Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Opinione arrow Ēfarė sistemi qeverisės kemi ndėrtuar?!!
Ēfarė sistemi qeverisės kemi ndėrtuar?!!
Wednesday, 08 October 2008
Opinion / Besi Bekteshi
Vetëm brënda një dite dhe një seance parlamentare një njeri normal dhe një zgjedhës, por edhe një qytetar i thjeshtë, vihet në një siklet të madh dhe të jashtëzakonshëm pasigurie dhe momenti dyshues për gjithshka, që është drejtim demokracie dhe qeverisje në Shqipëri.
Nuk po përmënd këtu Gërdecin, Kalimashin dhe rrugën e stërmadhe të Kosovës, nuk po përmënd aferat e fishekëve dhe hetimet e fundit të vdekjeve as edhe akuzat e ndërsjellta pushtet opozitë me lojra korruptive. Jo. Por po përmënd vetëm një debat dhe një ditë parlmentare si dhe mediatike në Shqipëri.
 Vetëm brënda një dite pra, qytetari normal vihet në një siklet të madh jetësor dhe frikë me dyshimin mbi, “se në çfarë sistemi jetojmë dhe prosperojmë” që  mund të kthehet në një raport qytetar- shtet, që ka në bazë pasigurinë.
“Fazlliçizmi” i seancës midis akuzave të opozitës dhe sulmit në mbrojtje të Berishës, është një nga lojrat antidemokraci që vetëm në republika që kanë sisteme të ndryshëm nga demokracia, mund të bëjë vaki.
Një opozitë që akuzon Kryeministrin dhe ministra për afera korruptive të jashtëzakonshme me një person që konsiderohet “sekseri” profesionist korruptiv në kuptimin më ideal të fjalës dhe që qëndron të presë akuza, nga i akuzuari kryesor.
Një kryeministër që me sulm të jashtëzakonshëm i thotë opozitës dhe kryetarit të saj “se ju sjell Fazlliçin” këtu dhe ju keni frikë nga ai.
“Fazlliçin e ftuar” në një parlament që kanë qënë të ulur si të mirpritur personalitetet e mëdha europiane dhe botërore dhe që Berisha për drejtim frike dhe përballje me opozitën, i rezervon po të njëjtin pozicion??!!!
Është e jashtëzakonshme kjo demokrativisht, dhe në një sistem qeverisës që ka në bazë demokracinë nuk do të thuhej dhe nuk do të përmëndej dot. Për më tepër se Berisha kërcënon duke thënë se “do të hap të gjitha dosjet kriminale të eksponentëve të opozitës dhe mos më thoni pastaj që po flas keq se nuk më takon të flas si Kryeministër në këtë mënyrë”.
Patjetër që në një parlement të tillë, vetëm demokraci dhe liri nuk ka, dhe kjo është ndërtimi i një sistemi të ri i cili me sa duket si nga Berisha dhe kreu i opozitës Rama, duhet të marrë një emër, ose më mirë, duhet pagëzuar dhe vendosur një si definicion etiketë, apo emërtim, si t’ju pëlqejë të dy zotërinjve.
Berisha kërcënon se “do të hapë” dhe ka parasysh dosje dhe foto apo edhe dokumenta, që ai i quan të vërteta dhe se kjo ditë do të jetë “ora dhe dita e trasparencës” thotë ai.
Mirë se në shumë analiza kjo gjë është përkthyer në shantazh për Edi Ramën dhe krerët socialistë, por ajo që është më e keqa qëndron në faktin se Berisha e thotë këtë, kur opozita arrin më në fund të akuzojë ashpër, ose më ashpër se në një ditë tjetër.
Kjo bie erë thyerje të jashtëzakonshme të demokracisë dhe të kompromiseve jo vetëm jetë shkurtër, por edhe të prishur si një vezë e harruar diku në ndonjë raft të fshehtë dhe që kur do të pastrosh, plasin në pisllekun dhe ndyrësinë e tyre, me erë dhe lëndë acide.

Vazhdon seanca, duke sjellë në eter kërkesën e zotit Berisha që opozita të bëjë mocion, sepse ai mezi e pret për tu bërë transparenca e madhe për historinë e arkivës së krimeve!!!
Si ka mundësi kjo fjali mbas Fazlliçit? Çfarë personi qënka ky që  e detyron vetë Kryeministrin Berisha që egërsohet kaq shumë sa më në fund do që “opozita të bëjë mocion” dhe ai pastaj t’ja tregojë asaj, arkivën e krimeve??
Nejse, Fazlliçi thotë se Berisha është “miku im” dhe po ashtu edhe Berisha respektivisht ja ka kthyer, duke i vënë edhe vëndin që në parlament janë ulur kryetarë vëndesh të mëdha, ose pudiumin ku flasin përfaqësuesit e popullit.
Arkivë krimesh që nuk hapet, dhe duhet mocion!!
Jo, ne nuk jemi në këtë mënyrë në demokraci dhe patjetër duhet të gjejmë një emër këtij sistemi që kemi ndërtuar, apo më mirë të themi kemi sajuar.
Por, po të shtosh se po dje mediatikisht doli se Kryeministri kërcënohet me e-mail-e, atëhere republikat e “bananeve” do  duken limonata, por nga ato të dikurshmet 7-të lekëshe që kishin ujë dhe ngjyrë, pa asnjë gjë tjetër brënda.
Cilën heshtje ka dashur të mbajë dhe po tundohet të mos mbajë më zoti Kryeministër, sepse po bëhet sikur në parlament po luhet seriali i ri policesko-triller, nga më të bukurit në botë.
Kujt po ja ruan erzin? Demokracisë, opozitës apo liderve të saj, apo popullit shqiptar që nuk do ta zëmorojë me katrahurën e tillë në drejtim të pakicës politike në Shqipëri.
Si ka mundësi që Kryeministri të drejtohet me fjalët “mos thoni pastaj”.
Duket sikur është një klasë shkolle, por jo me nxënës normalë, por me hajdutë dhe sharlatanë në të gjitha bankat dhe që i thonë njeri tjetrit “mos më thuaj pastaj”kur ju vjen shpirti në fyt dhe duan të nxjerrin të gjithë të palarat.
Fraza mbyllet me “unë do të them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, e vetëm nga kjo frazë si premtim, gjithkush duhet të kuptojë se e vërteta nuk është thënë, dhe patjetër qytetari normal kupton se nuk jemi në demokraci.

Ka ndodhur ajo që ka shumë kohë që vërtitet në erë se “opozita” është kapur në leqe, e lëngon, dhe kjo është “fantastike” për një demokraci edhe pse e re.
Në këtë mes nuk di një njeri normal të orientohet, sepse nuk ka një sistem referimi për tu sqaruar dhe për tu mbrojtur, sepse shikon qartë se në të dy anët politike kemi të bëjmë me një “fazlliçizim” të pamjes sipërfaqësore dhe kuptohet qartë se si mund të jetë brëndia.

Në një anë opozita tenton të rëndojë dozën e akuzave për korrupsion dhe përmënd “Fazlliçin” dhe nga ana tjetër Berisha që akuzon për krime dhe kërcënon opozitën, se do të sjellë në kuvënd “Fazlliçin”.
Pikë referimi i jashtëzakonshme “fazlliçizimi” politik i joni.
Një qytetar boshnjak që kap prej ko..esh të gjithë politikën tonë.
Bravvooooo!!!!

Por ka edhe një diçka tjetër.
Me sa duket ne jetojmë në një realitet virtual vlerash dhe kjo po vërtetohet. Kur them “realitet vlerash” e kam fjalën për diçka që ka vlerë dhe jo në sensin negativ.
Por, po i mëshoj termit “virtual”, sepse ne nuk pranojmë që në këtë shoqëri dhe qeverisje, të kemi demokraci.
Sepse ne vazhdojmë të jemi “një”.
Një e tërë dhe e pa ndarë.
Si dikur në diktaturë.
O të gjithë të mirë, ose të gjithë të ndyrë. Sepse ishim nën diktaturë.
“Fazlliçi” në parlament dhe media, po na e vërteton këtë, sepse duke u futur në mes, na ndyn të gjithëve politikisht, ngaqë homegjenizon në pisllëk klasën politike, sëpaku aty në parlament.
Po pra?!
Ti ke mik Fazlliçin nga njëra anë dhe nga tjetra:Po pra, unë ju sjell Fazlliçin, por ju keni frikë nga ai.
Kemi ndërtuar një monstër sistemi, që e ka ulur piacën e demokracisë në nivelin më qesharak e të ulët, deri në masën e mos definicionit dhe për këtë gjë patjetër që kanë “thonjtë” e tyre, ish baballarët e kombit, që edhe sot e kësaj dite të gjithë ndyrësirën e shtetit dhe qeverisjes së dikurshme, e kanë transplantuar me anën e njerzve të tyre në politikë, për të bërë të mundur funksionimin në demokraci, të një qeverisje të stërkorruptuar, demagoge dhe post staliniste, si kjo e jona.


 




 





 


 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 1°C
Mes.: 1°C
Lag.: 87%
Shpejt.: 2 km/h
Drejtimi:
Barom.: 1020.0 mb
VAR

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page