| Detyrohem tė lajmėroj popullin tim se: Jeta ime ėshtė nė rrezik |
| Monday, 29 September 2008 | |
29shtator-08Besi Bekteshi Marjan Gryka: Politika sot të thotë se po kundërshtove “bëja gjygjin vetes”. Detyrohem të lajmëroj popullin tim se: Jeta ime është në rrezik. Gryka: Çdo gjë po manipulohet se ngjarja të mos quhet politike, por ordinere. Shkodër--Në dhomën e spitalit ku është shtruar ish badygardi i Azem Hajdarit dhe kryetari i shoqatës me po të njëjtin emër, tashmë kanë dalë akuza dhe përfundime të cilat implikojnë shtetin në plagosjen e pikërisht Marjan Grykës, një prej personazheve në Shkodër, i njohur me qëndrimet e tij, të kohëve të fundit. Vetëm pak orë mbasi është plagosur në këmbë në rrugën e Zogajve, në shtratin e tij të spitalit Gryka ka daklaruar se: Shkrimet e mia në lidhje me çështjen Hajdari kanë shqetësuar persona me pushtet, dhe kështu historia përsëritet dhe shteti nuk i ruan më qytetarët e vet. Ky është shpërblimi që të japin këto njerëz, ka akuzuar Gryka dhe ka shtuar, se ky shpërblim është “prita për të të vrarë”. Marjan Gryka ka deklaruar se “mbasi vranë Azem Hajdarin janë munduar gjithmonë me presione që janë gjëra që i kam kaluar, kurse tashti dolën haptas”. Ish badyguardi i Hajdarit e ka quajtur atentat pritën ku mbeti i plagosur, dhe ka shtuar se: Atentati është shumë i thjeshtë si xhest për tu komentuar si pritë e kurdisur, por është shumë dëmtues për opinionin. Pra ka vazhduar ai, “politika sot thotë se po i kundërshtove, më mirë bëja gjygjin vetes”. Kjo ishte deklarata në të nxehtë, të plagës në këmbë, pikërisht në mbëmjen e të shtunës ,ku automjeti i Grykës është qëlluar në pjesën e pasme, por është qëlluar edhe vetë kreu i shoqatës “Azem Hajdari” i cili është ndalur në rrugën e Zogajve rreth 2 km më tej se Shiroka. Policia ka gjetur edhe katër gëzhoja dhe ka pikasur edhe të goditura në fundin e makinës së truprojes së Hajdarit, duke bërë edhe ekspertizën e rastit. Mirëpo tre ditë nga ngjarja dhe duke qënë akoma në spital, Marjan Gryka ka bërë një deklaratë akoma më të rëndë dhe ka shprehur tashmë frikën se “jeta e tij po vihet seriozisht në rrezik”. Ish truproja e Azem Hajdarit nga pikërisht spitali ka deklaruar hapur se: Unë sa po kam komunikuar me një punonjës të policisë edhe pse emrin nuk ja kam marrë më është bërë e ditur se ka disa fakte të reja, dhe këto fakte vijnë pasi makina ime e bllokuar në vëndngjarje për tre ditë ka qënë e tillë, duke mos u thirrur si e kërkon ligji, asnjë familjar i imi. Kjo gjë për tu verifikuar se çfarë është gjetur në makinë. Nuk është thirrur asnjënjeri kur është marrë me “karroatrec” makina nga Zogaj deri në Komisariat, dhe mbas tre ditëve ky shtet vjen e më tregon “përralla me mbret” dhe më thotë se janë gjetur armë në vëndngjarje etj etj. Ky është deklarimi i fundit i Marjan Grykës i cili ka lidhje me akoma jo të publikuarën nga policia, të faktit se në makinën e tij është gjetur një pistoletë. Ka tre ditë që anembanë po merren me ngjarjen e turpshme dhe ku ky shtet i “Partisë Demokratike” vazhdon dhe do të jetojë me manipulime të ngjarjeve dhe puçet politike ka thënë ai. Unë sot detyrohem të njoftoj popullin tim të Shkodrës “që jeta ime është sot në rrezik” dhe mund të them se edhe te dera jam natë ditë me polici, ka lënë për të kuptuar se pikërisht prej saj ai ka dyshime, i plagosuri Gryka. Kjo nuk është një siguri për jetën time, por kjo është një rrezik për jetën time ka sqaruar plotësisht mendimin e tij Marjan Gryka në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Çdo gjë po manipulohet që ky shtet të mbijetojë dhe të nxjerrë se kjo nuk është vrasje politike dhe pushkatim politik, por ta nxjerrë si gjygjin e Azem Hajdarit si çështje ordinere. Në të gjithë këtë ngjarje të bën përshtypje se policia nuk ka dhënë shumë shpjegime edhe pse hetimet i janë besuar krimeve të rënda. Nga burime të brëndëshme që nuk janë zyrtare, merret vesh se janë katër pista ku po hetohet dhe asnjëra prej tyre nuk është bërë e ditur mediatikisht për të bërë të qartë dhe raportin që ka ngjarja tashmë e deklaruar politike nga vetë kreu i shoqatës “Azem Hajdari” me hetimin e policisë dhe prokurorisë. Mos deklaratat e policisë dhe sidomos deklarimi i vetë Grykës, se jo zyrtarisht ka marrë vesh se “kanë gjetur armë në makinën e tij të cilën e kanë për ekspertizë”, kanë sjellë akoma më shumë konfuzion për ngjarjen, e cila është tashmë objekt bisede dhe shtypi jo vetëm në Shkodër. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |