Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow BASHKIA SHKODËR
BASHKIA SHKODËR
Thursday, 09 October 2008

NJOFTIM PER SHTYP

Bashkia Shkodër denoncon me ashpërsi disa veprime që po kryhen kohët e fundit nga persona të papërgjegjshëm ,duke diegur kazanët e mbeturinave në zona të ndryeshme të qytetit të Shkodrës .

Rasti më i fundit ka ndodhur mbrëmë kur në sheshin e Lagjes “Rus” në afërsi të shkollës së Muzikës janë diegur edhe dy kazanë të tjerë.

Do të deshëm që edhe një herë ti bëjmë thirrje qyetarëve Shkodranë, që  jo vetëm të distancohen nga veprime të tilla ,por të kontribuojnë edhe ato për realizimin me sukses të projektit për Pastrimin e qytetit të Shkodrës.Ky project po realizohet falë taksave që populli i Shkodrës po derdh për një qytet më të pastër ,për një qytet ndryshe ,për ju dhe fëmijët tuaj

Do të deshëm që t’ju kujtojmë edhe një herë se veprime të tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me qytetarinë shkodrane, me bashkëpunimin tuaj për ndryshimet pozitive që kanë filluar të vihen re këto dy vitet e fundit në qytetin e Shkodrës.

Njëkohësisht i tërheqim vëmendjen edhe shërbimeve të policisë së shtetit ,që të angazhohen në maksimun për gjetjen e autorëve të këtyre veprimeve vandale dhe vënien e tyre para përgjegjësisë

 

 

 

BASHKIA SHKODER

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 1°C
Mes.: 1°C
Lag.: 93%
Shpejt.: 5 km/h
Drejtimi: 140°
Barom.: 1020.0 mb
SE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page