| Nėnėmadhes i ka mbetur hatri nga djemtė!! |
| Saturday, 04 October 2008 | |
|
“Malli nuk ka dalë si mostra”
“Nuk vrasin, të lenë të vdesësh”. Opinion . Besi Bekteshi Patjetër që e shoqa e diktatorit në daljen e saj në televizion nuk ka bërë asnjë më shumë se sa ka vërtetuar në mënyrë të saktë dhe pa teprim se “nuk jemi ndarë nga koha e saj dhe nuk kemi dalë akoma nga ndikimi i saj”. Nexhmije Hoxha tashmë e “persekutuar” politike dhe ekonomike, po anatemonte prodhimin e keq të regjimit të saj, që për asnjë moment nuk e mohonte dhe nuk e dënonte për asnjë veprim apo të thënë. Në disa prej të thënave të saj, sidomos për historinë dhe elementët njerzor të saj Hexhmije Hoxha ka përdorur disa herë “ne nuk jemi dakort” ose “ne mendojmë kështu” dhe me ndonjë korrigjim të vogël menjëherë kuptohej se zonja dikur e parë e vëndit, fliste në “plural” për forcë të zakonit të dikurshëm dhe mentalitetit të pikërisht asaj kohe. E folura në shumës, është kur je një “njëjës” kur flet, një përdorim aristokratik mbretëror dhe i përdorur në pallatet e mëdha europiane. Zonja po ashtu fliste. Por, nuk është kjo arsyeja kryesore. Zonja është një nga arsyet dhe “pilastrot” e komunizmit edhe pse u mundua të mos konsiderohet një këshilltare e Enverit apo burrit të saj, edhe kur ka qënë i sëmurë. Nexhmije Hoxha fliste në “plural”, sepse kishte parasysh Enverin dhe veten. Patjetër që ajo është një gjallesë e diktaturës së cilës i kishte mbetur hatri, pse Sali Berisha nuk e kishte dënuar për politikë, por për kafe. Në fakt nuk arriti të kërkonte asnjëherë të falur për kohën e saj, sepse e arsyetoi me “një kohë tjetër” dhe regjim tjetër që nuk ka si të kërkojë të falur. Por Nexhmija arriti të deklaronte se “Enveri i saj” ishte edhe një demokrat i vërtetë, sa që lejonte Koçi Xoxën që ti pushkatonte njeriun e afërm dhe pa faj, sepse “si Kryeministër ai nuk mund të ndërhynte”. Nexhmija tregon se i shoqi thoshte se “nuk i merrte vesh koka” atij dhe vetë e shoqa e diktatorit shton krahas Xoxes dhe Bedri Spahiun. Në fakt se ku përfunduan të dy këto dhe të tjerët pas tyre kjo dihet, por Nexhmija këto i justifikon me tradhëtitë dhe të tjera si këto. “I kemi paguar kaq rëndë sa ska ku të vejë më” thotë e veja e diktatorit, për ato gabime dhe ato faje që kemi bërë. Pagimi sipas Nexhmijes ishte me “shkatërrimin që u bë të të gjitha atyre që ne ngritëm” dhe këtu përsëri ajo fliste me shumës. “Ne ato që kemi ngritur, pikërisht aty brënda është edhe puna ime individuale, jeta ime, rinia time, kontributi tim dhe të gjithë ato që kanë mbetur si unë e ndjejnë se puna e tyre është shkatërruar” arriti të thotë Nënëmadhja e shumë prej kuadrove të partisë, “first ledy” e saj kohe e pa kundërshtueshme atëherë dhe e fortë edhe pse e moçme edhe sot. Ajo edhe për këtë gjë në se duhej të kërkohej falje ishte e pakënaqur me pasuesit e saj politik të demokracisë së sotme. Nexhmija shkatërrimin e madh fizik, por edhe administrativ të veprës së një populli e konsideroi një pagesë e krimeve të cilat “ajo dhe partie e saj” kishin bërë në kurriz zë individëve. Nexhmija si individ kërkonte të njihej me jetën e saj dhe kontributin e saj, por fajin e kishte kolektiv, sepse kështu ka qënë edhe sistemi tha ajo. Nexhi ishte e pakënaqur edhe me “dosjet e sigurimit” sepse thoshte se “ato po dëmtojnë njërin tjetrin” si çpo ngjet vazhdonte “lartësia e saj” politike dhe udhëheqëse e asaj kohe. “Unë nuk përgjigjem për to” deklaron “nënëmadhja” për të persekutuarit, por me një cinizëm të jashtëzakonshëm thotë se “ja, t’ju a japin të drejtat” , kurse në lidhje me shokët e mi që kanë qënë anëtarë të plenumit “nuk e përtyp dot se janë dënuar nga 25-së vjet edhe pse nuk kam lidhje direkte” dhe vazhdon ta lidhë këtë gjë me “burgun e saj”. Nexhmije Hoxha është e pakënaqur nga burgu që ka bërë duke e quajtur “burg pa të drejtë fare” sepse më mirë ishte të akuzohej për politikë, sepse “do ta kuptoja edhe pse unë veten nuk e dënoj” vazhdonte në televizion përçastjen e moshuara që ndoshta është pjesmarrëse dhe dëshmitare në vendimet më të ashpra të marra kundra jo vetëm klasës së përmbysur, por edhe kundra klasës së saj apo shokëve që pretendon ajo. Ajo ishte tepër e pa kënaqur për dënimin e saj, por ishte e prekur se “shokët e saj kishin bërë nga 25-së vite në kohën e saj” dhe këtë e thoshte me një përmallim të dukshëm, duke premtuar dikur edhe botimin e një libri voluminoz. Nexhmija nuk ishte dakort edhe me “luftën e klasave” që bëhej sot dhe e përmëndi edhe faktet si largoheshin njerëz nga puna për bindje politike etj etj. Ajo tha se këto “nuk të vrasin, por të lënë të vdesësh”. Këtu ishte edhe “quint esenza” e të gjithave që Nexhmije Hoxha ose më mirë të themi sistemi i referimit të shumë prej ish anëtarëve të partisë të cilët trashëguan politikën e saj në demokraci, kërkoi dhe transmetoi në eter dhe kësaj rradhe ishte me mendimin e qartë të njeriut që me të vërtetë, po thotë diçka të drejtë. Shkurt problemi, Nexhmija “ishte e pakënaqur” prej atyre që ajo kishte trajnuar dikur. Nënëmadhja sa nuk po plaste se “këto nuk vrisnin, por të linin që të vdisje” dhe patjetër që këtë e quante edhe “pagesë” sepse shikonte se si i kishte shkuar “jeta dhe rinia, por edhe kontributi” krejtësisht dëm. Në të gjithë fjalën e saj Nexhmija dukej qartë se ishte e zhgënjyer nga “produkti që partia e saj dhe ajo vetë kishte nxjerrë”. Në fakt trashëgiminë politikë dhe të mirëfilltë të anëtarëve të partisë së saj dhe burrit të saj ajo po e akuzonte se .......po tradhëtonin përditë. Po. dhe nuk ka faj. Trashëgima politike e PPSH-së dhe njerzit nuk janë të ndryshëm në Shqipëri. Si trashëgimia dhe njerzit, bëjnë pjesë në “demokracinë” shqiptare. Po, si ajo që nuk pranon asnjë faj dhe qurravitet për “shokët e saj” të cilët kishin bërë burg 25-së vite dhe do që të kuptojmë se “ajo nuk kishte gjë në dorë” ashtu edhe sot për shumë ndodhi me pasoja tragjike njerzore dhe materiale, askush nuk mban përgjegjësi dhe nuk kërkon falje. “Shoqa Nexhmije” që ka qënë prezente në dënimin dhe pjesmarëse e drejtpësëdrejtë partiake dhe politike, por edhe ingranazhi i sigurtë i diktaturës në vendim marrje dhe suport i Enver Hoxhës, i harronte një shumicë të të pushkatuarve jo vetëm të kampit tjetër, por të komunistëve që vetëm një ditë përpara “ishin shokë” dhe njerëz të një ideali. “Nëndhëmbsura” Nexhmije, kaq shumë e kishte ruajtur derën e saj dhe paprekshmërinë e burrit, sa edhe “Sali Berishën” nuk e kishte pranuar si mjek të udhëheqes dhe sidomos të derës së saj të lartë. Megjithse Berisha nuk ja jepte dorën askujt, mbasi ja kishte dhënë shokut Enver. Nexhmija ja rregullon biografinë me UDB-në Berishës dhe po ashtu kishte lejuar që ai të ishte Sekretar Partie dhe person me një rritje partiake të tillë që në asnjë mënyrë nuk mund të lejohej po të kishe një UDB-ash si familje!!! Bukur shumë kjo!!. Nexhmija është zëmëruar ndaj Berishës, sepse ndoshta ka kuptuar se “ai ka qënë zëmëruar sepse ajo nuk e kishte pranuar në shtëpi, sepse ai nuk e kishte biografinë e tillë”??! Histori me zëmërime politike dhe njerzore, të cilat vazhdojnë të prodhojnë edhe politikë dhe fatkeqësi në këtë vënd. Histori komunistash të vendosur dhe të pa ndreqëshëm dhe nxënësve të tyre, po aq të vendosur, por pragmatistë dhe të “kthyeshëm” apo të konvertueshëm e që mësimet dhe referencat, i kanë, po te partia e “Nënëmadhes”. Ndoshta prej këtij inati të vjetër dhe të madh edhe kursi politik dhe historik, por edhe demokratik i joni, ka pësuar deformim. Prandaj Nexhmija është e mërzitur dhe është me “hatër të mbetur”. E shikon, sepse një veprim refraktar dhe jo tolerant i saj me lidershipet e sotme, por që dikur kanë dashur të futen në “background” të saj dhe Enverit, ka shkaktuar edhe këtë arratisje nga partia, një kthim 180 gradë kundra dhe një “inat” më shumë mediatik me kohën dhe partinë e tyre të dikurshme. Nexhmija për këtë është e mërzitur, sepse bëjnë “anti Nexhmijen” dhe “antikomunistë”pikërisht ato që janë një shesh apostolik i brumosjes politike të dikurshme. Nënëmadhja është “bjerrë” me komunistat e konvertuar në demokraci, por që janë të saj dhe partisë së saj si prodhim. Është e zhgënjyer së tepërmi me këtë fakt dhe pastaj thotë se “po e paguajmë” prandaj nuk kemi pse kërkojmë të falur. “Nënëmadhes” i ka mbetur hatri nga djemtë dhe një mostër e tillë, tanimë bën disa bilançe të cilat e kanë nxjerrë shumë keq punën e saj. Shumë keq. Janë ato djem si falanga e tretë e pranimit në parti, që janë konsideruar edhe më të paskrupullit ose “anëtarë të leverdisë”, por që u konvertuan dhe tanimë janë të plotfuqishëm Ndjehet shumë keq, sepse e kupton se si ajo dhe partia e saj, por edhe i shoqi saj, këto “djem të mirë prodhuan” dhe në fakt e kanë trashëguar më së miri atë që ishte e shkruar dikur në mure dhe mbi pallate dhe institucione e që thoshte: Njeriu ynë i ri vepra me e shkëlqyer e partisë. Ky që drejton sot është “njeriu ynë i ri vepra më e shkëlqyer e partisë”. Nuk ka ndonjë problem se Nexhmija mërzitet. Asnjë problem. Në fund të fundit nuk mund ti kërkojë të falur regjimi regjimit dhe koha kohës. E rëndësishme është të trashgohet “vepra e partisë” dhe ajo është trashëguar më së miri. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |