| Kompleksi i derrave me një “Odise” 4-tër vjeçare |
| Wednesday, 08 October 2008 | |
Besi Bekteshi
Ndoc Molla, fiton gjygjin kundër kompeksit të derrave të dhënë nga Komuna e Bushatit. Kompleksi i derrave me një “Odise” 4-tër vjeçare, më në fund ndalohet me vëndim të Gjykatës së Apelit. Kumuna e Bushatit dhe “Agjensia e Mjedisit” në Shkodër do të paguajnë dëmet. Shkodër---Kompleksi i madh i “derrave” në komunën e Bushatit, do të ndërpresë aktivitetin e tij, dhe ky ka qënë edhe vendimi ligjor i Gjykatës së Apelit në Shkodër i datës 3 tetor të këtij viti. Sipas këtij vendimi është anulluar leja e ndërtimit e lëshuar nga KRRT-ja e komunës së Bushatit dhe kryekomunarit Zef Hila. Përveç kësaj është sanksionuar edhe detyrimi i shoqërisë “200-Al-Bushat” për të ndaluar “mbarështrimin e derrave” dhe dhe prishjen e vëndimit të lejes së vendimit të Agjensisë së Mjedisit, pranë Prefektutës së Shkodrës dhe shpenzimet gjygjësore shkojnë në ngarkim të komunës së Bushatit dhe të “Agjensisë së Mjedisit” në Shkodër. Kështu një komunë që jep leje ndërtimi në lagje ku jetojnë njerëz dhe për mbarshtrim derrash dhe një agjensi mjedisi në Prefekturë, që jep edhe ajo leje ndërtimi marrin edhe drejtësinë në dëm të tyre nga Apeli në Shkodër, por kjo ka ardhur mbas shumë seancash dhe gjygjesh e deri në konfrontime dhe konflikte të mëdha të kryesisht, një prej banorëve të lagjes Molla në Bushat, që janë në pronë të tyre. Padi për këtë ndërtim kanë bërë Pjetër dhe Ndoc Molla, dhe kjo histori ka filluar në shkurt të viti 2004. Ndërtimi filloi dhe derrat u panë të ngordhur edhe në kanalet e lagjes, por edhe era e tyre dhe mjedisit të tillë hynte në shtëpitë e fshatarëve. Konflikti ka qënë i gjatë dhe Ndoc Molla i është drejtuar të gjitha instancave, por kryesisht ky konflikt ishte me Komunën e Bushatit. Molla në 2005-sën ka fituar gjygjin e shkallës së parë në Shkodër, por pala e paditur ka ankimuar dhe puna ka shkuar në Apel. Por kjo gjykatë e kthen në gjygjin që kishte marrë vendim në favor të Mollës. Megjithatë kësaj rradhe ai humb. Megjithatë edhe Molla ankimon në Apel dhe mbas 30-të seancave, kompelksi i derrave u ndërtua në një sipërfaqe prej afro 5000 metra katror. Por tashmë ka ardhur vendimi i datës 3 tetor që i jep të drejtë krejtësisht Ndoc Molla dhe ndalon me ligj, këtë kompleks të derrave në Bushat. Molla duke folur për këtë “stërmundim” gjygjësor thotë se vetëm humbja e tij financiare është 1.5 milion lekë të reja dhe ai është edhe i pari shtetas shqiptar që në prill të vitit 2008-të mundi të hynte në mbledhjen e KLD ku akuzoi hapur për korrupsion gjygjtarë dhe drejtues të institucioneve të ndryshme. Molla thotë se nuk jam lodhur së kërkuari drejtësi dhe se është i sigurtë se e presin edhe disa gjygje të tjera. Ky gjygj i fituar nga Molla, është një nga të vetmit i zgjidhur në favor të individit ku në sfond janë faturat korruptive edhe në kupolat lokale të drejtimit administrativ dhe publik. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() VAR
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |