci I naftës është ulur me 40 për qind ndërsa në Shqipëri ende vazhdojnë çmimet e kripura duke rënduar të gjithë ekonominë në vend.”
Nisur nga kjo situatë e papranueshme e shkaktuar nga babëzia e pajustifikuar për fitim të tregëtarëve shqiptarë të naftës, Zyra për Mbrojtjen e të Drejtave të Qytetarëve u kërkon ndërhyrje organeve kompetente të shtetit shqiptar për normalizimin e kësaj situate:
“ZMQ kërkon nga organet kompetente shtetërore të cilat kanë për detyrë mbrojtjen e konmsumatorit, Ministrinë e Energjitikës, Tregtisë dhe Ekonomisë, organet nën varësine e saj si dhe Autoritetin e Konkurencës që të vihen në lëvizje për sqarimin e situatës. ZMQ kerkon nga Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit që të ushtrojë të drejtat që rrjedhin nga neni 52 dhe 55 i ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, hartuar më datë  17.04.2008  nr 9902, duke vendosur ndalimin e shkeljes. ZMQ kërkon gjithashtu që Autoriteti i Konkurencës të fillojë një procedurë hetimore në lidhje me mundësinë e një marrëveshje të ndaluar midis subjekteve importues të naftës si dhe të marrë masat e duhura ligjore për ndalimin e kësaj situate absurde.”
Ndërsa në mbyllje të deklaratës së djeshme, ZMQ thekson se mbetet në pritje të reagimit të organeve shtetërore, duke paralajmëruar se “në mungesë të këtij reagimi, kjo zyrë do të ndërmarrë inisiativat e duhura ligjore në mbrojtje të konsumatorit shqiptar.”.
Vlen të theksohet se aksionet e kësaj natyre të ZMQ-së kanë qenë të suksesshme. E tillë ishte edhe ndërhyrja për moslejimin e ngritjes së tarifave të Albtelekomit në vitin 2004 nga qeveria Nano.

ARBEN  LAGRETA

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 1°C
Mes.: 1°C
Lag.: 93%
Shpejt.: 3 km/h
Drejtimi:
Barom.: 1020.0 mb
VAR

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page