| Berisha inaguron Nėnshkodrėn |
| Saturday, 27 September 2008 | |
Besi Bekteshi
Berisha:Ja qeveria ime. Senati amerikan ka votuar në unanimitet për Shqipërinë në NATO, ka deklaruar në Trush, Kryeministri Berisha Shkodër---Paradreken e ditës së premte, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kanë inaguruar rrugë, ura dhe një shkollë në zonën e Nënshkodrës. Berisha i shoqëruar nga Topalli, ka inaguruar disa investime në komunën e Bërdicës dhe fillimin e këtyre inagurimeve e ka nisur me prerjen e shiritit të punimeve të kryera në rrugën Beltojë-Mali i Hebajve, e cila është e gjatë 3.5 km. Por ai ka inaguruar edhe rikonstruksionin e kanalit ujitës në fshatin Beltojë, po të së njëjtës komunë. Kryeministri ka prerë edhe shiritin e inagurimit të fillimit të punimeve të rrugës Beltojë - Trush dhe ka bërë inagurimin tashmë të përfundimit të dy urave Shkodër -Velipojë. Në këtë dy objekte Berisha është ndalur dhe ka thënë: Ishte dhe u bë. Duke e krahasuar qverisjen e tij me atë të socialistëve, Berisha ka deklaruar: Tetë vjet e mbajtën në shkatërrim dhe shikoni si e kanë bërë, dhe dërrasat janë kanë ngritur. Pastaj duke treguar urën e re, ka deklaruar: Urdhëroni qeverinë time. Pra shikoni, ka thënë Berisha premtimin e qeverisë time. Pastaj Kryeministri ka sqaruar se kanë bërë inagurime jashtëzakonisht të rëndësishme, duke përmënduar një sistem me 93 kanale vaditëse dhe po ashtu edhe rrugën prej 3.5 km të cilën e quajti me standerte të larta dhe me dy korsi. Pastaj Berisha dhe Topalli kanë inaguruar shkollën 9-të vjeçere në Trush dhe aty ai ju ka dhënë një sihariq fëmijëve. Berisha në Trush duke ju drejtuar të pranishmëve ka thënë: Se shkolla e re është e standarteve Europiane por në një momet të caktuar ka shtuar se: Kam për ju një lajm që sapo mora nga ambasadori i SHBA-së, se mbrëmë vonë Senati i SHBA-së votoi në unanimitet protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kjo është një ngjarje historike për Shqipërinë ka thënë ai, dhe ka shtuar se kjo ngjarje është historike edhe për këto djem dhe vajza të cilët do të rriten si një gjeneratë e një vëndi anëtar të NATO-s. Ky është një fat i madh ka përfunduar Kryeministri i Shqipërisë. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() VAR
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |