| “5 Heronjtë e Vigut” |
| Saturday, 27 September 2008 | |
|
“5 Heronjtë e Vigut” do të shkojnë të lartësohen në plehrat e qytetit, aty ku janë edhe dëshmorët e qytetit prej vitesh. Besi Bekteshi Shkodër--Me të vërtetë në mbledhjen e KB-së së qytetit, që ka pasur polemika dhe “histori” të treguara me pasion nga këshilltarët, por përfundimi ka qënë i jashtë zakonshëm. Në fakt përmëndorja e madhe e “5 Heronjve të Vigut”, jo vetëm që është larguar nga rrethrrotullimi i madh afër turizmit dhe tatrit “Migjeni”, por nuk është vendosur të çohet në një pikët të qytetit dhe është menduar nga ideatorët e spostimit, të shkojë afër “Varrezave të Dëshmorëve” të cilat kanë mbi 16-të vite që shërbejnë si pikë ku grumbullohen plehrat e qytetit. Debatet midis të djathtëve dhe të majtëve të Shkodrës, janë përqëndruar te historia dhe në batutat e tyre kanë dalë histori “në se e meritojnë apo jo vëndin ku janë të pesë partizanët e vigut”. Në se kanë rënë për Shkodrën apo jo. Pastaj kanë dalë edhe mendime se e djathta nuk respekton luftën e tyre dhe se nuk ka respekt për asgjë dhe të tilla debate kanë çuar më në fund në votim ku 27 vota të së djathtës, kanë vendosur largimin e partizanëve të Vigut dhe dërgimin e tyre te “Varrezat e Dëshmorëve” sepse aty është edhe nderimi më i madh që ju bëhet, pasi aty janë edhe dëshmorët e vërtetë të Shkodrës, sipas kryetarit të PR-së Namik Kamberi. Ka folur edhe kreu i grupit socialist Ndue Dodaj, por edhe Namik Kopliku apo edhe demokrati Qashif Hoxha dhe demokratë të tjerë dhe politizimi ka rritur kulmin, por gjithsesi kartonat kanë bërë të tyren. Nga Namik Kopliku në një bisedë mbas mbledhjes, për gazetën “SOT” u tha, “se largimi ishte diçka që edhe mund të ndodhte por vëndi i caktuar dhe largmi nga qyteti është një veprim jo i drejtë”. Në fakt një pjesë e madhe e përmëndoreve në qytet janë edhe të periudhës së diktaturës dhe një pjesë e tyre nuk janë në gjëndje të mirë. Nuk është mirë busti i “Migjenit”, nuk është aspak më mirë edhe busti i “Pasko Vasës”, por edhe bustet e të rënëve në luftë si “Esat Gjyli” dhe busti i zhdukur i të rënit të parë në demostratë “Vaso Kadia” që nuk është aspak në lulishten e afërt me universitetin. Me këtë logjikë edhe përmëndorja e “Isa Buletinit” mund të largohet, sepse edhe ai ndoshta mund të konsiderohet se “nuk ka luftuar në Shkodër dhe për Shkodrën” dhe shumë të tjera si këto. Gjithsesi problem është jo ndërtimi i një shatrivani të bukur aty ku kanë qënë “5 Heronjtë”, por sëpaku largimi plehrave nga “Varrezat e Dëshmorëve” që është dhe vazhdon të jetë turpi i qeverisjeve lokale dhe qëndrore si të djathtëve dhe të majtëve. Aty tashmë do të jetë edhe përmëndorja në qoftëse vendosen edhe “5 Heronjtë”, sepse largimi është i sigurtë, por vendosja akoma jo. Por është edhe turpi i rradhës i një qyteti që nuk di të dalë nga paragjykimet dhe e vjetra, si dhe nga nga largimet dhe vendosjet e emrave që politikisht dhe vetëm politikisht kryhen, si në diktaturë dikur, edhe në demokraci sot. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() VAR
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |